SHERADIN BERISHA: MURAT JASHARI PRESIDENT!

Pashtriku, 16 shkurt 2021: Një zgjedhje si akt solemn!
Fillimisht Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit ia uroj fitoren e “LVV – Lista Vjosa” në zgjedhjet e 14 shkurtit!
Në janar të vitit 2020 kur (mos)marrëveshjet midis LVV – LDK për formimin e qeverisë kishin arritur kulmin, lidhur me postin e presidentit, për të dalë nga ky ngërq Albin Kurtit i kam propozuar Murat Jasharin për detyrën e presidentit!
Në këtë propozim kam shkruar:

“Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!
Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm! LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet ‘mollë sherri’ në procesin e formimit të qeverisë!”
***
Nese Albin Kurti dhe Vjosa Osmani vetëvendosin në këtë drejtim, Murat Jasharin e propozojnë për president pa hezitim për votim!
Pse?
Sepse është moment i duhur që zgjedhja dhe votimi i presidentit në kuvend të mos bëhet problem, por të shndërrohet në akt solemn!
Për të ndodhur një akt i tillë (i dëshirueshëm për të gjithë) duhet të jetë një personalitet me kredibilitet në formë dhe në përmbajtje për unitet!
Çdo personalitet partiak (siç janë Vjosa Osmani, Ramush Haradinaj etj.) për detyrën e presidentit do të jenë të papranueshëm, dhe si të tillë rrjedhimisht të kontestueshëm!
Prandaj personaliteti më legjitim në këtë drejtim më rezulton Murat Jashari.
Ai është shembulli më i mirë edhe në aspektin historik, sepse reflekton më shumë se 100 vjet histori …
Murat Jashari është doktor i shkencave juridike, dhe ligjeron në Fakultetin Juridik të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë.
***
P.S: Vjosa Osmani mund të vazhdojë detyrën si kryetare e Kuvendit ose në ekzekutiv si zv.kryeministre e qeverisë Kurti!
______________
Lexoni nga arkivi, 16 janar 2020:
PROPOZIM PËR ALBIN KURTIN! POZITA E KRYEMINISTRIT ME ROTACION, MURAT JASHARI PRESIDENT!
Nga Sheradin Berisha
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10215745603969495&id=1125324528

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura