SHQIPËRIA E RREZIKUAR NGA POLITIKANËT E KORRUPTUAR!

Shkurt e shqip!

SHQIPËRIA E RREZIKUAR NGA POLITIKANËT E KORRUPTUAR!

Nga Sheradin Berisha, Facerbook 11 nëntor 2022

„Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“. Faik Konica (1875 -1942)

Një politikan që flet çdo ditë me gjuhën e rrugaqëve si Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta, nuk i duhen shqiptarëve. Sa më parë që lirohen shqiptarët nga ky llumë i shtresuar (mbi 30 vjet), aq më mirë do të jetë. Por, shtrohet pyetja kush do vjen pas tyre (?), kur kjo kastë ka pushtuar çdo gjë publike, dhe shtetin e kanë shëndrruar në një eldorado të klaneve të pista, duke u ricikluar bashkarisht në pushtet, herë si kryeministra, herë si presidentë!

SHQIPËRIA E PASUR NË ANKAND PUBLIK!

Shqipëria është vendi më i pasur në botë me burime të naftës, gazit dhe minierale: ar, krom, bakër, alumin, hekur, nikel etj. Përveç pasurive nëntokësore Shqipëria është e pasur edhe me burime ujore, vargmale dhe detin…

Burimet e pashtershme nëntokësore në vend se të nacionalizohen (shtetëzohen) siç kanë bërë Norvegjia dhe shumë shtete tjera botës,

në vitet 2009 – 2013 Qeveria Berisha – Meta, e futi pasurinë e Shqipërisë Lindore në Listën C të privatizimit, bashkë me Albpetrol-in!

Në vitet në vijim, Qeveria “Rama – Meta” (2013 – 2017), qeveria “Rama1″ ( 2017 – 2021) dhe aktualisht qeveria “Rama 2” (2021 – 2025) e kanë nxjerr Shqipërinë në ankand publik te kompanitë e huaja private, për kërkime dhe shfrytëzim të burimeve të naftës, gazit dhe mineraleve!

Rrjedhimisht naftën, gazin dhe jo vetëm po e  shfrytëzojnë dhe grabisin pamëshirshëm korporatat e huaja, në bashkëpunim me qeveritarët e korruptuara shqiptarë. Këto veprime skandaloze të politikanëve: Rama – Berisha – Meta …, kanë ndikuar që shqiptarët të varfërohen, dhe për më keq çdo ditë nga ky vend i bekuar të largohen!

Tmerr e trishtim për vendin tim!

FAIK KONICA PËR POLITIKANËT …

Faik Konica (*) ynë i madh lidhur me politikanët e këtij tarafi ka një thënie epokale. Ai thotë: „Në qoftëse Shqipëria do të vdiste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj duhet të shkruhet: „Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët“.

__________

(*) Faik Konica (i lindur në Konicë, më 15 mars 1875 – vdes në Uashington, më 15 dhjetor 1942). Ka qenë njëri nga figurat qëndrore të Lëvizjes Kombëtare, studiues i historisë dhe gjuhës shqipe, botues, publicist, drejtues i Shoqërisë „Vatra“ dhe diplomat i njohur shqiptar. Ishte Ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe e përkohshmja e tij „Albania“ ka qenë ndër tribunat e publicistikës shqiptare për trembëdhjetë vjet. Vetë Konica është i njohur për erudicionin, publicistikën, stilin dhe ndikimin që pati në kulturën dhe politikën shqiptare. Ai është po ashtu autor i dy romaneve të shkruar në gjuhën frënge me nofkën Jean de Croia (sq. Gjoni i Krujës), Le mariage de Leila suivi de Sotiri et Mitka (Martesa e Lejlës pasuar nga Sotiri dhe Mitka) botuar më 1911 në Paris.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura