Durrës,14 shkurt 2019: Moral do të thotë pagabueshmëri, do të thotë drejtësi, vërtetësi, liri, humanitet e njerzillëk, mirësi dhe dobishmëri. Moraliteti e dallon njerezoren e pajisur me arsye nga shtazëria.
Nga morali burojnë edhe ligjshmëria dhe ligjet njerëzore.
Si morali ashtu edhe drejtësia vijnë nga Zoti për ta ruajtur moralitetin njerëzor.
Edhe shteti është i projektuar nga Zoti për t’i mbrojtur dhe për t’u shërbyer antarëve të tij.
Shtet i mirë është ai shtet që ka ligje të mira , por sidomos shteti është i mirë kur në atë shtet zbatohen ligjet, d.m.th që shteti duhet të jetë shtet etik dhe ligjor. Shqipëria është një shtet i cili si problematikë kryesore ka drejtësinë dhe moralitetin .
Në Shqipëri sundon antiligji ose ligji i korruptuar dhe kundermoraliteti ashtu sikurse fatkeqësisht i njëjti realitet është edhe në Kosovë.
Them se sundon ligji i korruptuar por edhe i kriminalizuar sepse ligji dhe drejtësia janë pronat e më të fuqishmëve; se ligjin e bën dhe të drejtën e japin krimi, korrupsioni, ryshfeti , paraja dhe politika e drejtësia e kriminalizuar dhe e korruptuar.
Shqipërinë e sundon edhe antimoraliteti ose kundërmoraliteti politik e juridik pasi “de fakto” ato kanë ligjësuar si “normalitete” morale hajdutërinë, vjedhjen, mashtrimet, gënjeshtrat, hipokrizitë, pandershmërinë dhe tradhëtitë. Pra në emër të ligjit dhe të moralit fshihen dhe maskohen ato te cilat vepron dhe sillet politila, pushteti, drejtësia por edhe media, e që janë: antiligji, kundërmorali dhe mashtrimet e gënjeshtrat.
Si pasoje e këtij realiteti edhe demokracia në Shqipëri e Kosovë është një maskë e cila mbulon dhe fsheh antidemokracinë.
Domokracia në Shqipëri nuk ka as kuptimin e demokracisë ideale, pra të asaj se se si duhet të jetë ajo , por demokracia shqiptare realisht zbatohet si një antidemokraci sepse ajo nuk ka as liri të vërtetë, dhe as drejtësi e ligjshmëri, por demokracia në Shqipëri edhe ajo është një demokraci spekulative dhe e korruptuar e cila vetëm në popull nuk gjëndet , dhe as nuk i shërben e as nuk punon për popullin,përderisa sistemin dhe shtetin në Shqipëri i sundon dhe i qeveris antiligji dhe kundermorali politik dhe ai juridik.
Politika dhe drejtësia në Shqipëri e kanë infektuar rëndë me antiligjshmërinë, me korrupsionin dhe me amoralitetin e tyre edhe shoqërinë shqiptare. Kjo pasi politika dhe drejtësia shqiptare me edukatën e vet të ulët , me sjelljet dhe veprimet e tyre të kriminalizuara dhe të korruptuara e kanë infektuar edhe shoqërinë.
Prej politikës dhe politikanëve shqiptarë, prej pushtetarëve dhe prej gjyqtarëve e prokurorëve shqiptarë, prej keqfunksionimit të shtetit dhe të administratës shtetërore, Shqipëria dhe shqiptarët mbetën akoma te fundit në Europë në rrugën e zhvillimit dhe të emancipimit civil, të atij ligjor, të atij demokratik dhe të integrimit.
Duhet patjetër që ligji dhe morali të instalohen, ta sundojnë e ta qeverisin sistemin, por njëkohesisht edhe shoqërinë civile, dhe individët e shoqërisë shqiptare.
Pra duhet një VETTING gjithpërfshirës.
Postime të Lidhura
REXHEP KASUMAJ: TRI PAMJET KONTRASTIKE PËR TURBULLIRAT E PRISHTINËS
Berlin, 20. 11. 2015: (Një rezyme e trishtme) – Pas çdo rrokullime, trazuese a përmbysëse, një pasmendim i…
PLANDEMIA NUK KA PËRFUNDUAR …
Te zgjimi është shpëtimi PLANDEMIA NUK KA PËRFUNDUAR … Sheradin Berisha, FB 11.12.2022 – Pashtriku 13. 01. 2023…
AGIM SYLEJMANI: SADIK BUJA – HERO I HESHTUR I LUFTËS PËR ҪLIRIM E BASHKIM KOMBËTAR
Lipjan, 2. 7. 2016: (Fjala e rastit si autor me rastin e promovimit të librit monografik “PERGAMENË E…
PROF.ASOC.DR.VANGJEL KICI: ÇFARË NA MUNGON? NA MUNGON NDJENJA SHTETFORMUESE, NDJENJA E KRENARISË&UNITETIT KOMBËTAR DHE NDJENJA PATRIOTIKE!
Toronto (Kanada), 03. 03. 2014 – Jemi komb i ndarë në 6 shtete. Për këtë fajin na e…