Tetovë, 21. 04. 2015 – Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Vendimit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
Institucionet e arsimit të lartë,
Institucionet shkencore,
Shoqatat shkencore dhe profesionale,
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individual.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
Të dhëna personale për autorin,
Të dhëna bibliografike dhe
Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 1.06.2015, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Bllagoja Toska”, nr. 212/6, Fahu postal, nr. 50.
Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.
Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: [email protected], ose tel: ++389 (0)75 872 504
Tetovë, 21.04.2015 Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar
,,Ali Vishko”.
Postime të Lidhura
MIMOZA DEMIRI: SFIDA E MADHE E ‘MANON’ NË ROH LONDËR, TRIUMFONË ME SOPRANON ERMONELA JAHO
Tiranë, 13. 02. 2014 – Të prekësh dhe të hyshë në zemrën e një publiku si ai Anglez,…
PROF.DR.SABILE KEҪMEZI – BASHA: PËRPJEKJET E GAZETËS ‘PËRPJEKJA KOSOVARE’ NË MËRGIM (3)
Pashtriku.org, 23. 04. 2015-(Vazhdon me traditën e informimit edhe nr. 6, i “Përpjekjes Kosovare”) – Sikurse edhe numrat…
GJOKË DABAJ: MONOTEIZMI MISTIK, MUNDËSITË E NJË EVOLUIMI – PA MISTICIZËM!
Durrës, 21. 07. 2015 – Që monoteizmi mistik, një teizëm që mbështetet në mistere, të evoluojë në një…
EDHE NË AUSTRI U PROMOVUAN VEPRAT QË DENONCOJNË BARBARINË SERBE
2 Tetor 2022, VIENË Shkruan: Nusret Pllana Promovim veprash të gjenocidit serb mbi shqiptarët! Mbrëmë në Vienë, u…