DR.JAKUP KRASNIQI: EPO MORAL KU JE?

Prishtinë, 18. 04. 2015 – Sot u protestua për shkapjen e shtetit, të institucioneve kushtetuese, të institucioneve publike, për pavarësinë e Sistemit të Drejtësisë. Sot më shumë se kurrë u pa se cilat medie të “pavarura” financohen nga shteti i privatizuar nga krerët e partive private që po e keq qeverisin vendin? Sot u pa se edhe “intelektualë” të “pavarur” dhe të gjithë ata që financohen nga shteti i kapur, sesi sulmojnë qytetarët protestues, në emër të një “pastërtie” false. Në ditë të tilla, është rasti që të shihet fytyra e se cilit mashtrues “më mirë në rrashtë se në pasqyrë”.
Të njëjtit, jo pak herë deri tani kanë folur e shkruar sesi është kapur shteti. Kur vjen koha që të protestojnë për shkapjen e tij, bëhen mburojë e shtetit të kapur?!
Këta njerëz me këtë “moral” për ku janë nisur?
Ndoshta janë nisur deri te donacionet e marra nga ish shefi apo shefat! Ky farë soji, janë armiqtë e ndryshimit, guximit qytetarë e të demokracisë. Këta janë argatët e vazhdimit të agonisë në Republikën e Kosovës. Së paku mos të na përrallisin nëpër gazeta a portale!
Epo, moral ku je? A nuk u ngopëm me moralin e dyfishtë të intelektualit tonë, në medie apo universitet në 70 vjetet e fundit?! Aty ku duhet të përgatitet ardhmëria e këtij vendi?! Aty ku përgatiten vizionarët e shtetit.
O njerëz, sot është obligimi qytetar, shkapja e shtetit nga Isa e Hashimi.

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura