SHERADIN BERISHA: RAMIZ, SYNIMET THEMELTARE TË LDK-së, ISHIN PËR JUGOSLLAVINË MODERNE FEDERATIVE TË REPUBLIKAVE DHE KRAHINAVE, SI DHE ANGAZHIMI KUNDËR MANIPULIMEVE NACIONALISTE ME ÇËSHTJEN KOMBËTARE!!!

Pashtriku, 25 dhjetor 2019: Më 23 dhjetor, në 30 vjetorin e themelimit të LDK’së (23.12.1989 – 23.12.2019) kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes rrjetit social Facebook, këtë përvjetor jubilar ia uron kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Ramizi, në urim shkruan:
“I nderuari z. Isa Mustafa,
Në këtë përvjetor solemn, në shënimin e 30 vjetorit të themelimit të LDK-së, Ju uroj me dëshirat më të mira për realizimin e synimeve të proklamuara themeltare, të cilat sot derivojnë në angazhimin për shtetndërtim, sundim të ligjit dhe mirëqenie për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Urime, gëzuar!
Ramiz Lladrovci”

Ramiz,
synimet themeltare të LDK-së janë proklamuar mirëfilli në Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës?!
Çfarë përmbante Programi themeltar i Lidhjes Demokratike të Kosovës?!
Programi dhe statuti i LDK-së (si dy dokumente bazë dhe udhërrëfyese për politikëbërjen e saj) nuk dallonin shumë në përmbajtje nga platformat politike të KQ të LKJ-së, që hartoheshin deri në vitin 1989 për zhvillimet politike në Kosovë.
Për ta bërë të qartë substancën e programit të LDK-së, që u miratua pa asnjë kundërshtim në kuvendin themelues të saj, më 23 dhjetor 1989, në vijim sjellë disa pjesë të programit:
Në Programin e LDK-së, ndër të tjera thuhet (citoi):
– Jugosllavia, duhet kuptuar si interes i secilit, ngase ajo është themeluar me vullnetin e lirë të të gjithëve, edhe me vullnetin e popullatës së Kosovës dhe se për çdo rregullim të ri të federatës është e drejtë imanente që të vendosin lirisht edhe qytetarët e Kosovës.
– Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për një Jugosllavi demokratike, federative, socialiste dhe për reformën e sistemit politik në këtë drejtim.
– Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet për zhvillimin e raporteve demokratike në federatë, duke e kuptuar atë si bashkësi të subjekteve të barabarta të republikave dhe të krahinave, si bashkësi të qytetarëve dhe të nacionaliteteve të barabarta. Pra, angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave, për sistemin parlamentar në bazë të së drejtës së votimit të lirë, të drejtpërdrejtë e të përgjithshëm, për Kuvend Federativ të përbërë nga Dhoma e Republikave dhe e Krahinave, si dhe nga Dhoma e Qytetarëve.
– Lidhja Demokratike e Kosovës është: “kundër manipulimeve nacionaliste e burokratike me çështjen kombëtare. Lidhja Demokratike e Kosovës përpiqet për barazinë e plotë të nacionaliteteve në Jugosllavi”. etj. etj.
***
Lexoni të plotë: Programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës
https://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/programiildk_23.xii.1989.htm?fbclid=IwAR1fPlkrr-8PJZstdMIRA43Rp3nHdauTjq0dcD6hC4Rf8rNHuPC-Mjn5oUY
***
Ramiz,
Siç vihet në dukje, LDK-ja dhe vetë Ibrahim Rugova si kryetar i saj që në Kuvendin themelues u zotua se do t’i kryente detyrat që dilnin nga Programi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Jugosllavinë e konsideron si “shtëpi” të ndërtuar me vullnetin e lirë edhe “të popullatës së Kosovës”. Kosovën e cilëson si “krahinë”, “angazhohet për federatë moderne, e cila do të mundësojë barazinë e nacionaliteteve, të republikave dhe të krahinave” dhe se është kundër “manipulimeve nacionaliste me çështjen kombëtare”!
Ramiz,
Se, sa është i vërtetë ponimi, i definuar në programin e LDK-së, se “Jugosllavia është themeluar edhe me vullnetin e lirë të shqiptarëve”, këtë e dinë më së miri vetë shqiptarët, çfarë kanë përjetuar mbi kurrizin e tyre nga kjo “Jugosllavi demokratike”.
Që të mos zgjatem më shumë në këtë drejtim, LDK-ja si e tillë, sipas ligjeve kushtetuese republikane e federative në fuqi u regjistrua në Beograd, ndërsa në vitin 2000 regjistrohet në Kosovë. Sipas deklarimit të Milazim Krasniqit (njërit nga themeluesit e LDK-së, dhe bashkpunëtori me i afërt i Ibrahim Rugovës), LDK-ja me këtë program (të pandryshuar) ka vepruar deri pas luftës në Kosovë (!!!)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura