Pashtriku, 18 janar 2020: (Mos)marrëveshjet LVV – LDK për formimin e qeverisë duket që kanë arritur kulmin! Në zgjedhjet e 6 tetorit 2019 Albin Kurti (LVV) dhe Vjosa Osmani (LDK) i kanë fituar zgjedhjet. Në këto zgjedhje LVV me Albin Kurtin si kandidat për kryeministër ka dalë parti e parë – fituese, ndërsa LDK me Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministër ka dalë parti e dytë.
Rrjedhimisht Albin Kurti dhe Vjosa Osmani e kanë barrën kryesore për formimin e qeverisë.
Prandaj për të dalur nga ky ngërç, mendoj që Albin Kurti si kandidat fitues për kryeministër, duhet të reflektoj!
Propozoj që pozita e kryeministrit të bëhet me rotacion. Dy vitet e para të mandatit (tetor 2019 – tetor 2021) të jetë Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë, ndërsa dy vitet pasuese (tetor 2021 – tetor 2023) Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë!
Pozitën e kryeparlamentarit ta ketë LVV (Glauk Konjufca), ndërsa posti i presidentit të propzohet nga LVV! Personaliteti për president të jetë jopartiak dhe si i tillë unifikues! Figura më unifikuese dhe ekuilibruese për shqiptarët është anëtari i familjes Jashari, Murat Jashari!
Kandidati Murat Jashari si i tillë është i pranueshëm për të gjithë deputetët e partive, dhe votimi i tij në Kuvend për president është i padiskutueshëm!
LVV me Murat Jasharin president, (të paktën për 10 vjet) e heq nga rendi i ditës këtë pozitë, e cila vazhdimisht po bëhet ‘mollë sherri’ në procesin e formimit të qeverisë!
Me këtë veprim Albin Kurti do ta zhvilloje një partneritet afatgjatë me Vjosa Osmanin, e cila duke qenë për dy vite si kryeminstre do ta forcoi pozicionin e saj brenda LDK-së, për t’u bërë pastaj kryetare e partisë.
***
Pra, propzimi im është si vijon:
1. Në periudhën: tetor 2019 – tetor 2021, Vjosa Osmani kryeministre, Albin Kurti zv.kryeminstër i parë;
3. Në periudhën: prill 2021 – prill 2026, Murat Jashari president i Republikës;
2. Në periudhën: tetor 2021 – tetor 2023, Albin Kurti kryeministër, Vjosa Osmani zv.kryeministre e parë;
4. Kabineti qeveritarë me 12 ministri,
– 5 ministri LVV,
– 5 ministri LDK, dhe
– 2 ministri minoritetet!
Albini duhet ta bëjë këtë hap, sepse në këtë mënyrë i hap rrugë ndryshimit substancial.
Nëse dështon formimi i qeverisë faji kryesor (ndonëse ka shumë fajtorë të brendshëm e të jashtëm) do t’i adresohet Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit!
——————-
PS: më 27.12.2019 në FB kam shkruar:
“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani jane shpresa e fundit per ta nxjerre vendin nga balta qe e kane futur bosat e vjeter te krimit nga: LDK ‘ PDK ‘ AAK ‘ NISMA ‘ AKR!”
***
(Për herë të parë u publikua në murin tim të facebookut, më 16 janar 2020)
Postime të Lidhura
NAZMI RUDARI: PUNËN E SODIT MOS E LE PËR NESËR! (WAS DU HEUTE TUN KANNST, VERSCHIEBE NICHT BIS MORGEN)
Mainz, 26. 10. 2016: Punën e sodit mos e le për nesër! Was du heute tun kannst, verschiebe…
XHAFER SHATRI: HASHIM THAҪI – MBI KUFOMA DERI NË KOLLTUKUN E PRESIDENTIT!
Gjenevë, 07. 10. 2016: Ngërçit politik në Kosovë nuk po i shihet fundi. Acarimin e ka përthelluar sidomos…
GJOKË DABAJ: KRAHËNIA, NË FURTUNAT SHUMËSHEKULLORE
Pashtriku.org, 15. 06. 2013 – Lidhur me librin “Kraja me disa veçori shetanase”, që sot, fatmirësisht, po e…
MONIKA SHOSHORI STAFA: MAQEDONIA, NJË JAVË MË PAS
Tiranë, 20. 05. 2015 – Ashtu si fqinjët e saj në Ballkan, edhe për Maqedoninë nuk ishte aspak…