SKËNDER IBISHI: BASHKIMI I 17 SHKURTIT 1982 – NJË ASPIRATË E PAPËRFUNDUAR!

Prishtinë,16. 02. 2015 – Lëvizja jonë për barazi, pavarësi e liri kombëtare e shoqërore, ashtu sikur edhe çdo lëvizje tjetër e ngjashme ka kaluar nëpër faza të ndyrshme, duke u përballë me sfida dhe rreziqe nga më të ndryshmet, pa përjashtuar edhe fërkimet e konfliketet e ndyshme në njërën anë të cytura e të ndikuara edhe nga shërbimet e armikut pushtues, e në anën tjetër edhe nga ambiciet e personave e segmenteve të caktuara grupore sektare për dominim e imponim, të pikpamjeve të tërë lëvizjes sonë.
Pamarrë parasysh se në ndërkohë disa nga protagonistët e këtyre ngjarjeve kanë ndërruar pozita jo vetëm ideologjike, nga revolucionarë në të djathtë të përbetuar, që mbajnë edhe qëndrime armiqësore karshi aspiratave dhe forcave progresive aktuale.
Bashkimi i arritur në mes forcave të atëheshme atdhetare e revolucionare përpos bashkimit – për shkak të rrethanave – të detyrueshëm ideor nuk rezultoi edhe me bashkim të mirëfillët fizik në një strukturë të vetme organizative e vepruese. Mjerisht kjo nuk ndodhi as në kohën e pluralizmit politik te viteve te 90-ta në hapsirat shqiptare, përkundrazi ky bashkim dhe Lëvizja jonë, përpos goditjeve nga ana e armikut dhe pengesat tjera të natyrës objektive, ajo u përballë parreshtur edhe me situata të luftës së brendshem imponuese e dominuse. Megjithatë edhe si atillë kjo lëvizje arriti të ruajë dhe zhvilloi një kontinuitet, i cili në fund rezultoi edhe me me luftën e armatosur, intervenimin ndërkombëtar dhe shpalljen e pavarsisë vetëm të Kosovës, si ish Krahinë Autonome të ish-RSFJ-së, ndërsa viset tjera shqiptare nën Republikat tjera jugosllave mbetën edhe më tej të ndara e të shtypura.
Në kohët e fundit – dhe jo vetëm tani – në shkrime të ndryshme dhe libra të publikuar, hidhen disa hipoteza që tentojnë të vejnë në pikëpyetje ngjarje e veprime të faktuara e të dokumentuara, të cilat mund të vërtetohen edhe nga protagonistë pjesëmarrës të tyre që janë ende gjallë. Këta pretenduesit e të vërtetave tjera të paqena, apo më mirë me thënë të padëshmuara e të padokumentuara, edhe tani pas më se 30 e ca viteve, përpos interpretimeve subjektive, do të duhej të publikonin dhe dokumentonin që paska pasur edhe ndonjë bashkim tjetër. Përdryshe duket vetëm pse ata personalisht nuk kanë qenë pjesë e këtyre veprimeve…


Drejtuesit e PKMLSHJ’së: Osman Osmani, Abdullah Prapashtica dhe Faton Topalli.

Më poshtë po publikojmë dokumentet e kohës në lidhje me këto data e ngjarje objektive historike.
Për më shumë në lidhje me kërkesat dhe programin politik të njërës nga Organizatat e para, gjatë dhe pas demonstrataave të vitit 1981 mund të mësoni më shumë në vegën vijuese: http://www.pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=2537
D O K U M E N T

Nga mbledhja e përbashkët në nivel të përfaqësuesve të KQ të LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ
Në orën 21.10 të datës 17 shkurt 1982 (në Ankara – vërejtja ime) filluan bisedimet për bashkimin e organizatave motra, LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ, gjegjësisht për shkrirjen e këtyre dy organizatave në një të vetme.
Organizatën e LNÇKVSHJ e përfaqësojnë anëtarët e KQ Mërgimi (Sabri Novosella) dhe Shpendi (Xhafer Durmishi).
Organizatën e PKMLSHJ e përfaqësojnë Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) dhe Halimi (Osman Osmani), anëtar të KQ. Në këtë mbledhje merr pjesë edhe anëtari i KQ të PKMLSHJ Qemali (Faton Topalli) si përfaqësues i këtyre bisedimeve.
Pas afër tre muajsh bisedime dolëm me propozime konkrete.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ Halimi (Osman Osmani) doli me këtë propozim; të bëhet shkrirja e dy organizatave në një të vetme me emrin ”LËVIZJA PËR REPUBLIKËN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI” (LRSHJ).
LRSHJ të ketë një platformë, program e statut të vetëm, një KQ, një organ (revistë, gazetë) qendrore.
LRSHJ do të formoj organizatat e veta të brendshme; të gjitha organizatat që i ka një Republikë Federative Jugosllave.

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Shpendi (Xhafer Durmishi) deklaroi:
– Pajtohem që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj si e tillë deri në momentin kur të realizohet kërkesa për formimin e Republikës.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ Kushtrimi (Abdullah Prapashtica) deklaroi:
– Pajtohem me propozimin e dhënë për bashkimin e organizatave tona dhe për mënyrën e organizimit të cilën e parashef ky propozim. Gjithashtu jam i mendimit që organizata në fjalë (LRSHJ) të ekzistoj deri te arritja e kërkesës së klasës punëtore dhe popullit shqiptar në Jugosllavi, për konstituimin e Republikës Socialiste Shqiptare në Jugosllavi.
Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ Mërgimi (Sabri Novosella) deklaroi:,
– Duke pasur parasysh që propozimi i bërë nga Halimi (Osman Osmani) dhe i përkrahur nga Shpendi (Xhafer Durmishi) e Kushtrimi (Abdullah Prapashtica), kam bindjen se i plotëson kërkesat e forcave patriotike revolucionare dhe të popullit shqiptar që jeton në Jugosllavi; pajtohem plotësisht me këtë propozim dhe shtoj; që të dy komitetet e organizatave të mëparshme të përbëjnë komitetin e LRSHJ kurse udhëheqësia e Komitetit Qendror të zgjidhet në një mbledhje të ardhshme.
– Të formohet një komision nga anëtarët e këtij komiteti për përpilimin e programit dhe statutit të LRSHJ.
– Pasi që deri në momentet e fundit të jetës së tij që ra nga plumbat e shovinistëve serbomëdhenj e redaktoi dhe udhëhoqi me plot sukses e edhe pas tashit do të punohet me atë teknikë të përsosur të Jusuf Gërvallës, propozoi që organi i LRSHJ të mbaj emrin ”Zëri i Kosovës”, pasi ky emër shpreh Zërin e Kosovës, kurse organi i rinisë të LRSHJ të quhet “Republika”.
Në lidhje me këtë propozim Halimi deklaron:
– Jam i mendimit që këto dy organe të ekzistojnë por me një renditje tjetër. Për arsye se qëllimi i LRSHJ është Republika edhe organi i LRSHJ të jetë me po këtë emër, kurse si organe të rinisë së LRSHJ, pasi rinia jonë ndjek Zërin e popullit të Kosovës (në kuptimin e gjerë) emri i organit të rinisë së LRSHJ të jetë “Zëri i Kosovës”, dhe shtoi: Në udhëheqësi të LRSHJ të hyjnë edhe udhëheqësitë e dy organizatave tjera të njohura OMLK dhe FKP me bashkimin e tyre në LRSHJ.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ shton (Kushtrimi):
– Sa i përket emrit të organit qendror të LRSHJ jam i mendimit se mund të botohet me emrin “Zëri i Kosovës” apo “Republika”, pasi që jam i mendimit që edhe njëra edhe tjetra e kanë kuptimin e Zërit të popullit shqiptar në Jugosllavi.
– Sa i përket organeve të organizatave tjera të LRSHJ ato vetë të caktojnë emrin e organeve të tyre.

Përfaqësuesi i LNÇKVSHJ, Shpendi në lidhje me këtë problem deklaron:
– Duke patur parasysh se vet LRSHJ ka të bëjë me Republikë, ky titull të sintetizohet me kërkesën për Republikë. Mendoj se është e drejtë, kur të kihet parasysh se veç ekziston një organ për “Republikën e Kosovës” të cilën nesër mund ta kemi në radhët tona, organi qendror të quhet “Zëri i Kosovës”.
Përfaqësuesi i PKMLSHJ, Qemajli deklaron:
– Edhe pse në këtë mbledhje marrë pjesë si përcjellës i bisedimeve, jap mendimin tim në lidhje me çështjen e bashkimit. Pajtohem plotësisht që organizata e përbashkët të quhet LRSHJ dhe që brenda saj sipas mundësive të organizohen të gjitha organizatat që ka një republikë në federatën jugosllave. Në lidhje me organin e LRSHJ jam i mendimit që organi të quhet “Zëri i Kosovës”. Për emrin e organeve të organizatave tjera vendosin vet organizatat.
Mërgimi shton:
– Të lihet mundësia, gjegjësisht t’u bëhet thirrje edhe të gjitha organizatave, grupeve patriotike e revolucionare që veprojnë në tokat shqiptare në Jugosllavi të i bashkohen LRSHJ.
Me këtë propozim, d.m.th. për thirrje që t’i bashkohen LRSHJ të gjitha organizatat dhe grupet patriotike revolucionare pajtohen të gjithë përfaqësuesit.
V E N D I M
I mbledhjes së përbashkët të përfaqësuesve të dy organizatave motra patriotike revolucionare LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ
1. Organizata e formuar nga dy organizatat e mëparshme LNÇKVSHJ dhe PKMLSHJ të quhet Lëvizja për Republikën Shqiptare në Jugosllavi (LRSHJ).
2. Organizatat e brendshme do të organizohen simbas shembullit të republikave tjera të Federatës Jugosllave.
3. Më vonë të formohet komisioni nga anëtarët e KQ për përpilimin e tezave të programit dhe statutit të LRSHJ.
4. Në KQ të hyjnë anëtarët e dy KQ të mëparshme në përbërje të plotë.
5. Udhëheqja e KQ të zgjidhet në mbledhjen e ardhshme të KQ.
6. Organi i LRSHJ të jetë ”Zëri i Kosovës”.
Qemajli (Faton Topalli)
Shpendi (Xhafer Durmishi)
Halimi (Osman Osmani)
Kushtrimi (Abdullah Prapashtica)
Mërgimi (Sabri Novosella)
(Ky Dokument – Procesverbal i Bashkimit të 17 shkurtit të vitit 1982 është shkruar atëkohë me dorë nga Osman Osmani. Një kopje e origjinalit të këtij Dokumenti u është dorëzuar përfaqësuesve të shtetit shqiptar në Turqi. Ndërsa origjinali i këtij Dokumenti (sipas Xhafer Durmishit: AlbaniaPress.com Publikuar më 27 shkurt, 2013 në orën 07:31) gjendet në arkivin e Fahredin Tafallarit)

Kjo Komunikatë është shpërndarë edhe në Kosovë e viset tjera shqiptare në ish- RSFJ menjëherë pas bashkimit të dy Organizatave (PKMLSHJ e LNÇKVSHJ) në Lëvizjen për Republikë!
Më 14 maj 1982: Në Biel Bienne, ne banesën dhe në prezencën e Hasan Malës, takohen Xhafer Shatri, Osman Osmani dhe Xhafer Durmishi. Në bisedat formale të para ditës së 15 majit 1982, OMLK u bashkua pa kushte në LRSSHJ.
(Pjesë nga kujtimet dhe arkivi personal i Osman Osmanit)

Kjo Komunikatë e daktilografuar nga Xhafer Shatri dhe e shtypur në të njëjtën fletë bashkë me thirrjen (KUSHTRIMIN) u shpërnda në demonstratës e 26 qershorit 1982 në Bernë të Zvicrës.
—————————————————
PKMLSHJ – Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi
LNÇKVSHJ – Lëvizja Nacionalçlirimtare e Kosovës dhe Viseve të tjera Shqiptare në Jugosllavi.
OMLK – Organizata e Marksistë – Leninistëve të Kosovës.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Postime të Lidhura