MË 28 SHKURT GREVË KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM PËR STAFIN SHËNDETËSOR NË GJERMANI

MË 28 SHKURT GREVË KUNDËR VAKSINIMIT TË DETYRUESHËM PËR STAFIN SHËNDETËSOR NË GJERMANI

Përgatiti: Sheradin Berishja, Pashtriku 16 shkurt 2022

Pas vendimit “pro vaksinimit për stafin mjekësor” nga Gjykata Kushtetuese Federale në Karlsruhe më 11 shkurt, pushteti federal në Gjermani ka frikë nga protestat para klinikave dhe objekteve të kujdesit shëndetësor. Zërat kundërshtues nga politikanët e njohur – përfshirë këtu edhe kryeministrin e Bavarisë Markus Söder – mund të ndalojnë vaksinimin e detyrueshëm në sistemin e kujdesit shëndetësor përpara afatit të datës 15 mars. Për stafin shëndetësor tashmë ka mbetur vetëm një rrugë: fillimisht organizimi i një greve 5 minutëshe i të gjithë punonjësve shëndetësor kundër vaksinimit me detyrim. Në faqen e internetit impf-streik.de janë evidentuar mbi 23,000 deklarata gatishmërie të stafit mjekësor dhe jo vetëm, për të marrë pjesë në këtë grevë… Greva 5-minutëshe do të zhvillohet para objekteve shëndetësore në Gjermani më 28 shkurt 2022, në orën 16 : 00. Kjo grevë e shkurtë është fillesa e një rezistence deri në anulimin e vaksinimit me detyrim të kujdesit shëndetësor në Gjermani.

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura