SYRJA BEJ VLORA, KRYEREDAKTORIT TË BERLINER TAGEBLATT (1914): ‘PRINC VIDI MUND TË QËNDROJË NË FRON VETËM NËSE EVROPA NDËRHYN NË FAVOR TË TIJ!’

Francë, 21 Maj 2020: “L’Écho d’Alger” ka botuar, të hënën e 6 korrikut 1914, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me intervistën e atdhetarit shqiptar Syrja bej Vlorës, dhënë asokohe kryeredaktorit të gazetës gjermane “Berliner Tageblatt”, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Opinioni i Syrja Beut mbi situatën
Berlin, 5 korrik. – Syrja Beu i bëri deklaratat e mëposhtme kryeredaktorit të “Berliner Tageblatt”:
“Lajmet e fundit që kam marrë nga Durrësi janë shumë të këqija. Nuk besoj se jeta e princit është në rrezik, por besoj se ai mund të qëndrojë në fron vetëm nëse Evropa ndërhyn në favor të tij.
Nga gjashtëmbëdhjetë topa që ai zotëronte, vetëm tetë i kanë mbetur, nga të cilët tre janë në Durrës. Vlora dhe Fieri janë të kërcënuara. Ideja e krijimit të një milicie nuk është e keqe, por kam frikë se është tepër vonë.”

Nga Aurenc Bebja, Francë – (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).

Syrja bej Vlora

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura