Tetovë, 21. 04. 2015 – Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” jepet në bazë të Vendimit të Shoqatës për kulturë dhe art “Tradita” dhe i njëjti u ndahet personaliteteve nga vendi, rajoni e bota, në çdo përvjetor të Lidhjes së Prizrenit. Çmimi kombëtar ,,Ali Vishko” u ndahet personaliteteve për vepër jetësore, kontribut të shquar dhe të arritura me rëndësi të veçantë në lëmin e historisë dhe kulturës shqiptare.
Të drejtë konkurrimi kanë:
Institucionet e arsimit të lartë,
Institucionet shkencore,
Shoqatat shkencore dhe profesionale,
Shoqatat tjera të qytetarëve dhe studiues individual.
Propozimet duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe të përmbajnë:
Të dhëna personale për autorin,
Të dhëna bibliografike dhe
Arsyetim të propozimit për marrjen e çmimit.
Propozimet duhet të dërgohen në 5 kopje dhe të njëjtat duhet të dorëzohen deri më 1.06.2015, në adresën: Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita”, Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar ,,Ali Vishko”, 1200 Tetovë, Rruga ,,Bllagoja Toska”, nr. 212/6, Fahu postal, nr. 50.
Propozimet e pakompletuara dhe ato të cilat nuk do të dorëzohen në afatin e paraparë nuk do të merren parasysh.
Për më shumë informata na kontaktoni përmes adresës elektronike: [email protected], ose tel: ++389 (0)75 872 504
Tetovë, 21.04.2015 Këshilli për ndarjen e Çmimit kombëtar
,,Ali Vishko”.
SHOQATA PËR KULTURË DHE ART, ‘TRADITA’ NË TETOVË – SHPALL -KONKURS PËR NDARJEN E ҪMIMIT KOMBËTAR ‘ALI VISHKO’
