TE LIDHJA – PANTEONI YNË KOMBËTAR
Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 20.01.2023
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte lëvizja e parë shqiptare e organizuar në mënyrë: administrative,
politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut, ku morën pjesë të gjitha krahinat e Shqipërisë dhe në të cilën u kombinuan të gjitha format e luftës çlirimtare, që nga kuvendet popullore deri te parashtresat politike, që nga misionet diplomatike deri te kryengritjet e armatosura.
Lidhja ishte e para lëvizje masive, e cila synoi të përmbushte programin madhor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare në kushtet e Krizës Lindore të viteve 70 të shek. XIX – njohjen e kombit shqiptar si një bashkësi e pandarë, mbrojtjen e tërësisë territoriale, në katër vilajetet shqiptare atë të Kosoves, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës dhe formimin e shtetit shqiptar autonom.
***
Rrjedhimisht Kompleksi Monumental i Lidhjes paraqet njërën nga periudhat më të ndritshme të historisë sonë Kombëtare, atë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878 – 1881). M 26.02.1968 Kompleksi u vu në mbrojtje me vendimin nr. 260 të Entit për Mbrojtjen e Përmendoreve Historike dhe Rariteteve Natyrore të Prizrenit. Enti u themelua me vendimin e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, nr. 01/4434/67, datë 19. 04. 1967. Më 10 qershor 1968, në selinë e Rezidencës së Qeveritare të LSHP-së u hap Muzeu i LSHP-së, ndërsa me rastin e shënimit të 100 vjetorit të LSHP-së në vitin 1978, u pasurua edhe me:
– Sektorin e Etnologjisë,
– Sektorin e Arteve Figurative dhe
– Bibliotekën e specializuar për LSHP-në.
***
SHERADIN BERISHA: ROLI HISTORIK I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT (1878 – 1881)
***
SHERADIN BERISHA: SI PO SHKATËRROHET QYTETI MUZE I PRIZRENIT ME LEJE TË SHTETIT!?!
___________________
MUZEU HISTORIK KOMBËTAR NË TIRANË
_________
HISTORIA E ETNIKUMIT SHQIPTAR