Pashtriku.org, 18 maj 2017: Demokracia (demo – popull; kraci – qeverisje, rend) është një sistem qeverisjeje nga populli, që do të thotë se pushteti i takon popullit dhe se ushtrohet drejtpërdrejt nga përfaqësuesit e zgjedhur (prej tij) sipas një sistemi të lirë elektoral. Presidenti i 16’të i SHBA’ve, Abraham Linkoln (1809 – 1865) ka thënë se, demokracia është qeveri «që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij».
– A ka në Kosovë një demokraci të tillë, që i përket popullit, del nga populli dhe i shërben atij?
– Jo
– Pse?
– Sepse listat përfundimtare për deputetë në Kuvendin e Kosovës, i përpilojnë SHEFAT e Partive, dhe në asnjë rrethanë nuk merren parasysh kandidatët e preferuar të degëve (në bazë) që përfaqësojnë vërtet vullnetin e popullit. Kjo mënyrë e përzgjedhjes tregon qartë, se në Kuvend nuk do të përfaqësohet vullneti i popullit, por vullneti i lidereve partiak, të cilët pas votimit të 11 qershorit 2017, do të punojnë në realizimin e agjendave të klientelës vendore dhe asaj ndërkombetare!