STUDIUESI AGRON ALIBALI ZBULON BIBLIOTEKËN DHE ARKIVIN E FAIK KONICËS

Pashtriku.org, 14. 12. 2016: Studiuesi i njohur Agron Alibali ka bërë dy zbulime të bujshme për Faik Konicën në 74 vjetorin e vdekjes së tij. I pari lidhet me gjetjen e 276 librave të bibliotekës personale dhe i dyti me gjetjen e arkivit të plotë të legatës shqiptare në Washingtion, që të dyja të konsideruara ta zhdukura që nga momenti që Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942.
Por ndërsa librat janë bërë pjesë tashmë e bibliotekës Kombëtare, arkivi i Legatës që ndodhet në Romë pret riatdhesimin pas procedurave. Mbi bazën e një pune prej dy dekadash, Alibali tashmë të gjithë studimin e tij e ka përfshirë në një libër me titull “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”. Kushdo që e njeh sado pak veprën e Konicës do të ketë menduar se pas disa studimeve që janë botuar për të, nuk mund të kishte më të reja për figurën e tij.
Por Alibali e ka përmbysur këtë supozim. Fakte të reja, dëshmi, dokumente, fotografi dhe natyrisht biblioteka dhe arkiva e Legatës janë baza e studimit të Alibalit duke sjellë një Konicë në një dimension krejt të panjohur. I ftuar dje gjatë emisionit “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Alibali bëri publike për herë të parë një pjesë të tyre.

Si arkivi i Legatës dhe biblioteka personale e Konicës kanë plotësuar njëra-tjetrën në studimin e Alibalit. Po si ra Alibali në gjurmë të bibliotekës? Gjatë emisionit të gazetarit Qafoku ai tregoi se ndihmën kryesore për këtë e ka dhënë Pol Athanas, djali i biznesmenit shqiptaro-amerikan Antoni Athanas i cili ndërroi jetë vite më parë. Sipas Alibalit, librat ndodheshin në ambientet e shtëpisë së familjes Athanas në Boston.
“Pol u tregua shumë i gatshëm për të plotësuar amanetin e Konicës që biblioteka të bëhej pjesë e bibliotekës Kombëtare pas vdekjes së tij”, – thotë Alibali.
Kjo i ka shërbyer shumë Alibalit edhe në studimin e tij ku një vend të rëndësishëm zë i gjithë aktiviteti i tij diplomatik e deri tek marrëdhëniet me armikun dhe mikun e tij Fan Noli.
Alibali ka zbuluar edhe një letërkëmbim unikal mes tyre me çështje dhe tema nga ato patriotike e deri te ankesa se “nuk po gjenin vajza për qejf” .
Arkivi i Legatës, një thesar
Por edhe më e vështirë ka qenë gjetja e arkivit të Legatës Shqiptare në Washington. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939 Legata u suprimua dhe askush nuk dinte se çfarë ishte bërë me arkivin. E vetmja e dhënë ishte një deklaratë e Kostë Çekrezit, historianit shqiptar-amerikan, i cili e akuzonte Konicën se këtë arkiv e kishte shitur te italianët. Studiuesi Alibali ka bërë një punë ekstra duke bashkëpunuar edhe me historianin e njohur Pëllumb Xhufi. Dhe pas shumë kontaktesh, Alibali bën zbulimin e bujshëm:

– 6 dosje me dokumentet te Legatës shqiptare ndodhen në arkivin e shtetit në Romë.
Madje sipas ligjeve ndërkombëtare këto dosjet janë pronë e shtetit shqiptar dhe si e tillë duhet të kthehen në arkivat tonë. Pikërisht aty është bërë edhe pjesë me rëndësishme studimore e librit.
Thënie të Konicës e të tjerëve për të në librin “Faik Konica, dritëhijet e një diplomati”:
“Kam hyrë në shërbimin diplomatik tetë vjet më parë vetëm si gjest paqtimi, për të tërhequr rreth qeverisë nacionalistët dhe intelektualët shqiptarë të pakënaqur, të cilët deri atëherë ishin mënjanuar nga shërbimet publike të shtetit shqiptar. Unë, pra, me të drejtë nuk mund të konsiderohem si diplomat profesionist”.
Faik Konica, 1930. SHBA.
“Mendoj se më keni ngatërruar me vëllanë tim: në moshën 19-vjeçare, ai (Mehmeti) hyri në shërbimin diplomatik të ish-Perandorisë Turke, pjesë e të cilës ishte edhe Shqipëria. Më pas kaloi në shërbimin diplomatik të Shqipërisë dhe ka më shumë më te të drejtë të merret në konsideratë për tu anëtarësuar ai në Akademinë Diplomatike Ndërkombëtare”.
Faik Konica, 1930. SHBA.
“Është e vërtetë që Faik Konica përfaqëson një nga vendet më të panjohura në botë, por ai është bërë njëri nga diplomatët më të shquar në Washington”.
Gazeta amerikane “Constitution Tribune”, 1933.
“I kam parë dy numrat e parë të Albanisë dhe mbaj mend këshillën që të dhashë në një nga letrat e mia: Kërko para vetëm për punë”. Fan Noli
“Këtu jeta është e padurueshme: Nuk ka as verë, as shokë e as vajza për qef. Anëtarët e Vatrës më janë qepur pas dhe duan të më zënë vendin. Me katandinë në vend të huaj, me vëllain e syrgjynuar në Kavallë, me nënë e kunatën dhe dy motrat vejusha, si dhe me një duzinë e gjysmë fëmijë në shtëpi, pa asnjë burrë për t’i mbrojtur, unë jam vërtetë shumë i mërzitur.
(…)

Në vazhdim shikoni Debatin në ‘Channel One’ të gazetarit Roland Qafoku, me studiuesin Agron Alibali:

Debati në Channel One, “Diplomacia e Faik Konicës”

Shikoni edhe këto dy video:
Studjuesi qe zbuloi biblioteken e humbur te Konices

Përmbushet amaneti i Konicës – News, Lajme – Vizion Plus

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura