BALLKANI PERËNDIMOR NË KTHETRAT E TERRORIT RUSOMADH TË SERBISË…

A n a l i z ë

BALLKANI PERËNDIMOR NË KTHETRAT E TERRORIT RUSOMADH TË SERBISË DHE MANIREVE TË EVROPËS SË VETËMJAFTUESHME

Nga Prof.Dr.Abdulla Mehmeti, Tetovë 25. 09. 2022

Zhvillimet e fundit në skenën politike ndërkombëtare, sidomos pas agresionit të Federatës Ruse në Ukrainë, gjithnjë e më tepër po e dëshmojnë se, Serbia nuk ka qenë asnjëherë dhe nuk është as sot, vetëm një shtet aleat, satelit politik, fetar, ushtarak dhe strategjik i Rusisë, siç janë edhe disa shtete të tjera ballkanike, dhe jo vetëm, por shteti i Serbisë ka qenë dhe është vetë Rusia, RUSIA E VOGËL në rajonin ballkanik dhe në Evropë.

Popullsia në territorin e sotëm të Serbisë, deri në fillim të shekullit 19-të është përbërë mbi 70% me popullsi josllave, ndërsa edhe aktualisht shumica e banorëve të këtij shteti (mbi 52%) nuk janë me prejardhje sllave (serbe), pavarësisht nga falsifikimet gjatë regjistrimit të popullsisë në shtetin e sotëm të Serbisë.

Çfarë ka ndikuar në rolin dominues të serbëve dhe të Serbisë, nga krijimi i ish-Mbretërisë së Jugosllavisë (SKS), të ish-Federatës së Jugosllavisë, por edhe nga pavarësimi (mbetja) e shtetit të sotëm të Serbisë pas shkatërrimit të ish-Federatës komuniste Jugosllave, nëse nuk është ky shtet dhe pushteti i tij, pjesë evropiane dhe vazhdimësi eks-territoriale e Federatës Ruse?!

Luftërat e fundit në ish-jugosllavi, në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe në Kosovë, jo edhe në Malin e Zi, në Vojvodinë dhe Maqedoni, dëshmojnë shumë qartë për orientimin strategjik të shtetit të Serbisë dhe të pushtetit aktual të tij, pse me kaq vështirësi mund të shkëputet nga ndikimi rus, rrjeta e merimangës rusomadhe, dhe nga ideja për dominim, pushtimin e territoreve të huaja dhe shtrirjen e interesave të Rusisë në rajonin ballkanik dhe në Evropë.

Pushtimet, okupimi i territoreve të vendeve fqinje nga Serbia, nxitja e luftërave, masakrat dhe gjenocidet mbi popujt fqinjë nga Serbia (regjimet e saj) gjatë dy shekujve të fundit asnjëherë nuk janë dënuar nga institucionet ndërkombëtare dhe nga Fuqitë e Mëdha Evropiane, pjesërisht edhe pas Luftës për Pavarësinë e Kosovës, më 1999, prandaj edhe sot, i gjithë angazhimi i faktorit ndërkombëtar e sheh rrugën e demokratizimit të Serbisë në shkëputjen e këtij shteti nga Rusia, përmes krijimit të marrëdhënieve të reja mes shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe sidomos me arritjen e një marrëveshje të qëndrueshme, me njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve sovrane fqinje, të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Kjo nuk mund të nënkuptojë për shqiptarët edhe pajtim historik dhe zgjidhje e kontesteve historike mes popullit Serb (popullsisë sllave të Serbisë) dhe popullit Shqiptar, jo vetëm në Kosovë, pa pranimin e fajeve nga e kaluara, kërkimfalje ndaj shqiptarëve për krimet, masakrat dhe gjenocidet, dëbimin me dhunë të popullsisë shqiptare, djegiet dhe shkatërrimet e krahinave, rajoneve dhe vendbanimeve, asimilimin e banorëve shqiptarë vendës, falsifikimin e historisë, përvetësimin e trashëgimisë kulturore-historike, monumenteve të lashta dhe objekteve fetare, pranimin e faktit se Serbia është pushtuese dhe okupatore në pjesë të madha të territoreve etnike shqiptare gjatë dy shekujve të fundit, etj.

Sa më parë që të demokratizohet shteti i Serbisë, të shkëputet nga llageri politik dhe ushtarak-represiv i Federatës Ruse, aq më e qëndrueshme do të jetë paqja dhe progresi ekonomik në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë.

(25. IX. 2022)

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, BALLKAN PERENDIMOR N’KTHETRAT RUSOMADHE SERBISË!” EU, KALLKAN PRETËNDIMOR
    NËN KTHETRAT RUSOMADHE TË VERBËRISË!! DY SHEKUJ DHUNE DHE FURTUNE ASIMLIMIT AH,
    VARRËZIMI KRIMIT, T’GJALLË TË VDEKUR, DUKE I KALLË DHE TRETUR, PA DREJTË KTHIMI MË N’
    ATDHUN TONË SHEKULLOR; DUKE BERË MARRËVESHJE, VARRËRSHJE ME NDRRIM IDENTITETIT
    DHE INTEGRITETIT, SI KOMBËTAR DHE FETAR; NGA SHQIPAR NË TURK OR ARAB; FE MUSLIMANE
    DHE, DUKE U PËRSERITUR DISA HERË KONTRATA MES RUSO SERBO JUGOSLALVISË-PUSO VERBO
    TUGOSHKAVISË, PËR SHPËRNGUJEN DHE DORZIMIN T’GJITHA TROJEVE TONA SHQIPATRE NGA
    TUNA-DANUBI QË KEMI EDHE KALASHESHIN E BEOGRADIT; AJO KALA ILIRO SHQIPTARE, GJËJA
    TRIMI I PA NJOHUR QË TANI PO DIHEJ SE, AI TRIM ËSHTË KRYTRIM SHQIPTAR QË KA ÇLIRUAR O,
    EDHE BEOGRADIN! TANI KEMI EDHE KALANË QE KOKAVE TË SHQIPTARËVE NË NISH, RUSO SEBIA
    U MUNDUAR QË TA PARQESË SI KALA ME KOKA T’SERBËVE POR, ME ANALIZËN E ADN-SË ËSHTË
    VERTEUAR SE ATO KOKA JANË TË TRIMAVE DHE LUFTARËVE SHQIPTARË, QË I KANË MBROJTUR
    TROJET TRYRE STËGJYSHORE, QË NGA PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARIA!! TANI VERTETUAR
    SE NË MARRËVESHJET MES TURQISË E RUSO SERBOJGUSLLAVISË, RUSO SERBOJUGOSLLAVIA O
    KA PAGUAR EDHE PARE PËR PASTRIMIN DHE DORËZIMIN E TROJEVE TONA SHQIPATRE QË PREJ
    BEOGRADI E GJËR NË GREQI, QË ËSHTË TERRITORI MË I MADHË SESA KOSOVA E SOTME DHE AH,
    ME MBI 700 LOKALITETE FSHATRA DHE QYTETË O, ME DHUNË, MASAKRA, KASAPRA, GJËR HOL-
    OKAUSTE MË GJENOCIDALE, ETNOCIDALE T’NDIHMUARA NGA RUSIA PËR ÇFAROSJE, VARROSJE
    TOTALE, GLOBALE, KATASTROFALE, MË KANIBALE; QË MBI 80% DHE PAK U DUKEN NA ZHDUKËN
    O NDUKËN A, EDHE SOT HEJ I MADHI ZOT, KËRKOJNË, TENTONË 100% TERË VËLLAZËRO RIHIRO
    SHKRIPKAVRRINË OUUH, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË?! REFUGJATË LUFTË, MANI USA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura