PARASHIKIMI I KORONAVIRUSIT NË LIBRIN E VITIT 1981 TË SHKRIMTARIT AMERIKAN, RASTËSI APO PROFECI?!

Një parashikim i çuditshëm!

PARASHIKIMI I KORONAVIRUSIT NË LIBRIN E VITIT 1981 TË SHKRIMTARIT AMERIKAN, RASTËSI APO PROFECI?!

Nga Sheradin Berisha, Facebooku, 13 Mars 2022

Dean Koontz është një shkrimtar i shquar amerikan. Ai ka botuar mbi 105 novela dhe një numër koleksionesh me tregime të shkurtra dhe ka shitur mbi 450 milionë kopje të veprës së tij. Shumë nga librat e tij janë botuar e shpërndarë nga “New York Times”. Në mesin e këtyre librave është dhe libri “Sytë e errësirës” (The Eyes of Darkness) i botuar në vitin 1981.

Në kapitullin 39 të librit “The Eyes of Darkness”

(Sytë e errësirës) autori Dean Koontz përmend një laborator ushtarak kinez jashtë qytetit Wuhan, ku një virus vdekjeprus është shpikur si pjesë e programit të luftës së armëve biologjike të vendit.

Në librin e tij, Koontz virusin e quajti si “armë të përsosur” sepse ai prekte vetëm njerëzit.

Ngjarjet e zhvilluar në libër janë të ngjashme me epideminë e koronavirusit që ka shpërthyer  në nëntor të vitit 2019 në një treg ushqimesh deti në Wuhan të Kinës.

Për më tepër, sipas një artikulli të “South China Morning Post”, Instituti i Virologjisë Wuhan, i cili ka laboratorin e vetëm të biosigurisë në Kinë që studion viruset më vdekjeprurëse, është vetëm 32 km nga epiqendra e shpërthimit të koronavirusit në nëntor 2019!

Libri “Sytë e errësirës” shtjellon një ngjarje të nënës Tina Evans, e cila nis një kërkim për të zbuluar nëse djali i saj i vogël (Danny) vdiq vërtet një vit më parë, në një aksident tragjik apo ai është ende gjallë.

Përfundimisht, ajo zbulon se djali i saj po mbahet rob në një strukturë ushtarake në Kinë, ku ai është infektuar me virusë (mikroorganizma) të krijuar nga “shkencëtarët” në laboratorin e kërkimeve biologjike.

Në kapitullin 39 të librit, Koontz shkruan: “Ishte rreth kësaj kohe një shkencëtar kinez i quajtur Li Chen që u zhvendos në Shtetet e Bashkuara, ndërsa mbante një rekord disketë të Kinës më të rëndësishme dhe të rrezikshme: armë e re biologjike në atë dekadë. Ata e quajnë atë Wuhan-400 sepse ajo u zhvillua në laboratorin e tyre RDNA jashtë qytetit të Wuhan, dhe ishte lloji i 400-të i zbatueshëm i mikroorganizmave të krijuar nga njerëzit në atë qendër”.

“Wuhan-400 është një armë e përsosur. Ajo prek vetëm qeniet njerëzore. Asnjë krijesë tjetër e gjallë nuk mund ta bartë atë. Dhe si sifilizi, Wuhan-400 nuk mund të mbijetojë jashtë trupit të gjallë të njeriut më shumë se një minutë, që do të thotë se nuk mund të kontaminojë përgjithmonë objekte ashtu siç mundet antraksi dhe mikroorganizmat e tjerë virulentë. (…)

“Nëse ju kuptoj, kinezët mund të përdorin Wuhan-400 për të fshirë një qytet ose një vend, dhe atëherë nuk do të kishte nevojë që ata të kryenin një dekontaminim të ndërlikuar dhe të shtrenjtë përpara se të hynin dhe të merrnin përsipër territorin e pushtuar”.

 “Dhe Wuhan-400 ka avantazhe të tjera, po aq të rëndësishme se shumica e agjentëve biologjikë. Për një gjë, ju mund të bëheni një bartës infektiv vetëm katër orë pas kontaktit me virusin. Ky është një inkubacion tepër i shkurtër në periudhë. Pasi infektohet, askush nuk jeton më shumë se njëzet e katër orë. Shumica vdesin në dymbëdhjetë. Është më keq se virusi Ebola në Afrikë – pafundësisht më i keq.

Shkalla e vrasjeve me virusin “Wuhan-400″ është një qind për qind. Askush nuk supozohet të mbijetojë. Kinezët e provuan atë te shumë të burgosur politikë. Ata kurrë nuk ishin në gjendje të gjenin një antitrup apo një antibiotik që ishte efektive kundër tij. Virusi migron në trungun e trurit dhe aty fillon të sekretohet”, thuhet në libër.

***

Virusi “Wuhan-400” i trajtuar në këtë libër (i botuar 41 vjet më parë) dhe shpërthimi i Koronavirusit po në Wuhan të Kinës (në nëntor 2019) është rastësi apo profeci?!

————–

Ilustrimet:

1. Autori i librit, Dean Koontz,

2. Kopertina e librit “Sytë e errësirës” (The Eyes of Darkness, i autorit Dean Koontz,

3. Faksimili i faqes së cituar në kapitullin 39 të librit.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura