SHERADIN BERISHA: MASAKRA E KRUSHËS SË VOGËL – KRIM I PANDËSHKUAR

Pashtriku.org, 25.03. 2014 – (Në 15 vjetorin e Masakrës në Krushë të Vogël)- Dihet mirëfilli, se, gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kanë vrarë e masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, dhe 90% prej tyre ishin civilë të pa armatosur. Vetëm në fshatin Krushë e Vogël, që para luftës kishte 850 banorë shqiptarë, më 25/26 mars 1999, u vranë e u dogjën pamëshirë 112 mashkuj, ndërsa në tetor 1999 nga minat e këmbësorisë serbe u mbyt edhe një fëmijë 13 vjeçar. Nga kjo masakër rezulton se kanë humbur jetën rreth 70% e mashkujve, nga mosha 13 – 77 vjeç. Ndërkaq, sot në Krushë të Vogël jetojnë 82 gra të veja me 145 fëmijë jetimë, ndërsa 10 familje kanë mbetur pa asnjë mashkull në shtëpi! Në varrezat e fshatit (afër Tyrbes) prehen 26 martirë, ndërsa 87 të tjerë konsiderohen të zhdukur! Krusha e Vogël deri në vitin 1999 kishte 145 shtëpi banimi, dhe vetëm 8 prej tyre kanë shpëtuar pjesërisht nga djeg’ja dhe shkatërrimi. Këto janë disa të dhënë të evidentuar në raportin e Shoqatës për Hulumtimin e Personave të Rrëmbyer “26 Marsi 1999” – Krushë e Vogël. Shoqata “26 Marsi 1999”, pas përfundimit të luftës ka mbledhur dëshmi rreth masakrës së 25/26 marsit 1999 në Krushë të Vogël, dhe ato ia ka dorëzuar institucioneve ndërkombëtare dhe vendore të drejtësisë, si: Prokurorisë Publike në Prizren, (më 24.01.2003); Prokurorisë Publike në Prishtinë, (më 02. 04. 2003 dhe më 06. 11. 2003); Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-t në Prishtinë, (më 27.11.2003); Njësisë së Policisë së UNMIK-t për Krime Lufte – Prishtinë, (më 02.04.2005 dhe 14.06.2005); Prokurorëve të UNMIK-ut, Michael Hartmann dhe Robert Dean (më 14.06.2005 dhe 22.06.2005); Kreut të policisë, Kai Vittrup – komisar i policisë së UNMIK dhe Sheremet Ahmetit – komandant i SHPK-ës (më 10. 05. 2005); Njësisë së Tribunalit të Hagës-Prishtinë, Lubomir Jozefciak-hetues (më 30. 07. 2005), EULEX-it etj. Edhe pse, përgjegjësit e sigurisë dhe të drejtësisë në Kosovë, policia, prokuroria dhe gjykata e UNMIK-ut (nga viti 1999 – 2008) dhe këta të EULEX’it (2008 – 2013), si dhe policia, prokuroria dhe gjykata e Kosovës, kishin në dorë dosjen e Krimit të kryer në Krushë të Vogël, deri më sot duket se askush prej tyre nuk ka marrë veprime konkrete për t’i sjellur përpara drejtësisë vrasësit e 112 mashkujve të këtij fshati. Madje as institucionet shtetërore të Kosovës: qeveria, presidenca, kuvendi, partitë politike, as shoqëria civile, nuk kanë bërë asnjë përpjekje serioze në këtë drejtim.

Lagjja Batusha në Krushë të Vogël (nga ajri). Pika e kuqe tregon shtëpinë përdhese ku u krye masakra e mashkujve të fshatit.

Dëshmitari Bajram R.Zylfiu, rrëfen ngjarjen e 26 marsit 1999 kur u krye krimi…

* * *

Pra, edhe pas 15 vjetësh nga Masakra e kryer në Krushë të Vogël, krimi ka mbetur i pandëshkuar!
(***)
Në vazhdim lexoni 11 pjesë të studimit për Masakrën në Krushë të Vogël:
PJESA E PARË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1424
***
PJESA E DYTË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1426
***
PJESA E TRETË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1429
***
PJESA E KATËRT:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1436

PJESA E PESTË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1443
***
PJESA E GJASHTË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1446
***
PJESA E SHTATË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1452
***
PJESA E TETË:
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1456

PJESA E NËNTË
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1459
***
PJESA E DHJETË
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1467
***
PJESA E NJËMBËDHJETË
https://pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1471

***************************

Dokumentari kushtuar Masakrës në Krushë të Vogël:

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura