FEDERATA PANSHQIPTARE ‘VATRA’ E BOJKOTOI SAMITIN E DIASPORËS!

 Pashtriku.org, 21. 11. 2016:Federata Panshqiptare “Vatra” e bojkotoi Samitin e Diasporës të organizuar të shtunën dhe të dielën në Tiranë. Disa ditë më parë, një nga drejtuesit e saj shpjegoi arsyet e mospjesëmarrjes. Dalip Ndreca, kryeredaktori i gazetës “Dielli”, organit zyrtar të “Vatrës”, e quajti samitin një paratë paraelektorale të të kryeministrit Edi Rama.
“Vendimi i Federatës “Vatra” për të mos marrë pjesë në Samitin e Ramës u mor nga strukturat e saj. Fillimisht ishte kryesia që e diskutoi pjesmarrjen ose jo në këtë Samit ndërshqiptar të diasporës, siç e quan kryeministri. Me vota të hapura u vendos që Vatra të mos bëhej pjesë e një farse paraelktorale të Kryeministrit me argumentin se pjesmarrja dekorative në atë Samit nuk i shërben diasporës, nuk i shërben qytetarëve shqiptarë, por vetëm partisë së Kryeministrit. Edhe Këshilli Drejtues i Vatrës, i mbledhur me 1 Tetor 2016, e la në fuqi vendimin e Kryesisë për mospjesmarrje në Samitin e nëntorit, që po propagandon me aq zhurmë Edi Rama dhe instrumentet e tij këtu në diasporë”, shkruante Ndreca.

Sipas Federatës Panshqiptare “Vatra”, organizata shqiptare më aktive në diasporë, e themeluar në SHBA prej shpalljes së pavarësisë, qeveria Rama “nuk ka bërë asgjë për diasporën në tre vitet e keqqeverisjes, që i ka lënë shqiptarët e Amerikës pa konsullatë, ku jetojnë së paku gjysëm milion shqiptarë”.
Në sqarimin e drejtuesit të “Vatrës” thuhet gjithashtu se “ky Samit është thjeshtë një farsë dhe asgjë më shumë, se ai nuk mund dhe nuk duhet ta manipulojë e as ta politizojë diasporën, të mos e përçajë atë”.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura