Pashtriku, 28 shkurt 2020: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë hedhur menjëherë poshtë propozimin e mbrëmshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme dhe me kushte të tarifës ndaj mallrave nga Serbia.
Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se SHBA-të nuk i mbështesin masat gjysmake të Kurtit, por duan heqjen e plotë të taksës.
Këto zhvillime i ka komentuar edhe gazetari i njohur britanik, Tim Judah, se oërderisa Kurti e ka kundërshtuar ekipin e ambasadorit Grenell, në anën tjetër i dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimore, Mathew Palmer po qëndron i heshtur.
Sipas Judah Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë.
“Moment interesant. Kryeministri Albin Kurti ka kundërshtuar skuadrën e Richard Grenellit, ndërsa ekipi i dytë i SHBA-së, Palmers po heshtin. Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar nuk e thonë publikisht por mendojnë se Grenell po krijon probleme duke inkurajuar Hashim Thaçin, fuqia e të cilit ka rënë. Çfarë tjetër Kosovë”, shkruan Judah.
Postime të Lidhura
ARIF EJUPI: NË SHTUTGART U SHUA NGA JETA I RIU ENVER EJUPI
Gjenevë, 25 tetor 2018: Pardje në orët e hershme të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Shtutgartit të…
VALON MURATI: RAPORTET KOSOVË-SERBI, PËRPJEKJET PËR TË DAL NGA KORNIZAT(PAKOJA)
Prishtinë, 27. 01. 2017: I. Lufta e përmasave të gjera në këto rrethana e pamundur – Ngritja e tensioneve…
JETA TOÇILA: PSE NUK VOTOI SHUMICA…?!
Tiranë, 27 qershor 2017: Unë votova të dielën, edhe pse mund t’i gjeja vetes 1001 arsye për të…
ABAS FEJZULLAHI: TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN KRASNIQI
Solothurn-CH, 25 mars 2021: E NDERUAR FAMILJA KRASNIQI NGA PRIZRENI Me rastin e ndarjes nga jeta më datën…