Burojë, 24. 07. 2015 – Duke e lexuar shkrimin shumë të qëlluar të ish-gazetarit shqiptaro-amerikan të “Zërit të Amerikës”, zotit Gjekë Gjonlekaj, tek www.pashtriku.org, me titull “Konferenca e Daytonit (1995), LDK-ja dhe manovrimet e dëmshme diplomatike të Richard Hollbrook-ut me Sllobodan Millosheviçin për Kosovën! (+ Foto arkivore)”, e pamë të arsyeshme të merremi me të vërtetën e thënë mrekullisht në atë shkrim të autorit, i cili, në mënyrë të shkoqitur, të argumentuar dhe faktike, zbardhë shumë të vërteta që nuk i njeh publiku shqiptar dhe ana tjetër e atij publiku që nuk don t’i shohë, mësa i ka parë e ka dashur t’i shohë tash e dy dekada e gjysmë, dëmet e pariparueshme që i ka sjellë çështjes shqiptare dhe Shqipërisë shqiptare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Dr.Ibrahim Rugovës!…
Një urti e lashtësisë shqiptare thotë: E vërteta vonon, por del në dritë, herët a vonë, dhe triumfon. Shkrimi i autorit Gjekë Gjonlekaj është edhe një përgjigje meritore kundër shumë librave që janë shkruar e botuar me plot të pavërteta e gënjeshtra ordinere (“shtetërore”) në Kosovën e trepushtuar shqiptare (kosovaro-serbo-ndërkombëtarisht) për figurat e njohura “historike”, “shqiptare” e “patriotike”, siç është figura e Ambasadorit serbojugosllav&Co së tij “patriotike” e “shqiptare”, në Prishtinë!…
=================================================
GJEKË GJONLEKAJ: KONFERENCA E DAYTONIT (1995), LDK’ja DHE MANOVRIMET E DËMSHME DIPLOMATIKE TË RICHARD HOLLBROOK’ut ME SLLOBODAN MILLOSHEVIҪIN PËR KOSOVËN! (+FOTO ARKIVORE)
HAPE: https://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=4318
==========================================
Tash, merr dhe analizo sjelljet antishqiptare të LDK-së në Kontinentin e Ri dhe shumëzoi ato sjellje “patriotike” e “shqiptare” të LDK-së&Co në të gjitha kontinentet (në të gjitha shtetet e botës), në veçanti në Kontinentin e Ri dhe në Evropë, sidomos, me theks të veçantë, ato në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë, në Podgoricë dhe në Preshevë! Ajo që të bën t’i besosh plotësisht të vërtetës që zbardhë gazetari Gjekë Gjonlekaj është e vërteta që ai shtrin në të gjithë shkrimin e tij të argumentuar, citojmë: “Çarja më e madhe e shqiptarëve të Amerikës është shkaktuar nga deklaratat e pavërteta të Lidhjes Demokratike të Kosovës…” Po, a nuk ka ndodhur e njëjta çarje edhe në Prishtinë, edhe në Tiranë, edhe në Shkup, edhe në Podgoricë, edhe në Preshevë…, nga po i njëjti subjekt “politik, patriotik e kombëtar”? A nuk ka ndodhur e njëjta çarje edhe në kontinentet e tjera ku LDK i ka pasur degët e veta “patriotike” e “kombëtare”, të njohura tashmë për “shqiptarizmën” e tyre? A nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë e njëjta çarje edhe në “UÇK” dhe me “par(t)itë” e dala nga “lufta”!…
A e sqaron mjaftueshëm aktivitetin “politik”, “patriotik” e “shqiptar” të LDK-së dhe të Dr. Ibrahim Rugovës thënia reale e Gjekë Gjonlekajt, citojmë: “Në demonstratën e parë të Daytonit morën pjesë individualisht edhe disa shqiptarë nga New Yorku. Por Lidhja Demokratike e Kosovës në heshtje bënte thirrje për mospjesëmarrje në Dayton dhe të gjitha këto i bënte sipas porosive të Ibrahim Rugovës.” Kjo tregon qartë se “Presidenti hitorik” i LDK-së dhe “Republikës së Kosovës”, Dr. Ibrahim Rugova, të njëjtën politikë “patriotike” e “shqiptare” e ka zbatuar në të gjitha dhe me të gjitha degët e veta të LDK-së, të shtrira në çdo kontinent e shtet nëpër ato kontinente, tërë rruzullimit tokësor!…
Ja, si e zbardhë, në veçanti, aktivitetin “politik” e “patriotik” të LDK-së dhe të Dr. Ibrahim Rugovës, gazetari shqiptaro-amerikan i “Zërit të Amerikës”, Gjekë Gjonlekaj, citojmë: “Ibrahim Rugova dhe besnikët e tij të LDK-ës kishin lansuar ato ditë propagandën gënjeshtare se gjoja Kosova ishte në rend dite në Konferencën e Daytonit. Pyetjes sime shqetësuese për çështjen e Kosovës në Konferencën e Daytonit, diplomatët amerikanë iu përgjegjën shkurt: “Jo, këtu në Konferencën e Daytonit nuk flitet për Kosovën”.” A nuk i qet kjo për shesh gënjeshtrat, shantazhet dhe mashtrimet ekstreme ordinere të LDK-së (pro)jugosllave dhe “prijësit të saj hitorik”, Dr. Ibrahim Rugovës?
Madje, të këqijat e LDK-së dhe të “prijësit të saj historik”, nuk pushojnë për asnjë çast, jo vetëm në Kontinentin e Ri e Evropë, po edhe në kontinente të tjera, ku, veprimtaria e LDK-së, me direktiva të Beogradit e Prishtinës “shqiptare”, ishte shumë e dendur, kur, siç shprehet edhe shqiptaro-amerikani Gjekë Gjonlekaj, citojmë: “Disa udhëheqës të mbrapshtë të LDK-së, në Kosovë dhe në diasporë, vazhduan propagandën e tyre të ndyrë dhe të pabesë kundër UÇK-së. Fatëkeqëisht, këtij grupimi iu bashkuan shumë organizata e shoqata shqiptaro-amerikane, që deri në atë kohë kishin trumbetuar luftën e armatosur për lirinë e Kosovës dhe për bashkimin kombëtar.” Ajo që na shqetëson këtu, është fakti i pamohueshëm se pse ata që kanë shkruar e shkruajnë “libra” për LDK-në dhe për “Presidentin e saj historik”, Dr. Ibrahim Rugova, i fshehin qëllimshëm këto fakte dhe të verteta të kohës, duke i ofruar njëanshmërisht, lexuesit shqiptar, vetëm gënjeshtra “odrinere” dhe të pavërteta që s’i hanë as qentë?… Kë duan ta bindin dhe ta mashtrojnë ekstremisht “autorët” e tillë, me të “vërtetat” e tyre që ia ofrojnë lexuesit?…
Fakti i tmerrshëm që ofron gazetari shqiptaro-amerikan, Gjekë Gjonlekaj, duhet ta trondis çdo shqiptar dhe mendje të kthjellët shqiptare, kur thotë, citojmë “LDK-ja në diasporë, futi në këtë shërbim edhe disa ente fetare e organizata të hershme shqiptare siç ishte VATRA dhe disa grupe politike antikomuniste të Shqipërisë. Kolaboracionistët e Sllobodan Millosheviqit në Kosovë dhe në diasporë nuk u shqetësuan kurrë për masakrat serbe në Kosovë, bile as për masakrën e Prekazit. Rëniet e luftëtarëve të lirisë, kolaboracionistët i prisnin me gëzim e hare, sidomos këtu në New York. LDK-ja dhe besnikët e saj anuluan, pastaj edhe kundërshtuan demonstratën e 13 marsit 1998 në Washington. Gjoja për të shpëtuar Kosovën, ata u lidhën me disa diplomatë e politikanë amerikanë, antishqiptar, siç ishte Richard Holbrooke. Jane Perlez e gazetës “The New York Times” shkruante gjatë luftës se takimet e shumta të Richard Holbrookut me Sllobodan Millosheviqin po e dëmtojnë rëndë Kosovën. Jane Perlez shkruante se Millosheviqi është duke blerë kohë nga Holbrooku për spastrimin etnik të Kosovës. Ai kishte krijuar një miqësi personale me diktatorin serb. Diplomatët amerikanë kishin frikë nga kjo miqësi. Ai u vu në dyshim nga personalitetet më të larta politike të Amerikës, sidomos nga kryetari i shumicës republikane në Senat, Jessy Helms, i cili e kishte kundërshtuar me këmbëngulje emërimin e tij ambasador në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Këtë mik të madh të Sllobodan Millosheviqit, kolaboracionistët e shpallën shpëtimtar të Kosovës.”
Shkrimi i gazetarit shqiptaro-amerikan, Gjekë Gjonlekaj, është i mbushur dhe stërmbushur plot me fakte dhe të vërteta që s’i zhbën asgjë, citojmë: “Gjatë Luftës në Kosovë, sidomos, në fillim të vitit 1999, në Kongresin amerikan u diskutua shumë për ndërhyrjen e NATO-s. Disa personalitete politike në Kongres dashamirë të Kosovës ishin për një mundësi tjetër. Ata kërkonin me këmbëngulje mbështetjen financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Bile, dy senatorët e njohur të Kongresit amerikan, Joe Lieberman dhe Mitch McConnell, bënë një rezolutë për këtë çështje. Senatorët Liberman&McConnell kërkuan fillimisht nga qeveria amerikane 25 milionë dollarë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por, besnikët e LDK-s dhe miqtë e tyre amerikanë në Kongres kishin frikë nga fitorja e UÇK-ës dhe bënë çmos kundër mbështetjes financiare të qeverisë amerikane për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ata u tërbuan kur dëgjuan se Konferencën e Rambujesë po e drejtonte përfaqësuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi. Bile, në lojë kundër Hashim Thaçit e futën edhe senatorin Bob Dole, i cili e kërkonte urgjentisht nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujes. Ky senator i stërlodhur nga pleqëria kishte pyetur ato ditë miqtë e tij të LDK-ës ku gjëndej ai “punk” (njeri i pa guximtë), fjala ishte për Hashim Thaçin, i cili dy vjet më parë e kishte vizituar në zyrën e tij në Washington, sigurisht se këtë vizitë ia kishin rregulluar miqtë shqiptaro-amerikanë të LDK-së. Mbase, kishte vepruar sipas porosive të Jezusit: ”Fale Zot”. Historinët thonë se: “Perandoria e Romës kishte rënë kur i kishte trajtuar armiqtë si miq dhe anasjelltas”.” Edhe çfarë duhet tjetër për ta parë shqiptarët veprimtarinë “patriotike” e “shqiptare” të LDK-së dhe të “prijësit të saj historik”, Dr. Ibrahim Rugovës, shtrirë në tërë rruzullimin shqiptar dhe antishqiptar?… Prandaj, po del qartë dhe po shihet për fushë “Projekti” antishqiptar i “Republikës së Kosovës”, i prirë nga LDK-ja dhe “prijësi i saj historik”, Dr. Ibrahim Rugova, “Projekti” i “Kosovës Republikë” i “hapur (çaraveshur, vër. ime, T. D.) si ndaj Serbisë, si ndaj Shqipërisë”!…
Të vërtetat që sjell gazetari Gjekë Gjonlekaj, janë të vërteta që duhet ta dridhin ndërgjegjen njerëzore të mbarë rruzullimit, se NATO-ja dhe perëndimorët nuk bënin luftë në Kosovë, por, bënin një lojë të dyfishtë që shkonte në favor të Serbisë gjakatare e fashiste të Sllobodan Millosheviçit. Kësaj bindjeje times i vjen në ndihmë të plotë bindja e gazetarit shqiptar, Gjekë Gjonlekaj, i cili thotë, citojmë: “Perëndimorët nuk kanë qenë kurrë të sinqertë me çështjen shqiptare. Ç’prej Kongresit të Berlinit e deri sot ata kanë bërë hile me popullin shqiptar. Shumica e këtyre hileve lidhet me interesat ose me frikën nga Rusia. As Lufta e NATO-s kundër Jugosllavisë nuk ishte e sinqertë. Nga këto sulme populli shqiptar i Kosovës pësoi 100 herë më shumë se populli serb. Pse nuk u sulmua personalisht Sllobodan Millosheviqi siç u sulmuan diktatorët e Lindjes së Mesme. Sikur të ishte vënë në veprim kjo taktikë, Millosheviqi do të kishte kapitulluar brenda ditës dhe Kosova do të shpëtonte nga tsunami serb.” Por, këtu duhet ta shtrojmë dhe një pyetje, që kërkon përgjigje të menjëhershme: Si do të ishin perëndimorët të ndërgjegjshëm dhe të sinqertë, kur kasta “politike” e “patriotike shqiptare” e Dr. Ibrahim Rugovës&Co nuk ishte e sinqertë ndaj popullit shqiptar, ndaj Shqipërisë dhe interesave të tyre, me të cilët edhe sot po sillet pandërgjegjshëm? A mund të kërkohet sinqeritet prej dikujt tjetër, kur ti nuk ke pikë sinqeriteti në trupin tënd individual dhe kolektiv, “shqiptar”?!… Çdo gjë e nisur me pasinqeritet, përfundon pasinqeritetshëm, komikshëm deri në tradhëti!…
Shqetësimi i gazetarit Gjekë Gjonlekaj, është i madh sa edhe i imi dhe i çdo shqiptari tjetër, që është shqiptar në kuptimin e plotë të fjalës, kur thotë, citojmë: “Mua personalisht, si një qytetar i thjeshtë shqiptaro-amerikan, më vjen turp për thirrjet e djallëzuara të politikanëve dhe diplomatëve euro-amerikanë. Asnjëri prej tyre nuk i përmend, asnjëherë, veprat kriminale të Serbisë në Kosovë.
– Ku ështe ndërgjegjja e tyre?
– Pse nuk pyesin këta hipokritë kush i vrau Jasharët?
– Kush i vrau Deliajt?
– Kush e vrau Raçakun?
– Kush i bëri 70 e sa masakra në Kosovë? “
Pyetja që duhet shtruar këtu, është: A mund t’i fajësojmë të tjerët dhe të bëjmë me gisht kah ata, kur paraprakisht duhet ta fajësojmë LDK-në dhe “prijësin e saj historik”, Dr. Ibrahim Rugovën&Co, duhet të bëjmë me gisht kah LDK-ja dhe “prijësi i saj historik”, për të gjitha veprimet dhe lojërat “patriotike” e “shqiptare” që i ka bërë me partinë e tij komuniste, jugosllave, antishqiptare, të katapultuar prej LKJ (LKK) në LDK!…
Shqetësimi i gazetarit shqiptaro-amerikan është edhe më i madh dhe shkon tej një shqetësimi normal, njerëzor e kombëtar, kur thotë, citojmë:
“- Pse shqiptarët dhe ndërkombëtarët nuk mendojnë pak për luftëtarët shqiptarë të lirisë dhe familjet e tyre?
– Pse nuk mendojnë pak për Sylejman Selimin, shokët e tij dhe familjet e tyre?
Me këtë akt brutal LDK-ja dhe kolaboracionistët po realizojnë aspiratat e veta kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas Luftës në Kosovë në mbledhje, në dasma ose në ceremoni tjera në Shtetet e Bashkuara flitej më shume keq për UÇK-në dhe për luftën e saj çlirimtare se për agresionin serb të Sllobodan Millosheviqit.
Arrestimet, burgosjet dhe dënimet e komandantëve të Luftës Çlirimtare te Kosovës u pritën me gëzim nga LDK-ja dhe shokët e tyre. Disa aktivistë dhe luftëtarë të “Batalionit Atlantiku”, në New York, pas dërgimit për herë të parë të Ramush Haradinaj në Hagë, organizuam një demonstratë para OKB-s, për lirimin e tij. Spiunët e LDK-ës kishin njoftuar policinë amerikane se një grup shqiptarësh të dyshimtë ishin mbledhur në zyrën e “Batalionit Atlantiku”. Pas pak arritën detektivët amerikanë dhe kërkuan shpjegime në lidhje me këtë aktivitet. Pasi ua treguam lejet e duhura të policisë së Manhattanit, për demonstratën tonë, ata u larguan pa asnjë dyshim dhe kërkuan falje. Ata pohuan se dikush nga Arthur Avenue në Bronx i kishte thirrë në telefon. Pavarësisht atyre pëngesave ne zhvilluam demonstratën në mbrojtje të Ramush Haradinajt.”
Nga dëshmitë e shkrimit të gazetarit tonë shqiptaro-amerikan të “Zërit të Amerikës”, del në shesh veprimtaria “politike”, “patriotike” dhe “kombëtare” e LDK-së dhe e “prijësit të saj historik”, Dr. Ibrahim Rugova, në Kontinentin e Ri, dhe, pa asnjë dyshim, po e njëjta veprimtari antishqiptare e LDK-së dhe e Ibrahim Rugovës del edhe në Evropë dhe në kontinente të tjera, ku LDK-ja i ka pasur dhe i ka degët e veta dhe njerëzit e saj “patriotë” e “shqiptarë”! Dhe, po ata e këta “patriotë” e“shqiptarë” të mëdhenj, dalin e mbushin faqe të pavërtetash libra për veten e tyre “patriotike” e “shqiptare” dhe për “prijësin e tyre historik”, “shqiptarin” dhe “patriotin” e madh, Dr. Ibrahim Rugova&Co!…
Menjëherë, pas përfundimit të luftës së lavdishme të UÇK-së, bëra një opinion timin me titull “Lojërat e rrezikshme të LDK-së”, i cili u botua tek “Zëri i Kosovës”, që asokohe dilte në Prishtinë. Shkrimi u publikua më vonë edhe në faqe interneti dhe u ribotua disa herë. Paralelet e nxjerra me atë analizë, përkojnë shumë me të vërtetën tonë historike, antishqiptare, të LDK-së&Co dhe ajo analizë forcohet edhe më me të vërtetat që sjellë gazetari shqiptaro-amerikan, Gjekë Gjonlekaj, kur thotë, citojmë: “LDK-ja, pas Luftës në Kosovë, vuri në veprim kërcënime, shantazhe, shpifje e fyerje banale kundër luftëtarëve të lirisë. Bile, këto fyerje nuk i kursyen as kundër Hashim Thaçit e Fatmir Limajt, gjatë një takimi me shqiptarët e New Yorkut në verën e vitit 1999 në Royal Regency Hotel. Lus Zotin që Hashim Thaçi e Fatmir Limaj nuk e kanë harruar atë takim. Para dy vjetësh EULEX-I kishte dërguar hetuesit (investigators) në Shtetet e Bashkuara për të marrë informata për krimet e Luftës në Kosovë. Njëri prej komandantëve të UÇK-së, Gani Shehu, i cili ishte plagosur rëndë dy herë në Luftën e Kosovës, tregon për hetuesinë që i kishin bërë në New York dy zyrtarët e EULEX-IT. Ata e kishin pyetur zotin Shehu për krimet e mundshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky luftëtar i njohur shqiptar tregon se i kishte kundërshtuar në mënyrë të vendosur akuzat e tyre. Njëri ishte amerikan e tjetri skocez, tregon Gani Shehu. Natyrisht, se ata mund të kenë grumbulluar shumë rrena e shpifje nga servilët e LDK-së dhe të spiunëve të ndryshëm amerikanë që kishin mbajtur lidhje deri ditët e fundit me Sllobodan Millosheviqin.”
A duhet të thuhet edhe ndonjë e vërtetë tjetër për t’u parë katërcipërisht “fytyra” e vërtetë “patriotike” e “shqiptare” e LDK-së dhe e “presidentit të saj historik”, Dr. Ibrahim Rugova?!
Disa pasuse të shkrimit të gazetarit tonë shqiptaro-amerikan lënë për të dyshuar paksa, sepse, lidhjet fillestare me LDK-në i bëri dhe krijoi Ramusha Haradinaj me AAK-në e tij, kur hyri në koalicion me LDK-në e “kryeheroit” Ibrahim Rugova, kur e çuan si “kryeministër” në Hagë! Ato ishin shenjat e para se po çahej “krahu i luftës” së UÇK-së, se, athua, aty mori në thua gjithçka shqiptare!…
Kështu që, parandjenja e gazetarit shqiptaro-amerikan, edhe pse e pjesëshme, është për t’u marrë në konsideratë, kur thotë, citojmë: “Qysh në fillim, kisha një parandjenjë se lidhjet e Hashim Thaçit me LDK-në do të përfundojnë keq. Ky koalicion po krijon një ambient të rrezikshëm në çështjen shqiptare, ku do të akuzohet edhe Shqipëria, sepse, atje gjëndet ajo “shtëpia e famshme” e Dick Marty-it. Ky Tribunal do ta shndërrojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në Organizatë terroriste do ta bëjë Tahir Zemën kryeheroin e Kosovës, ndërsa Adem Jasharin “dorë të shtrirë të Millosheviqit”. Tribunali i Kosovës, Agim Ramadanin do ta quajë terrorist, sepse, ai kishte thyer gurët e kufirit mes dy shteteve të njohura ndërkombëtarisht.”
A ka ku shkon e zeza më shumë se kaq? A di tjetër të zezë që s’e ka bërë LDK-ja e Ibrahim Rugovës, në kurriz të UÇK-së, në kurriz të Shqipërisë dhe në kurriz të shqiptarëve? Cila, vërtetë, është “fytyra” antishqiptare e LDK-së dhe e Ibrahim Rugovës&Co? Kush e udhëheq dhe cili i prin asaj “fytyre” antishqiptare, “fytyrës” së quajtur LDK, alias Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë!?!…
Shkrimi i gazetarit shqiptaro-amerikan që sjellë www.pashtriku.org, shoqëruar me shumë fakte, është edhe një dëshmi më shumë për bëmat “patriotike” e “shqiptare” të partisë më të madhe serbo-jugosllave ndër shqiptarët, e partisë që quhet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)! Por, për t’i ardhur në ndihmë mendimit tim të gjithmonshëm shqiptar, gazetari shqiptaro-amerikan, Gjekë Gjonlekaj, thotë edhe këtë, citojmë: “Kolaboracionistët në krye me “presidentin historik” (Ibrahim Rugova – sh.b.) do të quhen patriotë, ndërsa, ata që dhanë jetën në fushëbeteja kundër makinerisë vrastare serbe, do të quhen tradhtarë. Dick Marty mblodhi rreth vetes serbët më shovinistë, kolaboracionistët shqiptarë dhe disa të huaj të pa besë, për t’i hequr Kosovës atë pavarësi të cunguar. Për shpënzimet e kësaj Gjykate do të punojë e tërë Kosova. Kosova, gradualisht, po shndërrohet në një koloni klasike. Në qoftë se populli shqiptar i atij vendi lejon dënimin e luftëtarëve të lirisë, mbi Kosovën do të bjerë mallkimi biblik, siç kishte rënë mbi Izraelin, kur u bashkua me Ponc Pilatin e Romës në dënimin e të birit të vet, Jezu Krishtit. Kosovë mos e prano këtë poshtërim.”!
Shkrimi i gazetarit shqiptaro-amerikan, Gjekë Gjonlekaj, është një shkrim i mrekullueshëm që i ka munguar opinionit shqiptar deri më sot, sidomos, për t’i parë “meritat” e LDK-së dhe të “prijësit të saj historik”, Dr. Ibrahim Rugova&Co. Ai shkrim është edhe një përgjigje bombastike prej të vërtetash për ata që shkruajnë libra mbushur me të pavërteta e gënjeshtra për LDK-në dhe për “prijësin e tyre historik”, Dr. Ibrahim Rugovën!…
Rreziqet e mëdha të lojërave e mashtrimeve të vazhdueshme ekstreme, “patriotike” e “shqiptare”, të LDK-së, janë parë tash e dy dekada e gjysmë. I ka parë secili që ka dashur t’i shohë, por, “nuk i kanë parë” qorrat e (para)paguar dhe krejt të dashuruarit marrëzisht në atë parti jugosllave e antishqiptare, e cila, edhe sot është e regjistruar në Beograd!… Po, ku i shohin rreziqet ata që i krijojnë ato! Kur nuk duan t’i shohin e t’i zbardhin ato para opinionit publik shqiptar!… Bile, i mbulojnë trash e më trash para syve të publikut shqiptar, me “libra” të trashë e “fotografi historike”, që opinioni shqiptar të mos i shohë e dijë kurrë ato të vërteta, ngjarje e ndodhi reale të historisë së tij të vërtetë!…
Duhen shkrime e shkrime, libra e libra, për ta zbardhur plotësisht “fytyrën” e zezë antishqiptare të LDK-së dhe të “prijësit të saj historik”, Dr.Ibrahim Rugova!… Sepse, ato “fytyra” të zeza antishqiptare të LDK-së, edhe sot janë rreziqe të mëdha për Shqipërinë-SHQIPËRI dhe për shqiptarët-shqiptarë, kudo trojeve të tyre etnike dhe në diasporë, fatkeqësisht!… Prandaj, kërkojmë dhe urojmë që shkrime të tilla të dalin në dritë edhe për aktivitetet dhe veprimtarinë “shqiptare” të LDK-së në ato kontinente e shtete mike dhe “mike”! Kërkojmë e thërrasim të ketë sa më shumë shqiptarë si Gjekë Gjonlekaj, që të zbardhet plotësisht e vërteta e madhe e ngjarjeve të vërteta histoike dhe “historike”!…