SHERADIN BERISHA: NA MBULOFT TURPI, NA MBULOFT! PATRIOTËVE QË BËN SHQIPËRINË, NUK U DHAMË AS NJË VARR KU MUND TË PREHEN TË QETË

Pashtriku.org, 08. 10. 2016: Ata, që i dhanë identitet shqiptarëve dhe ishin pjesa më sublime e historisë sonë 100 vjeçare, padyshim janë patriotët tanë, të cilët me sakrificën dhe gjakun e tyre, e bënë historinë, dhe u shndërruan në histori e simbole të përjetshëm të Kombit Shqiptar.

Dhe si të tillë, ata meritojnë natyrshëm përkujdesjen dhe respektin maksimal nga të gjithë shqiptarët.
– Cila është përkujdesja institucionale, për patriotët tanë që e bën Shqipërinë?!
A kanë varre ata dhe a prehen të qetë në varret e tyre?!
– Në çfarë gjendje është varri i heroinës sonë Shote Galica, në Fushë Krujë?!
– Po, në qytetin Bajram Curri, për varret e:
– Bajram Currit,
– Isa Boletinit (pa eshtrat e tij),
– të Mic Sokolit,
– Asim Vokshit e
– Ramë Sadrisë, a përkujdeset populli dhe institucionet shtetërore?!
Cila është përkujdesja e shtetit ndaj varreve të patriotëve tjerë të kombit?!
– Varri i Hasan Prishtinës, në Kukës;
– Varret e: Migjenit, Vaso Pashë Shkodranit, të Luigj Gurakuqit, në djepin e kulturës në Shkodër;
– Po Varret e: Ҫerqiz e Bajo Topullit, Andon Zako Ҫajupit, Koto Hoxhit e Pandeli Sotirit, në Gjirokastër;
– Varret e Pandeli Cales e Mihail Gramenos, në Korçë;
– Po, për varrin e Aqif Pashë Elbasanit, (të këtij burri të Madh – i cili më 25 Nëntor 1912 ngriti Flamurin Kombëtar në sheshin midis Bashkisë dhe Prefekturës së Elbasanit) a përkujdeset Qeveria dhe institucinet lokale?!….

Për gjendjen trishtuese të varreve të këtyre patriotëve, më shumë se fjalët flasin pamjet filmike, te emisioni “Shqipëria tjetër” të përgatitur nga gazetari ynë i shquar Marin Memia:
“Kjo është një pjesë e Shqipërisë 100 vjeçare, e Shqipërisë për të cilën aq shumë luftuan e punuan edhe këto figura të mëdha të këtij kombi, pjesë e identitetit kombëtar, e dhembjes, e jetëve të falura për shqiptari, për egzistencën e shtetit shqiptar. E kjo nuk bën përgjegjës vetëm shtetarët, qeveritë, por edhe ata vandalë, dhunues që guxojnë, guxojnë të ngrenë dorë mbi varre, guxojnë të ngrenë dorë mbi histori, mbi patriotë e rilindas pa të cilët vështirë se do të kishim 100 vite pavarësi. Ata dhanë jetën për të, por ne nuk u dhamë as një varr ku të prehen të qetë.” – kështu e përfundon këtë dokumentar trishtues Marin Memia.

Shikoni videomaterialin në vazhdim:

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura