TAFIL DURAKU: ALEKSANDËR STIPҪEVIQI – NJË JETË SHKENCORE NË THEMELET ILIRO-SHQIPTARE

Prishtinë, 25. 04. 2016: Ditë më parë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në shenjë të nderimit të gjashtëmujorit të ndarjes nga jeta, u përurua vepra e ilirologut, albanologut, historianit, akeologut, bibliologut e shkencëtarit më të njohur të kohës sonë, Prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqit, ALBANCI O ZADARSKIM ARBANASIMA – SHQIPTARËT PËR ARBËNESHËT E ZARËS, kroatisht dhe shqip, shqipëruar nga kroatishtja prej Prof. Dr. Simë Dobrecit. Botues Kisha katolike e Ulqinit, 2016, Mal i Zi.
Nën përkujdesjen e Prof. Dr. Zymer Nezirit, më 8 prill 2016, duke filluar në orën 13:00, nisi përurimi i veprës madhore të Aleksandër Stipçeviqit, para një auditori intelektualësh, punëtorësh shkencorë dhe qytetarësh që kishin ardhur ta nderojnë veprën e ilirologut tonë të njohur arbëresh, Aleksandër Stipçeviqit.
Ajo që hetohej shumë, ishte mosprania e punonjësve shkencorë të Institutit Albanologjik (lexo: Nallbanologjik), të cilët, zakonisht, edhe pse përurimet mbahen në sallën e Institutit, edhe kur nuk duhet, gjithmonë, mungojnë në përurime të tilla madhore!…
Për jetën dhe veprën e Aleksandër Stipçeviqit, folën dhe i evokuan kujtimet e tyre, Prof. Dr. Zymer Neziri (Fjala e hapjes së përurimit), Prof. Dr. Shefki Sejdiu, Prof. Dr. Simë Dobreci, Don Gabriel Grabanica etj. Ndërsa, në emër të Institutit Albanologjik foli Sylë Kosumaj.

Për kontributin e tij më madhor në fushën e shkencës së arkeologjisë, të historisë, të ilirologjisë, të albanologjisë, të bibliologjisë etj., unë, autori i këtij shkrimi për përurimin e veprës së më të madhit të të mëdhenjve shkencëtarë iliro-shqiptarë, propozoj që Aleksandër Stipçeviqit t’i ngritet një përmendore në Prishitnë, në shenjë përjetësimi të veprës së tij shkencore, mundësisht, para Institutit Albanologjik dhe Institutit t’i vëhet emri: Instituti Albanologjik i Prishtinës “Aleksandër Stipçeviqi” dhe nga një tjetër përmendore, pse jo, t’i ngritet edhe në Tiranë, Zagreb, Lubjanë, Shkup, Podgoricë e Nish, kudo në trojet etnike iliro-shqiptare, në shenjë dëshmie e përjetësiteti autoktonie e gjeoautoktonie.
U fol dhe u dëshmua edhe njëherë fuqishëm se jeta dhe vepra e Profesorit dhe ilirologut të njohur e të dëshmuar, Aleksandër Stipçeviqit, qëndron fort në themelet e veta autoktone dhe gjeoautoktone iliro-shqiptare. /Më 15 Prill 2016/

***
PROF. DR. ZYMER U. NEZIRI – FJALA E HAPJES SË PËRURIMIT
Aleksandar Stipçeviq, Albanci o zadarskim Arbanasima / Shqiptarët për Arbëneshët e Zarës, (Përkthyer nga prof. dr. Simë Gjon Dobreci, botues Kisha Katolike, Braticë, Ulqin, 2016, 63 faqe, përurim në Ins¬titutin Alba¬no¬logjik të Prishtinës, mė 8.4.2016, përurues: prof. dr. Shefki Sejdiu dhe don Gabriel Gra¬ba¬nica)
Të nderuar të pranishëm, të nderuar studiues e profesorë, studentë të dikurshëm të profesorit Aleksandër Stipçeviq dhe shokë e miq të tij nga Zagrebi, Zara dhe viset e tjera, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në këtë përurim të veprës së këtij albanologu të njohur, historian, ilirolog, arkeolog, etnolog, bibliograf.
Stipçeviqi lindi më 10 tetor 1930 në Zarë, Kroaci, në katundin Arbënesh (Ar¬ba¬nas). Familja e tij, siç e dini, janë arbëneshë, të shkuar atje prej katundeve shqiptare të Shes¬tanit të Kranjës, nga rre¬thi i Tivarit. Vdiq më 1 shtator 2015. E sot, në gjashtëmujorin e vdekjes së tij, e kujtojmë me res¬pekt dhe po e përurojmë studimin e tij, Shqiptarët për Arbëneshët e Zarës, kro¬atisht dhe shqip, të përkthyer nga prof. dr. Simë Dobreci, miku i afërt i tij dhe i afërt i tij për nga prejardhja kra¬njane.
Të nderuar të pranishëm, qe edhe disa fjalë për biografinë e Stipçeviqit, para se të flasin përu¬ruesit e sotëm, prof. dr. Shefki Sejdiu dhe don Gabriel Gra¬ba¬nica: kreu shkollimin e mesëm në ven¬dlindje. Studimet i kreu në arkeologji në Universitetin e Zagrebit. Punoi në Bibliotekën Kom¬bëtare Universitare të Zag¬rebit, drejtoi Bib¬liotekën e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kroacisë në Zagreb, ishte edhe krye¬reda¬ktor i Leksikonit Biografik Kroat, profesor i rregullt në Fakultetin Filozofik të Uni¬versitetit të Zagrebit dhe anëtar me korrespondencë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. E, disa nga ju e mbani mend, nga fillimi i viteve 70, kur edhe në Prishtinë ligjëroi lën¬dën Arkeologjia, në Universitetin e Prishtinës.

Veprat e tij nga fusha e ilirologjisë: Gli Iliri, më 1966, italisht, dhe pastaj edhe shqip, më 1967, përkthyer nga Zef Mirdita, dhe më 1974, kroatisht, tekst me pak ndryshime dhe i zgjeruar, Iliri: povijest, život, kultura, po ashtu i përkthyer edhe shqip, nga Nazmi Rrahmani, Ilirët: historia, jeta, kultura, më 1980. Më 1981 botoi në kroatisht veprën tjetër, disertacion doktorate, Kultni simboli kod Ilira, kurse më 1983 kjo vepër u botua edhe shqip, e përkthyer nga Zef Mir¬di¬ta, Simbolet e kultit te ilirët. Më 2011 botoi kroatisht veprën viju¬e¬seTradicijska kultura zadarskih Arbanasa, që u botua edhe shqip nga Instituti Alba¬nologjik i Pri¬shtinës, më 2012, përkthyer nga Sadri Fetiu, me titull Kul¬tura tradicionale e Ar¬b¬ëneshëve të Zarës. Vepra të tjera: Bibliografija antičke arheologije u Jugo¬slaviji (I–II,1977), Povijest knji¬ge (1985), Cenzura u knjižnicama (1992), O savršenom cen¬zo¬ru (1994), Sudbina knjige (2000), Socijalna povijest knjige u Hrvata, I–II (2004–2005) etj. Ka shkruar edhe rreth 230 artikuj shkencorë në revista dhe përmbledhje punimesh. Disa nga veprat e tij janë për¬kthyer edhe në gjuhën an¬g¬leze, italiane, shqipe, arabe dhe perse. Më 30 janar 2015, Pre¬side¬nca e Republikës së Shqipërisë e nderoi me dekoratën “Gjer¬gj Kastrioti Skën¬der¬beu.”
Pak të dhëna për përkthyesin e studimit të Stiçeviqit Shqiptarët për Arbëneshët e Zarës
Prof. dr. Simë Gjon Dobreci, i lindur më 1934, është nga Bratica, Ulqin. Pas shkollimit fillor, kreu gjim¬nazin klasik në Tivar dhe Fakultetin e Mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin (1964-1967) dhe në Spitalin e Prishtinës (1967), ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb (1970). Me 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mje¬kësisë të Prishtinës, e pas një viti, më 1974, qëndroi një vit në Klinikën Dermatologjike të Van¬kuverit, Ka¬nada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shke¬ncore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. Mbrojti temën e doktoratësDermatomikozat en¬demike në Ko¬sovë, më 1980. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordinar (1989), profesor or¬dinar (1994). Për studentët botoi tekstin Dermatologjia, më 1980, dhe pasuan edhe tri ribo¬ti¬me. Botoi edhe tekstin Sëmundjet e lëkurës, më 1989. Më 1990/91, regjimi serb e përja¬shtoi nga puna bashkë me kuadrin arsimor shqiptar, por Fakulteti i Mje¬kësisë e vazhdoi pu¬nën nëpër shtëpia pri¬vate.
Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale dhe mori pjesë deri më tash në shumë kon¬fe¬re¬¬nca shkencore kombëtare e botërore: në Berlin, Bari, Athinë etj. Ishte kryeredaktor i revistës Pra¬xis Medica. Tash, i pensionuar, jeton në Braticë, Ulqin, ku redakton revistën kultu¬rore Buzu¬ku, dhe, ngapak, ende merret me profesionin e vet. (Sipas: Prof. Dr. Mentor Disha, 2012). Pra, një biografi për lakmi, kjo e prof. dr. Simë Gjon Dobrecit, dhe model për kua¬d¬rot e reja, që sot para nesh sjell shqip studimin e ilirologut të madh Aleksandër Stipçeviq, në dy gjuhë, Albanci o zadarskim Arbanasima / Shqiptarët për Arbëneshët e Zarës, botues Kisha Ka¬to¬li¬ke, Braticë, Ulqin.
Ju falënderoj për vëmendjen!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura