Pashtriku, 29 dhjetor 2020: Reflekto – pastaj voto!
Është momenti i fundit që votuesit shqiptarë të reflektojnë, në mënyrë që në zgjedhjet e radhës politikanët që e kanë mbushur kupën të mos i votojnë!
***
Sipas raportit të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GSJP), 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të gatshëm të largohen nga atdheu i tyre!
GSJP nxjerr të dhëna me shqetësuese se në janar të vitit 2015 kur ishte vala e largimit masiv të shqiptarëve me autobusa nëpër Serbi!
Arsyet kryesore të ikjes nga Kosova janë, gjendja e rëndë ekonomike dhe politike! Në këtë drejtim shumica e të anketuarve (që nxjerr raporti i GSJP), për largimin nga Kosova fajësojnë qeverinë dhe partitë politike.
A është kjo e vërtetë apo përceptim?!
Në janar të vitit 2015, kur po bashkëqevrisnin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Enver Hoxhajn …(PDK) me Isa Mustafën, Lutfi Hazirin, Agim Veliun, Avdulla Hotin, … (LDK), mijëra familje shqiptare po iknin nga Kosova nëpër Serbi!
Dhe kjo dramë shqiptare po ndodhte pikërisht në kohën kur opozita: Albin Kurti (VV), Ramush Haradinaj (AAK) dhe Fatmir Limaj (NISMA), po protestonin nëpër qytetet e Kosovës, për dorëheqjen e ministrit Jabllanoviç, i cili nënat gjakovare i quajti “egërsira” dhe për mbrojtjen e Trepçës. Rrjedhimisht këto protesta kulmuan me demonstratat e 24/27 janarit 2015 në Prishtinë!
Tani shtrohet pyetja: Pse shqiptarët që po iknin nga Kosova (nëpër Serbi), revoltën e tyre të akumuluar prej vitesh nuk e ‘derdhën’ në sheshin “Skënderbeu”, për ta mundur të keqen?!
A e dini Pse?! Sepse ky popull përveç pozitës (PDK-LDK), realisht nuk i besonte as opozitës, (VV-AAK-NISMA) ngase në mesin e tyre kishte manipulues, hajna të parasë publike, dhe shkatërrues e shitës të pasurive (aseteve) tona kombëtare, siç ishin Ramush Haradinaj i AAK’ës, Fatmir Limaj i NISMËS, etj!
Shpresa – thonë – vdes e fundit, ama nuk duhet lejuar që kjo klasë e papërgjegjshme politike, t’ia mbysë edhe shpresën këtij populli të përvuajtur ndër vite!
Prandaj është momenti i fundit që votuesit shqiptarë të reflektojnë, në mënyrë që në zgjedhjet e radhës politikanët që e kanë mbushur kupën të mos i votojnë! Kaq!