Pashtriku, 8 tetor 2020: Në politik kur e keqja dominon e mira vonon! Madje e mira fare nuk duket, sepse nga e keqja çdo ditë zhduket!
Në Kosovë për 20 vjet rresht partitë politike, përmes nepotizmit, korrupsionit e abuzimit me paranë publike, ushtruan pushtet të pakufizuar, dhe në këtë mënyrë ndërtuan një sistem të kriminalizuar!
Pikërisht ky sistem i kriminalizuar i ka dhënë fuqi të keqes! Dhe me të keqen e shtresuar, pa u trazuar jemi mësuar dhe në fund sikur jemi rahatuar!
Rrjedhimisht të keqen e bëmë kulturë jetese!
I dhamë krah e mbështeje!
Madje të keqit që po riciklohet në pushtet vazhdimisht i thamë:
– “bravo, se i zoti je”;
– “të lumtë, se rrot same je”!
Ndërsa të mirit i thamë:
– “Yt, sa qyqan je”!
– Tani, çka duam ne?
– E duam të mirën e vonuar?!
Mirë! Nëse e duam të mirën e vonuar, ajo nuk vjenë pa mendësinë e ndryshuar!
Prandaj ta ndryshojmë mendësinë e keqe politike e institucionale, e cila për dy decenie ka dominuar, dhe t’i hapim rrugë të mirës së vonuar!
***
Luljeta Aliu (*) nga Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi, në një shënim shkruan:
“Nëse je qytetar i mirë, nuk gjen punë. Nuk ke trajtim shëndetësor dinjitoz. Nuk ke shanse me tu mbrojtë të drejtat tua në gjykatë. Nuk ke shumë shokë, sepse shumica janë bërë kriminelë. Të shpallin të çmendur, sepse e thua të vërtetën. Të përjashtojnë, sepse ua trazon komoditetin.
Krimineli i ka të gjitha në këtë vend. Punë me rrogë të madhe nga krimet që i bën dhe nga postet në institucione. Spitale private që i paguan. Drejtësinë e bën sipas nevojës së tij, sepse e ka sistemin e rendit dhe ligjit në shërbim të vetin. E duan të gjithë, sepse ju kryen favore. Mashtrimet e tij bëhen aktvendime. Gënjeshtrat e tij bëhen të vërtetat e shoqërisë që përhapen përmes portaleve që i ka lajmëtarë të tij. Ky, po po, ky, ky krimineli, e ndërton realitetin. Dhe jetën tonë të përditshme. Tragjike. “
_________
(*) Luljeta Aliu është duke doktoruar në Shkenca Politike në Nurnberg të Gjermanisë me fokus Marrëdhëniet Transatlantike. Ajo ka mbaruar studimet interdisiplinare për Shkenca Politike, Letërsi Gjermane dhe të Drejtën Ndërkombëtare në universitetin e Cyrihut, Zvicër, ku edhe ka shkruar master për vendimmarrjen ushtarake në misionet shumëkombëshe. Fushat e saj të interesit shkencor janë politikat ndërkombëtare të sigurisë, politika e jashtme, gjeopolitika dhe mobilizimi social. Luljeta Aliu shkruan për gazetat në Kosovë dhe gazeta zvicërane.
_____
Zgjohu mos fli me sy hapur !!!