SHERADIN BERISHA: USHTRIA ҪLIRIMTARE E KOSOVËS DHE SABOTIMI I ADEM JASHARIT(BASHKËBISEDIM ME IDRIZ MEHMETIN)

Pashtriku.org, 29 korrik 2017: – Kush është Idriz Mehmeti – Idriz Mehmeti ka lindur me 26.06.1956 në fshatin Krasmirofc të Skënderajt. Shtatë klasët e shkollën fillore i kreu në fshatin Gradicë të Drenasit (ish Gllogovc), ndërsa klasën e tetë në fshatin Qirez të Skënderajt. Edhe shkollën e mesme teknike e kreu në dy shkolla: në Prishtinë dhe në Drenas. Ka studiuar në fakultetin Teknologjik në Mitrovicë, por, për shkak të pengesave, nuk arriti t’i përfundonte studimet. Me mbështetjen e Shoqatës së ish të Burgosurve Politikë të Kosovës, i ka botuar tri libra: “Rrëfimet në vetën e parë”, “Si e njoha Adem Jasharin!” dhe “Ata ishin një (Fehmi e Xhevë Lladrovci)”. Librin e katërt e ka në përfundim.
Ka qenë i burgosur politik qysh në vitin1 975, bashkë me shumë atdhetarë tjerë me në krye Adem Demaçin, simbolin e qëndresës kombëtare. U dënua me grupin e Adem Rukiqit, më 28 shkurt 1976. Edhe pas daljes nga burgu ka vazhduar aktivitetin politik në rrethana ilegale, deri në fillim të viteve 90’të. E ka njohur Adem Jasharin dhe ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjen Jashari në Prekaz.
Në fillim të nëntorit 1993, Idrizi i ka shpëtuar arrestimit nga forcat policore serbe, të cilat më pas i bastisën shtëpinë. Në fund të janarit 1994 detyrohet të largohet nga Kosova dhe emigron në Zvicër, ku jeton edhe sot me familjen e tij: me bashkëshorten Florijen, dy djemtë (Albanin e Dardanin), dy gocat (Valbonën e Jehonën), dy mbesat (Adean dhe Doan) dhe me nipat Dion e Detjon.
Nga vjeshta e vitit 1994 deri në fund të majit 1998 mbante pozitën e kryetarit të shoqatës “Drenica” në Zvicër. Gjatë periudhës 1985-86 ishte kryetar i Klubit “Hasan Prishtina” në Bern. Nga vjeshta e vitit 1995 e deri më 5 Mars 1998 ishte edhe anëtar i LDK-së, dega në Zvicër. Me 5 mars 1998, (atë ditë kur nisi lufta në Prekaz), Idrizi jep dorëheqje me shkrim nga LDK-ja. I shkruan letër edhe Kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshit. Në qershor 1998 Idrizi kthehet në Kosovë dhe i bashkohet radhëve të UҪK-së. Gjatë ofensivës së verës 1998 merr pjesë në luftime të zhvilluar në zonën e Drenicës. Në nëntor 1998 kthehet në Zvicër dhe vazhdon aktivitetet në ndihmë të UÇK-së. Me shpalljen e Mobilizimit të Përgjithshëm nga SHP i UÇK-së (më 31 mars 1999), Idriz Mehmeti në fillim të prillit (1999) sërish i bashkohet radhëve të UÇK-së, në zonën e veriut në Shqipëri, ku komandant i kësaj zone kufitare ishte Xheladin Gashi-Plaku. Baci Idriz, u emrua zv.komandant për tri qendra stërvitore në Vlahnë, Cahan dhe Helshan dhe këtë detyrë e kreu deri në mesin e muajit maj 1999…
Duke pasur parasysh këtë aktivitet, me veprimtarin Idriz Mehmeti zhvillova këtë bashkëbisedim.
____________________
Lexoni librin në formatin PDF:
USHTRIA ҪLIRIMTARE E KOSOVËS DHE SABOTIMI I ADEM JASHARIT
(Bashkëbisedim me Idriz Mehmetin)
https://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/UCK%20dhe%20Adem%20Jashari.pdf
Bashkëbisedoi-kryeredaktori i pashtriku.org, Sheradin Berisha

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura