Pashtriku.org, 13 maj 2017:
Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të zë trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy t’jeshilta
që t’shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tan jetën e vet derisa të vdesin. Nga Migjeni ‘Poema e mjerimit’)
***
Personaliteti më në zë i kulturës dhe letërsisë shqiptare, Faik Konica, në kohën kur Shqipëria ishte katandisur në varfëri e mjerim të thellë nga regjimi i Ahmet Zogut, oborrtarëve të tij ju kishte thënë: “Erdhët me nga një palë brekë në byth, ndërsa tani po ikni me pasuri përrallore”! Dhe këtë rrugë të pasurimit – duket se po e ndjek edhe oborri i politikanëve të sotëm në Shqipëri dhe në Kosovë !!!
* * *
Në Kosovë sipas të dhënave të Agjencionit Kundër Korrupsionit, rezulton se pjesa më e madhe e politikanëve janë milionerë (!!!), ndërkohë që mbi gjysma e popullsisë së aftë për punë është e papunë dhe jeton në vrafëri të skajshme!
Duket paradoksale të ketë kaq shumë politikanë të pasur, në këtë vend ku po lulëzon gjithandej skamja dhe mjerimi, dhe për më keq nga kjo gjendje e rëndë dhe e papërballueshme detyrohen mijëra familje shqiptare të ikin nga Kosova!
Postime të Lidhura
HUMANIZMI NË VEPËR
Familja Kurmemaj fëmijëve më në nevojë të Rozhajës u ringjalli shpresën për t’u ndierë të paharruar, të dashur…
GJYKATËSIT E HADESIT …
Nga Rexhep Kasumaj, Berlin, kallnor 2024 Gjykatësit e Hadesit… (Dhe një mall i largët) 1. Përballja e vështirë…
ADIL FETAHU: PESË VJET NGA VENDIMI I GJND, “PËR LEGALIZIMIN” E PAVARËSISË SË KOSOVËS
Prishtinë, 19. 07. 2015 – (A nuk ditëm ta kapitalizojmë atë vendim; më shumë njohje (69) para, se…
BESNIK RRENC DINARI
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA Nga dashi viking, në hiçgjë Kosovar Albin Kurti në mandatin e dytë…