SHERADIN BERISHA: QEVERIA DHE MENTALITETI I ROBIT!

Pashtriku.org, 02.11. 2013 – Shpeshherë citohet thënia e famshme e filozofit francez Joseph De Maistre (1753 – 1821) se: “çdo popull e ka atë qeveri që e meriton”, ndërkaq është edhe një thënie e një filozofi tjetër francez Jean-Jacques Rousseau (1712 – 1778), i cili në një vepër të tij shkruan, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”. Ҫ’kuptim kanë këto thënie? – Joseph De Maistre, kur thotë: “çdo popull e ka qeverinë që e meriton”, duket se e bën përgjegjës popullin për atë qeveri që e ka zgjedhur përmes votës…, ndërsa Jean-Jacques Rousseau, kur thotë, se: “çdo qeveri e ka atë popull që e krijon”, duket se e bën përgjegjës qeverinë për përvetësimin dhe mashtrimin e popullit përmes premtimeve boshe, gjatë fushatës elektorale…
Nga ky këndvështrim, natyrshëm shtrohet pyetja:
– Ҫfarë qeverie kemi në Kosovë?…, a e kemi qeverinë (lokale dhe atë qëndrore) që e meritojmë apo qeveria (përmes televizionit dhe mediave tjera të kontrolluara) me anë të mashtrimit, gënjeshtrës, manipulimit, duke u shtirë se po punon për të mirën e popullit, ka krijuar një popull të tillë, i cili është vënë në shërbim të saj dhe agjendës së prapaskenës politike?!
Përgjigja ime është:
– Ne kemi një qeveri&qeverisje që nuk e meritojmë, sepse ajo me anë të propagandës e manipulimeve të ndryshme ka krijuar një “popull” të tillë inferior e të manipuluar, edhe pse jeton në skamje e varfëri të plotë! Për ta ndryshuar këtë qeveri&qeverisje, duhet të ndryshon një orë e më parë mentaliteti i robit (nga masa e popullit), ndaj lidershipit politik e institucional – të sojit të Hashim Thaçit & Isa Mustafës & Ramush Haradinajt & Company! Nëse nuk ndryshon ky mentalitet, nuk do të ndryshojë as qevria&qeverisja, dhe kam frikë se do të futemi në një çorrsokak me shumë rreziqe – për të ardhmen tonë si komb!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura