SKANDALOZE: SI U VODHËN VOTAT E PARTISË ‘LIBRA

Pashtriku.org, 14 korrik 2017: Emisioni “Të Paekspozuarit” ka publikuar një videoskandal ku numëruesit e dy partive të mëdha PD dhe PS por edhe të partive të tjera LSI dhe PDIU, kanë tjetërsuar votat e LIBRA-s të Ben Blushi. Materiali 7-minutësh bën fjalë për vjedhjen e mbi 40 votave të LIBRA në 7 kuti, në Njësinë nr. 8 në Tiranë, KZAZ nr. 38 tek Shkolla e Kuqe. Numëruesit e KZAZ nr. 38 janë nënpunës të administratës shtetërore. Njëri prej tyre quhet Ergys Hila, ai është i Partisë Socialiste dhe punon si Shef Finance në Ministrinë e Mbrojtjes. Një tjetër numërues i kësaj KZAZ ku janë vjedhur votat e LIBRA, quhet Florian Shkreta, dhe është i LSI. Ai punon pranë Drejtorisë së Hipotekave. Dy numëruesit e tjerë janë Mirand Seferi dhe Elona Filolli. Kjo e fundit është e PDIU dhe punon pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore. LIBRA ka marrë me vonesë dhe me probleme pamjet filmike të numërimit nga KQZ. Kjo bëri që të digjeshin afatet për ankimin në Kolegjin Zgjedhor.


VIDEOSKANDALI: JA SI I VODHËN VOTAT NË 25 QERSHOR, PS-ja DHE PD-ja
 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura