Pashtriku, 16 shkurt 2021: Një zgjedhje si akt solemn!
Fillimisht Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ia uroj fitoren e “LVV – Lista Vjosa” në zgjedhjet e 14 shkurtit!
Në janar të vitit 2020 kur (mos)marrëveshjet midis LVV – LDK për formimin e qeverisë kishin arritur kulmin, lidhur me postin e presidentit, për të dalë nga ky ngërq Albin Kurtit i kam propozuar Murat Jasharin për detyrën e presidentit!
Në këtë propozim kam shkruar:
“Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!
Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm! LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet ‘mollë sherri’ në procesin e formimit të qeverisë!”
***
Nese Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vetëvendosin në këtë drejtim, Murat Jasharin e propozojnë për president pa hezitim për votim!
Pse?
Sepse është moment i duhur që zgjedhja dhe votimi i presidentit në kuvend të mos bëhet problem, por të shndërrohet në akt solemn!
Për të ndodhur një akt i tillë (i dëshirueshëm për të gjithë) duhet të jetë një personalitet me kredibilitet në formë dhe në përmbajtje për unitet!
Çdo personalitet partiak (siç janë Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj etj.) për detyrën e presidentit do të jenë të papranueshëm, dhe si të tillë rrjedhimisht të kontestueshëm!
Prandaj personaliteti më legjitim në këtë drejtim më rezulton Murat Jashari.
Ai është shembulli më i mirë edhe në aspektin historik, sepse reflekton më shumë se 100 vjet histori …
Murat Jashari është doktor i shkencave juridike, dhe ligjeron në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
***
P.S: Vjosa Osmani mund të vazhdojë detyrën si kryetare e Kuvendit ose në ekzekutiv si zv.kryeministre e qeverisë Kurti!
______________
Lexoni nga arkivi, 16 janar 2020:
PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215745603969495&id=1125324528
Postime të Lidhura
I SFIDOJ TË GJITHË ATA QË JANË KUNDËR KOSOVËS …
I sfidoj të gjithë ata që janë kundër Kosovës, dhe që sot janë kundër Albin Kurtit Nga Skënder…
BEHXHE SHALA: PATRIOTËT E GAZIMESTANIT DHE “LEHTËSUESIT“ E DRAGODANIT!
(Prishtinë, 5 maj 2012) – Jemi popull historik dhe antologjik i cili pushon pas akteve por u beson…
Albin Kurti dhe Reciprociteti
Albin Kurti dhe Reciprociteti Nga Skënder Sadri Kapiti, Durrës 23 shtator 2021 Më është kërkuar një prononcim për…
VALBONA MEHMETI: ANA, TRAFIKANTËT DHE POLITIKANËT E PAPREKSHËM!
Prishtinë, 01. 09. 2015: E vetmja lidhje e Anës me trafikantët dhe politikanët është trupi i saj. Të…