Petrit – Dardanë, 02. 05. 2013 – Në historinë tonë kombëtare vend të rëndsishëm zë edhe lëvizja e popullsisë nga nje vend në tjetrin. Këto lëvizje, egzode apo me mirë me thën ndjekje të Shqiptarëve nga trojet e veta shekullore janë bërë në mënyrë sistematike edhe në kohët më të hershme e në vazhdimsi deri në ditët e sotme nga fqinjët sllav Sërb, Maqedonas, Malazez dhe Grek. Këto ndjekje kishin per qëllim spastrimin etnik të territoreve nga faktori Shqiptar dhe zavendësimi i tyre me elementë sllavë, thjeshtë grabitja e teritoreve Shqiptare. Këto metoda sllavët para së gjithash Sërbet i bënin pas luftrave që zhvillonin fuqit e mëdha si Perandoria Osmane, Rusia, Gjermania e Italia. Këta në prapavijë hynin dhe në forma me perfide terorizonin popullatën edhe ashtu të lodhur dhe i ndiqnin nga shtëpitë e tyre. Kështu kishte ndodhur viteve 1877-78, kështu kishte ndodhur pas luftërave Ballkanike, në fillim të shekullit të kaluar. Ndjekje të Shqiptarëve kishte pas edhe në vazhdimësi gjatë tërë shekullit të kaluar në përmasa dhe forma tjera nga ato të mëhershmet. Në këto periudha kohore, sidomos pas të ashtuquajturës LNÇ, pushtetarët e vendosur në ato treva ku kishte Shqiptar zbatonin planet e akademikëve Sërb, për largimin e Shqiptarëve nga trojet e tyre dhe tkurrjen e teritorit kombëtar Shqiptar.
Aleksandër Rankoviq ishte njëri nga ata që shquhej për antishqiptarizëm. Ky ishte ministër i brendshëm në qeverinë Jugosllave të pasluftës, segment kyq i sigurisë së shtetit, por edhe resor i rëndësishëm për të bërë presione nga më të ndryshmet ndaj Shqiptarëve. Rankoviqi në kohën sa ishte në pushtet kishte regrutuar njerzit e vetë me një rrjet të organizuar nëpër qendra, qytete e fshatra Shqiptare ku kërkonin nga populli lojalitet ndaj shtetit, krijesës së quajtur Jugosllavi dhe Sërbi, e këtë lojalitet ata mund ta dëshmonin me dhënjen e tatimeve të papërballueshme, punëve “vullnetare” për shtetin sidomos ndërtimin e rrugëve dhe qyteteve nëpër Sërbi, gjthnjë duke qëndruar sa ma larg nga identiteti kombëtar Shqiptar e sa më afër atij të çpikur “Jugosllav”! Ky gjakpirës për Shqiptarët do të mbetet në kujtesë e kurrë nuk do të harrohet me aksionin famëkeq në grumbullimin e armëve në dekaden e gjashtë të shekullit të kaluar. Këto aksione i kishte zhvilluar edhe ne malësin e Bujanocit ku popullata ishte tejet e varfër të pa punë, banorët e këtyre fshatrave nuk mund të siguronin bukën as për tre muaj por edhe ato pakë prodhime ishin të obliguar që një pjesë të madhe t’ia dorzonin shtetit për rezerva.
Ishte viti 1963 kur Rankoviqi numëronte vitet e fundit të sundimit apsolut dhe presioneve ndaj Shqiptarëve. Diku nga mesi i muajit prill të atij viti prindrit e mi me ne fëmijët që ishim, axha me familjen e tij dhe një kushëri poashtu me familje i lamë shtëpit dhe vendlindjen në Qarr e u vendosem në Petrit (Petroc) të Dardanës. Nuk ishim ne as të parët e as të fundit që e bëm një veprim të tillë. Përveç trysnive dhe rrethanave politike qe pushteti ushtronte ndaj banorve të këtyre anëve sidomos ndaj Qarralive, lokalitet ky ku forcat komuniste Sërbe kishin humbur shumë luftëtarë e teknikë ushtarake në luften e dhjetorit 1945, për tu shpërngulur ndikonin edhe kushtet e jetesës pa rrugë, pa shkollë, pa perspektivë i detyronin popullatën e këtyre trevave të kerkoj vend ku mund të jetohej më mirë. Fshataret e Qarrit por edhe të fshatrave tjera të malësisë si Zarbinces, Novo Sellës, Suharnës, Ramabuqes, Pribocit e lagjeve tjera nga malësija e Bujanocit vendoseshin në Gjilan, Bujanoc, Prishtinë, Dobeçan e sidomos në Petrit. Në këtë fshat nga viti 1962 e deri në fillim të viteve të 70-ta ishin vendosur mbi 150 familje nga këto treva.
Pasi që pikrisht në këtë kohë prilli mbushen plot 50 vite nga shpërngulja prej vendlindjes, e njëri nga shkaqet kryesore për t’u ndar nga vendlindja ishin edhe kushtet shumë të vështira për shkollim nuk mund të mos i përmendi edhe kushtet e shkollimit në vendbanimin e ri. Meqenëse aso kohe në Petrit fshati banohej me popullatë Serbe edhe mësimi zhvillohej në atë gjuhë, e ne në fillim ishim shume pakë nxënës Shqiptar për të hapur klasa shqipe në fshat dhe detyroheshim që klasët e ciklit të ulët të fillores ti vazhdojmë në Miresh (Doberçan).
Nuk kaluan as tri vite dhe u shtua numri i nxënsëve shqiptar dhe u paksua ai sërb dhe në fshat u hapën paralelet shqipe me mësues të parë Vebi Ibrahimi nga Suharrna i vendosur me vendbanim në Miresh. Duhet përmendur se edhe në Petrit por edhe në Miresh mësimi zhvillohej deri në klasën e IV dhe shumica e fëmijëve me kaq e përfundonte shkollimin! Ne qe pikrisht ose këtë e kishim shkakun kryesor që morëm vendim për t’u shpërngulur u gjetëm në pozitë të keqe, ku të vazhdojmë shkollimin? Në fillim unë (Sherif Sherifi) dhe një shok bashkëfshatar Ramadan F.Krasniqi vendosëm të vazhdojmë klasën e V-të në fshatin e afërt Ranilluk në gjuhën Serbe, u regjistruam atje na pranuan dhe filluam mësimin. Që në fillim vërejtëm se nuk do të mund ta vazhdojmë aty mësimin, e si pengesë kryesore ishte mosnjohja e gjuhës. Më kujtohet ajo kohë e vështirë, Ramadani pas dy ditëve nuk erdhi më në shkollë, kurse unë mbeta i vetmuar dhe nuk kisha me kënd me ndërruar një fjalë shqip. Në mbrëmje kur uleshim e bisedonim në familje, Babai me propozonte disa shkolla ku do të mund të vijoja mësimin në gjuhën shqipe dhe në fund vendosa që të njoftoj shokun tim Ramadanin dhe të vazhdojmë mësimin në Pogragjë. Pas një jave u tërhoqa edhe unë nga shkolla e Ranillukut dhe së bashku me prindërit shkuam në Pogragjë e atje vazhduam deri në klasën e VIII.
Edhe atje nuk ishin kushtet ideale, udhëtonim nga 15 km në ditë, por kjo nuk ishte pengesë e madhe sa ajo që në këtë rrugë të vështirë duhej të kalonim mbi dy lumej, Moravën dhe lumin e Përlepnicës që shpeshherë na rrezikonin me jetë kur binte shi apo kur shkrihej bora. Muajve e viteve në vijim ne të dy na u bashkuan edhe shokë të tjerë që u regjistruan në Pogragje, si Rizah Rizahu, Ilmi Ramadani, Miftar Kastrati, Njazi Morina, Ismet Maliqi dhe po kaq nga Mireshi. Nëpër këtë rrugë të vështirë dhe të gjatë shumë herë na shoqëronin edhe arsimtarët që vinin nga tereni: Ramiz Krasniqi nga Dajkoci, Sali Vokshi nga Poliqka, Njazi Xhelili nga Perlepnica e disa të tjerë që udhëtonin në fillim dhe fund të javes.
Shkolla e Pogragjës ”LIRIA” ishte një qendër diturie për atë kohë për shumë fshatra për rreth duke përfshirë edhe vetë Pogragjën, aty mësimet i ndjekshin nxënës nga shumë fshtra ë Karadakut, pjesa e Gjilanit, Preshevës, Bujanocit dhe fshatra tjera për rreth. Banorët e Pogragjës bujar e shumë solidar kishin rrespekt të veçantë ndaj neve që udhëtonim nga tereni, sidomos arsimtarët por edhe nxënësit vendas. Me këtë rast do të veçoja arsimtarin Nazim Limanin tani i ndjer, ai shumë herë na thoshte nëse dikush ndjehet i lodhur e nuk mund të udhëtoj lirishtë mund të vijë tek unë të rrij, vend kam. Kështu solidarizoheshin edhe shumë shokë të klasës dhe arsimtarë të tjerë, për çka ne ndjeheshim krenar dhe në një farë mënyre të privilegjuar.
Një egzod tjetër që kishin përjetuar fshatarët e Petritit e shumica e të cilëve prejardhjen e kanë nga malësia e Bujanocit ishte ai i 19 prillit 1999. Ky tani ishte prëgatitur gjithashtu nga pushteti Sërb por në rrethana tjera e me qëllim te njejtë. Për këtë ngjarje kam shkruar edhe me herët por nuk ështe e tepërt të shkruhet përsëri me ndonj detal të ri. Natën ne mes 18 e 19 prillit forcat e ndryshme Serbe të kombinuara ushtarë, policë, paramilitarë, mercenarë, hajna e kriminelë të liruar nga burgjet serbe, enkas per të bërë krime, kishin rrethuar fshatin, me armatim përsonal dhe të rënd. Të nesërmen në ora 11 nën kërcënim të armëve dolëm nga fshati, akoma pa i kaluar 100 m në dalje të fshatit fillojnë bombardimet mbi fshatin – tani me të zbrazur. Grupe tjera pas tyre nga këmbësoria fillojnë plaçkitjet, disa tjerë kallin shtëpitë e pasuri tjera. Këto veprime kemi arritur t’i mësojmë nga njerëz që kishin shtëpitë afër fshatit e shënime shumë të sakta kanë dhënë edhe vetë serbët për rreth, e se ishte kështu pas kthimit të fshatarëve (pas tre muajve) shumë gjera të plaçkitura janë gjetur në fshatin Ranilluk e fshatra tjera, por jo edhe dy bashkëfashatarët tanë babë e bir Murtez e Fadil Sherifi.
E thash me lartë se pas tre muajve në fshat përsëri kthehet popullata, kjo kishte ndodhur vetem pas nënshkrimit të marveshjes së Kumanovës në mes të gjeneralëve të Milosheviqit dhe forcave të NATO-s.