Pashtriku, 12 shkurt 2020: Eh, sa gazetari sot janë kukulla e prostituta, që gënjejnë, manipulojnë e shpifin, që t’i lëpihen parasë dhe të shesin vendin e kombin e tij për të fituar bukën e përditshme! Ka shumë!
Xhon Suinton, gazetar dhe redaktor i shquar i gazetës „New York Times”, në vitin 1880 ishte i ftuar nderi në një banket të organizuar nga liderët e profesionit të tij. Dikush, ofroi të ngrinte një dolli për shtypin e lirë dhe të pavarur.
Z.Suinton me këtë rast pa u trembur thotë:
“Nuk ka asgjë në Amerikë që t’i përngjajë një shtypi të pavarur. Edhe ju edhe unë e dimë këtë. Detyra e gazetarit është të shkatërrojë të vërtetën, të gënjejë në rastin më të parë, të manipulojë, të shpifë, t’i lëpihet parasë dhe të shesë vendin e kombin e tij për të fituar bukën e përditshme. Edhe ju, edhe unë e dimë këtë. Atëherë ç’gomarllëk do të ishte, të ngresh dolli për një shtyp të pavarur?!”
Dhe fjalimin e përfundon me fjalët:
“Ne jemi vegla dhe vasalë për njerëzit e pasur që veprojnë në prapaskenë. Ne jemi kukullat që kërcejnë. Ata lëvizin fijet dhe ne vallëzojmë. Talentet, mundësitë dhe jetët tona janë pasuri e të tjerëve. Ne jemi prostituta intelektuale”!
Postime të Lidhura
HALIL SELIMI: HASHIM, U KRY!
Prishtinë, 22. 04. 2013 – Një konflikt shekullor u përmbyll. Aspirata e luftës për liri përfundoi, paqësisht. Paqja…
DRITAN HILA: ÇFARË ËSHTË ATDHEU
Tiranë, 3. 12. 2016: Atdheu është një copë tokë ku disa njerëz flasin të njejtën gjuhë që flet…
SKËNDER SADRI KAPITI: POPULLI QË PAJTOHET ME TË KËQIJAT, I MERITON PASOJAT QË VIJNË PREJ TYRE!
Durrës, 28 shtator 2018: Shqiptarët sot në demokraci ankohen vazhdimisht dhe gjithnjë për padrejtësitë, për varfërinë, për papunësinë,…
REXHEP KASUMAJ: ANËMARRJA GABIMTARE…
Berlin, 15 dhjetor 2017: (Afeksionet e Presidentit) – I pasfidueshmi për filozofi politike t’sundtarisë, Niccolo, flet diku (tek…