Oslo, 20 qershor 2017: Nuk po dyshoj as unë që Kosovën e çliroi Nato. Veç po çuditem qysh ndodhi kjo bash atëherë kur po luftontë UÇK.
Hej, pse të zihemi ne stërnipa të analfabetëve, kot për politikë të maaadhe. Ndoshta përgjigjja ndodhet more në memoaret e krerëve botnorë nga ajo kohë? W Clark, R Holbrook, W Clinton? Çfarë thonë ata për atë koincidencë?
Kam tri propozime për ju që hani mut kundër UÇK-së, të cilat ju sugjeroj që t’i shqyrtoni seriozisht.
E para, se UÇK nuk ishte luftë e krerëve, e shtabeve gjysëmimagjinarë, e Rognerit & Laprakës, po kryengritje e vegjëlisë në Kosovë. Ishte luftë e vëllait tim, e imja, e prindërve tanë, e studentëve që e përkrahnin me demonstrata para tytave të një regjimi autokratik, e burrave e grave në çdo qoshk të Kosovës e të diasporës, e dhjetëramijëra njerëzve – po, aq shumë ishim – të thjeshtë të ketij nënqielli që nuk e dinin asokohe, e as pyesnin qe besa, se kush është në filan shtab. Pse gjindja nuk luftuan për krerë po për liri.
E dyta, që rrjedh natyrshëm nga e para, nëse ti pështyn në UÇK, nuk quhet kritikë ndaj krerëve të korruptuar – unë nuk po i mbroj ata, marsh në burg me secilin, sa më përket mua janë njësoj të parëndësishëm sot siç ishin dje – po pështyn mbi plagët e vëllait tim, mbi sakrificën time e të prindërve të mi, pështyn mbi varre njerëzish që ishin e nuk janë më veç pse zgjodhën ta drejtojnë shpinën. Pështyn mbi ne, vegjelinë që luftoi për liri.
E treta, vetëm një debil i pakarakter pështyn mbi një vegjëli të skllavëruar që drejtoi shpinën e luftoi për liri.
Vetëm një debil i pakarakter që shpreson fshehurazi se vegjëlia do ta ulin shpinën prap, që ta kalerojë ai, debili pa karakter.
Këto janë tri propozimet e mia, që të sugjeroj t’i shqyrtosh seriozisht para se të hash mut(e) tjera për UÇK-në. Jo pse shpresoj se kjo t’i pak fjalët, se kur budallai i pakarakter ulet të hajë mut, ai veç pyet a ka më. Por ndoshta, uroj ndoshta, i zgjedh pak më hijshëm koshat e mutit.
Mirëmengjes Kosovë! Mos e harro kurrë atë që mësove në ditën e zorit!
Postime të Lidhura
FLETORJA ME SHËNIMET E DËSHMORIT
FLETORJA ME SHËNIMET E DËSHMORIT Nga Agim Jakupi, Pashtriku 27.01.2023 Ecje në kohë! Udhëtim i gjatë, të thuash…
XHEVAT BISLIMI: UDHËHEQJA E PDK-së DUHET URGJENTISHT T’I HAP “KARTAT” NË MËNYRËN MË MIQËSORE
(Viti, 04. 10. 2012) – Shkrimi i sotëm te gazeta “Tribuna shqiptare”, me titullin tërësisht të pabesueshëm dhe…
ALISA HASANI: NGUJIMI I LOGJIKËS KRIMINALE NË INSTITUCIONET KOMUNALE TË PRIZRENIT
(Prizren, Dhjetor 2012) – Kur mendohet për asamblenë komunale fjalët që të asocojnë janë përfaqësuesit apo kuvendarët. Mjerisht,…
ADNAN ABRASHI: BISEDIME APO LËSHIME ME SËRBINË?!
Prizren, 30. 09. 2012 – (“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”-…