Durrës, 1 shtator 2020: Është për tu habitur se sa patriotë të mëdhenj deklarohen me fjalë e deklarata politikanët e lartë shqiptarë, dhe po nga goja e tyre dëgjon akuza të rënda tradhtie të lartë kombëtare kundër njëri-tjetrit!?
P.sh. është bërë problem i madh kombëtar politik, gjeostrategjik, ekonomik e territorial çështja e percaktimit të kufirit detar shqiptaro-grek. Po flitet, shkruhet dhe debatohet shumë rreth tij. Flasin politikanë, analistë, juristë, mediatikë, profesionistë dhe jo profesionistë, historianë e pseudohistorianë, intelektualë e pseudointelektualë, patriotë e pseudopatriotë dhe pothuajse të gjithë janë venë në kërkim për të gjetur kombëtarin e tradhtarin.
Tani shtrohet pyetja se kush është fajtori apo kush janë tradhtaret e detit: është ishkryeministri Berisha, qeveria e të cilit ka nënshkruar një marrëveshje me Greqinë për detin; është Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e cila e ka prishur atë marrëveshje; apo është Edi Rama i cili deklaron dhe mbron të drejtën e Greqisë për t’u zgjeruar nga 6 në 12 milje hapësirën detare.
Tani ose ka faj e bërë tradhti Qeveria Berisha, Gjykata Kushtetuese apo Edi Rama, apo që të tre. Pra çuditë shqiptare nuk kanë fund. Është koha që duhet të ndërhyjë prokuroria dhe ligji për të gjetur, shpallur e ndëshkuar tradhtinë .
Dhe si ka mundësi që në Kosovë të ketë jo vetëm islamofobë serbofilë por po dalin edhe turkofobë grekofilë.
Shqipëria prej 100 vitesh shtet nuk mundi asnjë mendimtar, shkencëtar e historian i saj që ta thotë e ta argumentojë se grekët janë miq të shqiptarëve, pasi historia tregon dhe verteton se prej 200 vitesh armiqtë më të betuar të shqiptarëve janë grekët e serbët. Por tani na doli një zbulim apo çudi tjetër nga Kosova që e lexova te “BOTA SOT kur dikush i quan grekët miq, dhe shqetësohet për grekët, per interesat greke dhe turizmin grek duke shprehur simpatinë per ta dhe duke i quajtur grekët miq, kur Greqia ka një plan që në shekullin e 19 , “Idenë e Madhe” si ajo “Nacertania” e serbëve për zhdukjen e shqiptarëve nga Ballkani; kur Greqia nuk pranoi që të merrte pjesë në bombardimet e NATO-s kundër genocidit serb; kur Greqia nuk pranoi te vinte në dispozicion aeroportet e saj për NATO-n; kur Greqia nuk e njeh shtetin e Kosovën dhe lobon kundër tij; kur në luftë kundër shqiptarëve të Kosovës ka pasur vullnetarë grek; kur Greqia deklaron aleancë vëllazërore ortodokse me Serbinë kundër shqiptarëve, dhe në Kosovë dikush zbuloi se grekët janë miq të shqiptarëve dhe këtë “zbulim historik” e shkruan dhe e deklaron sot kur Greqia i bën presion Shqipërisë për t’i grabitur hapësirë ujore detare.
Dhe këtij “hulumtuesi”islamofob e grekofil nga Kosova që deshiron një Greqi të Madhe 20 milion banorëshe nuk i bën përshtypje se Greqia ka ushtruar genocid kundër shqiptareve por edhe pse ajo ka kryer pastrimin etnik të mijra e mijra kilometra katrorë troje shqiprare e që i mban nën pushtim, dhe kur shqiptarët autokton në Greqi nuk guxojnë të deklarohen shqiptar e madje as të flasin shqip.
Pra grekët që janë miq e vëllezër të serbëve , ata nuk mund të jenë miq e vëllezër të shqiptarëve as të atyre të Shqipërisë dhe as të Kosovës. Edhe në Kosovë nuk po dihet kush është patrioti e kush është tradhtari, a janë patriot ata të cilët falin troje dhe duan ta ndajnë Kosovën; a janë patriotë ata të demarkacionit e ata që fimosen atë dhe Bashkësinë e Komunave serbe , dhe a janë patriota ata që po na shpikin një komb të ri “kosovar”, dhe a mos janë partriotë disa nga ata të cilët luftuan e më pas vodhën e grabitën prona e pasuri. Kudo zhgënjim i madh: korrupsion, hajni, krim e tradhti por mbuluar e maskuar me deklarata patriotike.
Postime të Lidhura
MILAZIM KADRIU: NEHAT JAHIU – NJË JETË NË SHËRBIM TË ARSIMIT
Orizare, 30. 05. 2016: Milazim Kadriu: Ju lutem një prezantim të shkurtër, në mënyrë që lexuesit të dinë…
MEHMETALI REXHEPI: SHUKRI SYLEJMANI (1962-2020) SHUHET BAMIRËSI – DRITËSON BAMIRËSIA
Gjilan, 23 shtator: Iku edhe Shuka në amshim! Lajm i pikëllueshëm për mua, për të gjithë ata që…
REXHEP KASUMAJ: IDENTIFIKIM ME HUMBJEN!
Berlin, 6 shkurt 2019: 1. Atllantizmi i ri ka tëholluar kësomotshëm ndjeshmërinë, gati doktrinare, për spastrimet etnike. Franca…
ALI MEHMETI: PSE SERBËT NUK E VOTOJNË DEMARKACIONIN KOSOVË – MALI ZI?
Gjenevë, 20. 09. 2016: Është interesante të dihet pse lista serbe refuzon ta votoj demarkacionin. Këtë nuk e…