T’I DEMASKOJMË TË GJITHË SAMI BABËT E POLITIKËS, 1999 – 2023…

Nga Sheradin Berisha, Facebook 16 korrik 2023

1. “Toka është afër autostradës. Një pjesë e tokës është shpronësuar. Diku rreth 50 euro arin e kemi ble. Kur është shpronësuar, nuk e di saktë, po diku 5, 6 ose 7 mijë euro ka qenë çmimi”, kështu ka thënë në emisionin “Kallxo Pernime” te Jeta Xharra, kryetari PDK-së në Skënderaj, Sami Lushtaku, të cilin drenicakët e kësaj komune e quajnë SAMI BABA!

2. Kryetari i AAK-së dhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj në vitin 2009 nga privatizimi kishte blerë 200 hektarë tokë për 3,75 € arin me vlerë 75 mijë €!

3. Ish kryesuesi i bordit të AKP-së, Blerim Rexha,

në një seancë dëgjimore të Komisionit Hetimor Parlamentar për privatizimin ka rrëfyer se gjatë kohës sa ka qenë kryesues bordi ka pasur presione të shumta, ndërsa ka ndarë një rast ku është propozuar që 50 hektarë tokë e shtetit të shitet për 5 mijë €, apo 1 € për ari tokë. “Unë e kam përmend një rast, kur janë privatizu 50 hektarë, për 5 mijë €. Me e përkthy këtë është që 50 hektarë bëjnë 5 mijë ari. Pra, 5 mijë ari tokë e Kosovës janë shitë për 5 mijë €. Për këtë kam votuar kundër. Po e citoj veten që kam thanë në atë mbledhje. Kam thanë “Po më dhimbset toka e Kosovës me u shitë 1 € ari”, ka deklaruar Blerim Rexha para deputetëve, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar!

***

T’i demaskojmë të gjithë SAMI BABËT e politikës, 1999 – 2023 …

…..

SAMI BABA 👇👇👇

***

KUR ADEM GRABOVCI E AKUZONTE RAMUSH HARADINAJN PËR KAZINOTË E PASURINË MILIONËSHE! 👇👇👇

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

BESONI SHKENCËS!

BESONI SHKENCËS! Unë besoj në shkencë, POR… Shtërngimi (Detyrimi)kushtëzimi nuk është shkencë, Mbajtja ‘ fshehja e të dhënave…