Ateizmi si mënyrë e mosbesimit në zotin e religjioneve!
SI LINDI ATEIZMI?!
Nga Martin Fecani
Njerëzit kanë besuar tek fuqitë e mbinatyrshme apo tek zotat për mijëra vite, sidomos kur ata nga padija e tyre, e merrnin çdo gjë të mirëqenë. Në fakt evidenca e parë e shkruar për këtë daton që prej 3500 p.e.s nga Mesopotamia e lashtë.
Njerëzit kanë qenë dhe janë të prirë për të besuar në diçka, e cila zakonisht është shprehur në formën e një besimi fetar, sepse njerëzit kanë nevojë për mbështetje morale sidomos në raste të tronditjeve të rënda psikologjike ose për të shpjeguar diçka që ata nuk e shpjegojnë dot me anë të koherencës dhe argumentimit ose nëpërmjet eksperimenteve.
Por ndërkohë jo të gjithë njerëzit mendojnë apo besojnë kështu. Njerëzit kanë zhvilluar shumë besime të tjera ndër të cilat ateizmi është një rrymë i cili mbështetet kryesisht nga njerëz që besojnë në shpjegimin e çdo gjëje me anë të shkencës dhe arsyetimit. Ateizmi lindi kur njeriu filloi të zhvillonte arsyen dhe të përpiqej të shpjegonte dukuritë dhe fenomenet që shoqëronin jetën e tyre, dhe arriti kulmin sidomos kur shkenca filloi të zhvillohej me ritme të shpejta.
Nëpërmjet shkencës njerëzit filluan të kuptonin se çdo gjë ndodh për një arsye. Një nga shkencëtarët e parë që u etiketua si ateist, dhe që u sulmua shumë nga feja, ishte Charles Darwin për shkak të teorisë të tij të evolucionit, e cila ishte në kundërshtim me teorinë fetare sipas të cilës të gjitha qeniet në tokë janë krijuar nga zoti. Ateizmi është një rrymë e cila kundërshton jetën e përtejme, të mbinatyrshmen, besimin në zot.
Ajo e konsideron kënaqësinë si “të shenjtë” dhe dhimbjen emocionale e fizike si të ligë e të keqe. Ajo ka në parim që çdokush duhet ta jetojë jetën sipas dëshirës, pa kufizime përderisa kjo nuk cenon të drejtat e njerëzve të tjerë. Njerëzit të cilët janë ateistë janë më të prirë për të jetuar një jetë më të lire dhe pa detyrime kulturore e fetare. Ajo gjithashtu ndihmon në zhvillimin dhe përdorimin e logjikës dhe e argumentit në jetën e tyre të përditshme.
Në fakt periudha e mesjetës konsiderohet një periudhë e errët për civilizimin, pikërisht sepse feja i shtypi të gjitha përpjekjet për të zhvilluar shkencën dhe teknologjinë, sepse duke i mbajtur njerëzit e nënshtruar e kishin më të lehtë të ruanin pushtetin e tyre. Ndërkohë që ateizmi mbështet liberalizmin, i cili është një fenomen që nxit dhe revoltat më të mëdha tek një popull, të cilat kanë sjellë dhe ndryshimet më të mëdha në historinë e njerëzimit.
Është e vërtetë që zhvillimi shkencës dhe zbulimet e shumta shkencore kanë sjellë rritje të përkrahjes së rrymës ateiste.
“The Atlantic”, një revistë amerikane, ka thënë se nga viti 1972 deri në vitin 2016 ateizmi është rritur me 17%. Kjo është e kuptueshme përderisa njerëzit duke u zhvilluar më shumë e kuptojnë që fuqia dhe aftësitë e tyre janë shtuar nëpërmjet mendimit dhe përpjekjeve njerëzore, dhe jo nga ndonjë fuqi e mbinatyrshme. Se jetëgjatësia e njerëzve është rritur falë avancimit të shkencave mjekësore, dhe jo falë shtimit të sekteve të ndryshme fetare.
Por pavarësisht ndryshimeve kaq të mëdha unë besoj që në botë nuk ka asnjë teori absolute, përderisa shumë njerëz të fesë janë marrë me shkencë dhe e kanë eksploruar atë si shprehje e vullnetit të zotit dhe në përpjekje për të kuptuar të fshehtat e botës, dhe shumë shkencëtarë janë përpjekur ta “gjejnë” apo ta shpjegojnë zotin me anë të shkencës, fizikës e matematikës. Ata e përfytyrojnë konceptin e zotit te shpjegimi i natyrës, i universit ose i të mbinatyrshmes. Por ateizmi, sipas mendimit tim i jep një rol më të rëndësishëm vullnetit, fuqisë, dhe dëshirave të njeriut, aftësitë e të cilit, siç e ka treguar dhe historia, nuk kanë kufij.
________
Mbi ateizmin
***
Ateizmi apo Zoti?!
https://youtu.be/CF8JwagsWP4?si=qwoZcMTv9-LIblwO
Cilat janë
10 ARSYE QË TË BËJNË ATEIST?!
Nga Lisz Hirn (Vjenë)
SIPAS NJOHTIMIT NGA SHBA, QË NGA LUFTA E PARË BOTËRORE, PËR SHKAK QE KEQPËRDORUR SI FEJA DHE KISHAT, EDHE TË BESIMEVE FETARE PO DHE BESIMIN NË ZOT, NGA SHUMË GRUPE MË TERRORISTE DUKE DREQPËRKORUR NJERËZIMI PO PËSOJMË MASAKRA, KASAPRA, MU NGA
KASAPË HORE SATRAPË, GJERË HOLOKAUSTE MË GJENOCIDALE, MË KANIBALE, KATASTROFALE QË, QË NGA LUFTA E PARË BOTËRORE OU, MBARË POPUJ KOMBET E BOTËS O, NUK BESOJNË MË NË ASNJË FE EDHE QË NE KËTE GLOB TË BOTËS, TANI FEJA KA MBETUR VETËM SI BESIM O PËR INDIVIDUALE DHE, NUK GUXON AS NUK DURON TË PËRZIHEJ, AS NË IDENTITET AS INTEGRITET E AS NË MBARË KOMBËTARË, AS NDËRKOMBËTARË, SI EDHE AS NË GJERË TERË PASURI AMSHURI SHTETËRORE AS KOMBËTARE AS NDËRKOMBËTARE AS POLITKE AS RROLI FIKE PËR MASHTRIM, SHKATËRRIM OU, TË MBARË POPUJ KOMBEVE, QË TANI TERË NJERËZIMI PËRCAKTOHEJ VETËM DHE VETËM NGA IDENTITETI HEJ, INTERGITETI MBARË KOMBËTARË MBARË NDËRKOMBËTARË!!
TË FALA REFUGJATË LUFTË, TERË TËRBIM, MARRSHIM, PËR MËRGIM PAKTHIM GJERË N’AMSHIM ANËMBANË BOTËS, NGA BOTËKOTA MASHTRIMTARE, SHKATËRRIMTARE; A NA OUUH, GOLGOTA MBARË SHQIPTARE, DUKE NA TRETUR, MBETUR, NGA FASHIZMI RUSE SERBË JUGOSLLAVE ËËËH,
PAK PO U DUKËN Q’NA ZHDUKËN MBI 80% A KËRKOJNË TENTOJNË 100% ME DHUNË PËRDHUNË TERË GJERË O, PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARINË?! MANI NEW JERSEY USA 2 NËNTOR 2024