SHERADIN BERISHA: UÇK’ja KA BËRË LUFTË ÇLIRIMTARE – KUNDËR PUSHTUESIT SERB!

Pashtriku, 12 Korrik 2019: (Reagim ndaj deklaratës së Jusuf Buxhovit) – Sot gjatë ditës ka pasur reagime të shumta lidhur me deklaratën e Jusuf Buxhovit se: “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”, të thënë më 11 korrik 2019 në një intervistë me Adriatik Kelmendin në Rubikon – KTV’ë. Një deklarim i tillë (në mënyrë të përgjithësuar) është paqëndrueshëm, për faktin sepse UÒªK’ja ka bërë luftë çlirimtare – kundër pushtuesit serb!
Tani shtrohet pyetja:
– a ka pas gjatë luftës ndonjë vrasje që mund të cilësohet si ‘qërim hesapesh”?!
– Po ka pasur?!
– Është rasti i Behajdin Allaqit, dhe jo vetëm …!
– A i ka bërë UÒªK’ja këto vrasje?!
– Jo s’i ka bërë ajo?
– Pse?
– Sepse UÒªK’ja si ushtri, frontin e luftës e kishte të hapur kundër ushtrisë, policisë dhe gjithë adminstratës pushtuese serbe në Kosovë!
– Po, kush paska bërë vrasje të këtij karakteri?!
– Kannë bërë avanturierët ‘politik’ të sojit Hashim Thaçi, të cilët prej vitesh por, veçanërisht nga Mbledhja e 6’të e Përgjithshme e LPK’së, (e mbajtur në maj 1998), përmes një komploti minues ndaj strukturave të deriatëhershme të Lëvizjes, u “legalizuan” si anëtarë të ShP të UÒªK-së, gjegjësisht si “Drejtori politike e UÒªK-së”!
Prandaj, deklarata e Jusuf Buxhovit se: “lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”, është e pavërtetë dhe si e tillë qëllimkeqe. Sepse lufta çlirimtare e UÒªK-së nuk mund të identifikohet me veprimet inkriminuese të individëve që e kanë keqpërdorur “pozitën” e tyre për interesa personale!
***
Kush ishte Jusuf Buxhovi, ky kryepersonazhi i ditës së sotme?!
Në vazhdim ju ftojë të lexoni:

Analiza politike – historike
REALPOLITIKA E IBRAHIM RUGOVËS (3)
Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008
Përmbajtja e lëndës:
– Kush e themeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës?!
– Kush ishin themeluesit e LDK-së, që iu shitën falas UDB-së?!
– Cili ishte misioni intern i udbashit Jusuf Buxhovi në Gjermani ?!
– Si e mori në pyetje Hysen Gegën, udbashi Jusuf Buxhovi në ambientet e UDB-së, në janar 1981?!…
***
KUSH ISHIN THEMELUESIT E LDK-së, QË IU SHITËN FALAS UDB-ës?!
Në Kuvendin themelues të LDK-së që u mbajt më 23 dhjetor 1989, sipas QIK-ut „morën pjesë 96 veta“, ku shumica prej tyre i takonin elitës intelektuale shqiptare që deri dje ishin anëtarë të LKJ-së dhe njerëz me pozita të ndryshme si shkencore ashtu edhe politike në institucionet akademike. Kjo elitë intelektualësh gjatë viteve të 70-ta e 80-ta duke qenë pjesë e sistemit politik-institucional, kishte nën kontroll të gjitha institucionet shkencore, informative, kulturore, botuese etj., në Kosovë dhe madje shumica prej tyre ishin bërë edhe argat të Shërbimit Sekret jugosllavë (UDB-së).

Për të argumentuar këtë argatllëk, në vijim po përpiqem t´i vë në pah disa fakte. Në vitin 2000 në Shkup është botuar libri „Ballë për ballë me vdekjen“ i Nafi Çegranit. Autori i librit nga marsi i vitit 1969 – deri në vitin 1980 ka punuar në Sektorin II të Shërbimin Sekret të Sigurimit Shtetëror, pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë në Shkup. Në këtë libër ish-udbashi Çegrani në mes tjerash spikatë hapur veprimtarinë e këtij shërbimi famëkeq në hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, dhe i bënë publike disa nga emrat e „elitës intelektuale“ që iu „shitën“ falas këtij shërbimi sekret!
Çegrani në faqen 129 – 130 të librit „Ballë për ballë me vdekjen“ shkruan (po citoi): „Edhe pas Plenumit të Brioneve dhe rënies së Rankoviqit, vazhdon spiunazhi në mes shqiptarëve si në Maqedoni, ashtu edhe në Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Gati të gjitha redaksitë e gazetave dhe të radiotelevizioneve në Maqedoni dhe Kosovë shndërrohen në qendra rezidente, me të cilat SDB-ja( UDB-ja – vërejtja ime) vite me radhë e sinkronizonte veprimtarinë e vet të errët kundër shqiptarëve.“ – përfundon citati.
Ndërkaq z.Çegrani vijon: “Në kohën kur në SDB të Kosovës vrisnin e prisnin Mehmet Shoshi, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi e Selim Brosha, këtij shërbimi sekret iu “shitën” falas edhe shumë gazetarë të “Rilindjes”, si Maksut Shehu, Fadil Bujari, Mehmet Kraja, Sabri Hamiti, Jusuf Buxhovi, ndërsa në Televizionin e Prishtinës – Riza Alaj, Fahredin Gunga, Agim Zatriqi, disa të punësuar në Arkivin Historik të Kosovës etj.“ – përfundon citati.
Nafi Çegrani në vazhdim thotë se „në redaksin e emisioneve në gjuhën shqipe pranë Televizionit të Shkupit tregohen mjaftë aktivë Luan Starova dhe Alush Kamberi,…“ dhe „në radhët e tyre hynë ndërkohë edhe majori rezerv Menduh Ajdini, dhëndër i Meti dhe Nushi Kërliut *, si edhe dhëndri i tyre Ali Aliu“. (Për më tepër lexo te libri i N.Çegranit, fq.130).

***
Më gjerësisht klikoni këtu:
https://pashtriku.beepworld.de/files/Rugova_2008/rugova_pjesa_3..htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura