ABAS FEJZULLAHI: TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR FAMILJEN KRASNIQI

Solothurn-CH, 25 mars 2021: E NDERUAR FAMILJA KRASNIQI NGA PRIZRENI

Me rastin e ndarjes nga jeta më datën 24-03-2021 e Esat Krasniqit, bashkëshorti, prindi, vëllau dhe gjyshi më i dashuri i Juaj, por, edhe komandanti i Mbrojtjes Territoriale për Prizrenin i caktuar nga MM së RK në vitin 1991. Pas kalimit në Shqipëri në Tiranë, në organizimin e FARK të MMRK ka qenë Drejtor i zyrës për mobilizim, ndërsa më vonë pas betejave të zhvilluara në Koshare caktohet Komandant i GO3, ku kreu me përgjegjësi e profesionaliem detyrat ushtarake dhe luftarake komanduese deri në çlirimin e Kosovës. Edhe pas lufte detyrat që ju besuan në RK i kreu me përkushtim deri në pensionimin e tij.

Në emrin tim dhe të BISHZ, na lejoni t`ju shprehim ngushëllime të sinqerta dhe njëherit i bashkagjitemi pikëllimit e dhimbjes suaj, të arsyeshme, për ta ndarë dhe përballuar bashkërisht, për aq sa është e mundur në këto rrethana të rënda, për të gjithë familjarët në veçanti, për farefisin, miq, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë kudo që janë në përgjithësi.

S’ka gjë më të shenjtë se të punosh e të luftosh për lirin e pavarësinë e atdheut siç veproi Esat Krasniqi. Andaj, familjarët dhimbjen e kanë me arsye. por edhe krenarin do ta ken përherë pranë, kujtimet dhe nderimet më të mira për Esatin do ti ruajn përherë, kjo do të thot se edhe qëndresën e arsyeshme do ta kenë pranë.

Është një rregull natyror që duhet ta kuptojm dhe ta pranojmë tue u ballafaquar me te se: lindja është fryt i vdekjes.

Esat Krasniqi, le të prehet i qetë në amshim, i qoftë i leht dheu i Kosovës për të cilën punoi e luftoi në vazhdimsi.

Kryetari
Abas Fejzullahi
Solothurn-CH- 2021-03-25

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura