TURSUN BEU: SI I NËNSHTRUAM HARBUTËT SHQIPTARË?!

Pashtriku.org, 6 shtator 2017: Tursun Beu, ka lindur në vitin 1426 dhe besohet se ka vdekur në vitin 1499. Ishte kronika i Sulltan Mehmetit të II. Ai e ndoqi Sulltanin në pothuajse të gjitha fushatat e tij, duke u bërë kësisoj dëshmitar i shumë ngjarjeve historike.
Në vijim lexoni një fragment nga libri: “Kronikat e Tursun Beut, kronikan i Sulltan Mehmetit të II, pushtuesit të Konstandinopojës, Ballkanit dhe Shqipërisë”:
“Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë, që luftëtarët guximtarë e të shkathët të Islamit me një të rënë të shpatës i ekzekutonin.

I bënë kështu ata njerëz që aq të etur e të dëshiruar qenë pas vdekjes, të shijonin verën e rrënimit, që derdhej prej shpatës së shndritshme. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra. Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjera tani ngjasonin si Amudarja që rridhte.”
“Kurse arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. … Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit.”
“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe i lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe, sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura