Pashtriku.org, 27 prill 2017: Kush e përcakton ligjin? Politika! Rrjedhimisht ligji është vetëm një reflektim i politikës, sepse nëse nuk ka politikbërës që përcakton ligjin, nuk mund të ketë as ligj! Shpeshherë politikanët e përmendin sundimin e ligjit! Ҫka do të thotë sundim i ligjit? Filozofi anglez, Thomas Hombs thotë se: “Sundimi i ligjit, do të thotë sundimi i atyre që do të përcaktojnë dhe administrojnë ligjin”.
Në këtë kontekst themë se, rregullat për drejtësinë formulohen me ligj, (si e ligjshme apo e pa ligjshme), vetëm sipas diktatit politik. Pra, ligjin për drejtësi e shkruan dhe e miraton politika, dhe politika është ajo që e përdorë atë për realizimin e interesave të saj!
Në rastin konkret, Ramush Haradinaj u ndalua nga politika (nga vëllai madh – Big Brother’i i plotfuqishëm), dhe sot u lirua po nga politika! Ai sot e fitoj edhe një padrejtësi! S’ka dyshim se, ndalimi i Ramushit në Francë ishte një lojë komplet politike, dhe s’kishte të bënte fare me drejtësi, sepse ai dy herë e kishte provuar padrejtësinë në Tribunalin politik të Big’it…në Hagë! Tani, lojrat politike të aktorëve të shumtë për rastin Haradinaj, për Demarakcionin e kufirit me Malin e Zi, Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, Gjykatën Speciale dhe për zhvillimet tjera, do të vazhdojnë në teatrin e quajtur Kosovë. Ramush, mirë se erdhe në Kosovë, shëndet e gëzime në familje!