UDB-a DHE SHQIPTARËT NË AMERIKË (1)
Nga Nafi Çegrani, Pashtriku 3 Prill 2022
(Botimi i dytë i plotësuar )
Titulli: “ Udba dhe shqiptarët në Amerrikë “
(Botimi i dytë i plotësuar)
Autor : Nafi Çegrani
Redaktor : Mr Kreshnik Korabi
Recenzentë : Akademik Abdulla Mehmedi, Reshat Sahitaj
Lektore: Saliha Kodra Rama
Kopertina , dizajni dhe faqosja : Laura Shabanaja
Shtypur : Lena Grafik, Prishtinë ISBN:
Emajl:[email protected]
Botuar 3000 kopje
Të gjitha të drejtat e botimit janë të rezervuara. Nuk mund të fotokopjohet ose shumohet me asnjëfarë mjeti pa lejen paraprake me shkrim nga autori.
FJALA E REDAKTORIT
Ky libër është vëllim i veçantë me rrëfime brilante të ish oficerit të Shërbimit inteligjent – UDB-së jugosllave, ose mund të kuptohet edhe si vazhdimësi e dy vëllimeve botuar më herët “ Ballë për ballë me vdekjen 1 dhe 2”. Libër që vjen tani me titull: “UDB DHE SHQIPTARËT NË AMERRIKË”, zbardh mjaft të vërteta rreth aksioneve operative, survejimeve dhe ndjekjes së aktivitetit të mërgatës shqiptare andej Oqeanit, siç thotë autori, në aspektin individual, grupor dhe kolektiv!Edhe më herët kisha lexuar mjaft nga shkrimet që bënte autori lidh me dosjet dhe materialet sekrete të UDB-së( SDB-së), të cilat dikur i ka pasur në dispozicion si operativ dhe analist në sektorin IV të Shërbimit republican të inteligjencës për Maqedoni në Shkup…
Në SHBA është zhvilluar një rrjet i gjërë informatorësh të UDB-së të cilët spiunonin edhe fqinjin dhe vëllaun e vetë, por edhe të tillë të tipit të O. S. apo S. F., F.Z. etj. me rrjetin e tyre të spiunazhit në krye me Dragan Terziovskin në Paterson të Njuxhersit për çka autori shkruan faqe të tëra në vazhdën e libri ,,UDBA DHE SHQIPTARËT NË AMERRIKË,, dhe në saje të argumenteve që posedon, e madje edhe për operacionin e fshehtë të UDB-së dhe KOS-it të cilët zhvilluan here-herë në bashkëpunim me ato të “Sigurimit” të Enver Hoxhës, dhe në veçanti, ku përmblidhen si pjesë të veçanata operacionesh zbulimi dhe kundërzbulimi të organizuara me dekada në Gadishullin e Ballkanit dhe më gjerë, rredh veprimtarive të bëra nga krerët e organizatave të emigracionitapo grupeve shqiptare kundër sistemit komunist.
Këto rrëfime të sinqerta, dëshmi rrëqethëse, interesante, mahnitëse dhe plot dhembje, tmerrr e frikë, plot stuhi të gjata, shtrëngata plot acar në shpirtrat e njerëzve për të cilat me aq kujdes dhe përkushtim shkruan autori, sepse ai, që nga vitet e rinisë tij u përballa në luftë me nëntokat kriminale dhe shovinizmin sllav të udbashëve që ndaj shqiptarëve gjetiu, mbeten si hije…!
Madje nxjerrjen në shesh të disa veprimeve të operacioneve të fshehta të UDB-së jugosllave,që bën autori dhe angazhimet e tij rreth survejimeve që ajo makineri ua bënte shqiptarëve të Amerrikës e gjetiu -,, akoma mbeten histori të pashkruara TOP SEKRET në analet dhe arkivat e saja të fshehta që edhe sot ruhen në kacafortat e Beogradit , – thotë Nafi Çegrani !
Për të shkruar mbi veprimtarinë e fshehtë, për operacionet dhe aksionet agjenturore të zbulimit dhe kundërzbulimit të një Shërbimi informative, siç ka qenë UDB-a jugosllave, dhe e cila ka vepruar tinëzisht dhe me plane shoviniste ndaj shqiptarëve, siç dokumenton autori Nafi Çegrani i cili si ish operativist dhe analist i sektorëve përkatës të atij Shërbimi famoz, posedon fakte dhe argument, informacione relevante dhe efikase, dhe i shtyrë për zbardhjen e së vërtetës nga ato anale të panjohura, seriozisht i kushtohet kësaj pune dhe shkrimeve të kësaj natyre të veçantë, me shpresë se do i shërbei njerëzve, shqiptarëve, humanizmit dhe gjeneratave që vijnë, sepse tek ne është shkruar fare pak ose aspak mbi veprimtaritë e fshehta të Sherbimeve inteligjente jugosllave si makineri antishqiptare, veçmas rigoroze në ndjekjen, survejimin dhe spiunimin e mërgatës shqiptare në Perëndim, në Botën e lirë.
Libri për mërgatën shqiptare në Amerrikë dhe veprimet agjenturore të UDB-së jugosllave atje, siç na e shtjellon autori, ka një rëndësi të madhe për rrjedhat e jetës normale dhe asaj me shumë trishtime e stuhi murlanesh, që kanë qenë fenomene të fshehtësive operative të zbulimit dhe kundërzbulimit ndaj dhe rreth shqiptarëve anej Oqeanit, si libër që ndoshta vjen disi me një vonesë, por që shtjellon në kontinuitet tragjikën shqiptare në përballje me të panjohurën, me atë që ka qenë veprimtari institucionale e fshehtë dhe konspiracion mjaft i çuditshëm për jetën me zhvillimet e saja dhe rreth normalessë jetës së një populli të kushtëzuar, të ndaluar dhe të syrgjinosur, siç kanë qenë shqiptarët në këtë cep të Ballkanit e,
gjer në Amerrikë ku mërgata shqiptare me vite e dekada të ndjekjeve perfide dhe të djallëzuara kominterniste udbashiane, kanë qënë të ekspozuar, të spiunuar në kontinuitet edhe kthjellttësia e të menduarit,
aspiratat dhe ndjenja patriotike e shqiptarit…! Andaj, edhe mund të them se ky libër, i porositur nga atdhetarët e devotshëm dhe me vision të Amerrikës, vjen si një testament i vërtetë, pas shembjes së diktaturës komuniste në Ballkan, e sidomos rrënimit të Kushledrës antishqiptare me Nëntë kokë, e quajtur UDB. Dhe nis epoka e demokracisë ku duhet të jetojnë shqiptarët të lirë, pa droje e pa ndjekje, pa survejime e spiunime, duke zhvilluar raporte të drejta njerëzore mes njeriut dhe Atdheut, mes jetës dhe lirisë, mes diasporës shqiptare dhe asaj që është mall pas një malli, ndaj vatrës dhe traditës, kulturës dhe qënies shqiptare në binarët dhe udhët e jetës së tyre plotë vuajtje, zhgënjime, ikje nga vetja, keqkuptime dramatike në vijat e dashurisë së njeriut me kombin e tij.
Autorit Nafi Çegrani në librin e tij ,,UDBA DHE SHQIPTARËT NË AMERRIKË,, njashtu ka një qëllim të caktuar, që shqiptarët të kenë një botëkuptim të plotë se cila ka qen ajo makineri tmerrresh antishqiptare me rrënjë moskovike, e që shqiptarët në përgjithësi duhet të dijnë të vërtetën në zbërthimin e fenomenit ,,veprimtari secrete,, informacion konspirativ, dhe të mësojnë nga ajo experiencë e egër jetësore, të veprimtarisë jo humane, antinjerëzore të atij Shërbimi famoz jugosllav…!
Mr. Kreshnik Korabi
KOS-i DHE UDB-a JUGOSLLAVE!
( Shërbimi sekret i Sigurimit shtetëror jugosllav, që në popull njihej si UDB-a, pas rënies së Rankoviqit u transformua në SDB, (Sluzhba Drzhavne Bezbednosti ) e cila është formuar me 13 maj 1946 fillimisht si OZNA , e përbërë nga katër sektore : i Pari për zbulim nën drejtimin e Maksim Miliqit, i Dyti për kundërzbulim i udhëhequr nga Pavle Pekiq, i Treti VOS (Shërbim informative ushtarak) në krye me Jefto Shashiq dhe sektori i Katërt ishte ai teknik dhe për logjistikë, e të cilë fillë pas 1946 OZNA me sektorin e ZBULIMIT u shëndërua në UDB-a, kurse VOS-i dhe KUNDËRZBULIMI u emruan: KOS… Dhe më 1955 krahas tyre u formua edhe SID (Shërbimi për informim dhe dokumentacion diplomatik), dhe njëkohësisht vite më vonë, në dekadat e saj të fundit UDB-a ishte e përbërë nga gjashtë Drejtori të veçanta, gjysmë të pavarura të policisë sekrete – një për secilën nga gjashtë republikat federale të Jugosllavisë – koordinuar nga zyra qendrore Federative e Beogradit në krye me shefin e shefave Aleksandar Rankoviqin ).
U D B- A
…. Jugosllavia pasi u bë anëtare themeluese e “Lëvizjes së të Paangazhuarve” – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj Beograd në vitin 1961. Përmes kësaj marrëdhënie, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe kapacitetet e inteligjencës në të gjitha aspektet. Megjithatë, kërcënimet e brendshme e të jashtme mbetën. Si pasojë e prishjes së Titos me Stalinin në 1948, një kohë kur lufta civile po egërsohej në Greqi, mu në jug të Republikës Maqedone të Jugosllavisë, Bullgaria dhe Hungaria dukeshin grabitqare, edhepërkundër faktit se Shqipëria komuniste qëndrronte e izoluar fare !
Çështja e vështirë e Maqedonisë kishte shkaktuar konflikte për pothuajse 70 vjet, gjatë tërheqjes së ngadaltë të Perandorisë Osmane nga Ballkani ( siç po ndosh edhe sot). Në vitin 1934, një njeri nga VMRO-ja maqedonase, i ndihmuar nga nacionalistë kroatë, kishte vrarë Mbretin serb Aleksandër në Paris. Për Titon (i cili gjithashtu do të vihej në shënjestër për t’u vrarë nga Stalini në vitet e mëvonshme), krijimi i një Shërbimi sekret të pamëshirshëm dhe efikas ishte jetik. Tito, në krye të Jugosllavisë e gjeti njeriun e tij tek Aleksander Rankoviçi, një veteran partizan serb, gruaja dhe nëna e të cilit ishin vrarë nga Gestapo. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944 themeloi OZNA-n (Odeljenje za Zaštitu Naroda, Departamenti i Sigurisë Kombëtare), qe në vitin 1946 u shndërrua në UDB( Uprava Drzhavne Bezbednosti ).
Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ! Por, të gjitha këto drejtoheshin dhe kontrolloheshin nga vetë shefi i rreptë , Rankoviç. UDB-a kishte edhe sektorët përkatës që merrreshin me ruajtjen dhe kontrillin e depove të vendosura në thellësi rrënzash malore, të stërmbushira me municione, teknikë dhe mjete të tjera luftarake. Secili sektor mbahej sekret; si ai që mbrontesi trafikun hekurudhor, kurse ai që spiunonte diplomatë të huaj ishte mjaft i komplet nga pikpamja e kuadrit dhe agjentëve profesionist dhe teknikës operative, përgjonin postën, telefonat, hapte letra dhe merrrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin sistemin apo rregjimin komunist.
UDB-a kishte edhe Qendrën e saj si bazë sekrete në Batajnicë afër Beogradit të mbuluar me mbishkrimin në hyrjen e ndaluar » Sportski Centar SSUP-a Jugoslavije« ( Qendra sportive e SHSF të Jugosllavisë) ku bëhej Trajnimi bazë në shkollime speciale të spiunazhit, e që zyrat e saja gjendeshin në Rr »Knjaz Milosha« në Beograd ku ishte e tërë »foleja« e UDB-së, inteligjencës ushtarake dhe asaj diplomatike…
Organizimi brenda UDB-së
Që nga formimi dhe gjatë zhvillimit të Shërbimit secret jugosllav të quajtur UDB-A dhe deri në vitin 1966 kur u mbajt kongresi në Brione, udhëhiqej në mënyrë vertikale dhe centralike nga Qendra e saj në Beograd, e udhëhequr nga Aleksandar Rankoviqi .
Deri në vitin 1945, partizanët e Titos kishin mundur jo vetëm gjermanët dhe bullgarët pushtues, të cilët kishin pushtuar Mbretërinë Jugosllave në prill të vitit 1941, por edhe rivalët e brendshëm, si lëvizja nacionaliste çetnike dhe ustashët. Vendi që trashëgoi Tito, duke zgjeruar kufijtë e ish-Jugosllavisë mbretërore, ishte kryesisht agrare, e varfër dhe i shkatërruar nga lufta. Përveç mundësisë së emigrimit, përparimi shoqëror ishte i varur nga bashkimi me Partinë Komuniste, ushtrinë ose UDB-në. Ky fenomen e përshpejtoi emigracionin disident dhe krijoi dinastitë komuniste dhe UDB-a arriti të ketë ndikim sot. Tito e kishte çimentuar autoritetin e tij deri në vitin 1946, duke arritur marrëveshje ad-hoc me liderët e huaj, një akt balancues midis Perëndimit dhe Lindjes, i cili gjithashtu do të përfshinte kontakte me botën në zhvillim. Jugosllavia u bë anëtare themeluese e “Lëvizjes së të Paangazhuarve” – një grup kombesh të pavarura nga çdo bllok i madh i pushtetit – i themeluar në kryeqytetin e saj Beograd në vitin 1961. Përmes kësaj marrëdhënie, Tito do të zgjeronte ideologjinë politike, kontratat e biznesit dhe kapacitetet e inteligjencës në të gjitha aspektet. Megjithatë, kërcënimet e brendshme e të jashtme mbetën. Si pasojë e prishjes së Titos me Stalinin në 1948, një kohë kur lufta civile po egërsohej në Greqi, m’u në Jug të Republikës Maqedone të Jugosllavisë, Bullgaria dhe Hungaria dukeshin grabitqare. Çështja e vështirë e Maqedonisë kishte shkaktuar konflikte për pothuajse 70 vjet, gjatë tërheqjes së ngadaltë të Perandorisë Osmane nga Ballkani. Në vitin 1934, një njeri nga VMRO-ja maqedonase, i ndihmuar nga nacionalistë kroatë, kishte vrarë Mbretin serb Aleksandër në Paris. Për Titon, (i cili gjithashtu do të vihej në shënjestër për t’u vrarë nga Stalini në vitet e mëvonshme), krijimi i një shërbimi sekret të pamëshirshëm dhe efikas ishte jetik. Diktatori jugosllav e gjeti njeriun e tij tek Aleksander Rankoviçi, një veteran partizan serb, gruaja dhe nëna e të cilit ishin vrarë nga Gestapo. Për më shumë se dy dekada, deri në rënien e tij dramatike në vitin 1966 (për shkak të pjesëmarrjes së dyshuar në një komplot kundër Titos), Rankoviçi ishte njeriu i tretë më i fuqishëm në Jugosllavi. Në vitin 1944, themeloi OZNA-n (Odeljenje za Zaštitu Naroda, Departamenti i Sigurisë Kombëtare), që në vitin 1946 u shndërrua në UDB. Operacionet e UDB-së u formuan nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme të dyshuara. Nën Rankoviç, ajo ruante depo malore municionesh sekrete, mbronte trafikun hekurudhor, spiunonte diplomatë të huaj, përgjonte telefona, hapte letra dhe merrrte në pyetje armiq të brendshëm të supozuar, nga politikanë deri tek fshatarë që i rezistonin kolektivizimit. Trajnimi bazë në shkollat zyrtare të spiunazhit të UDB-së (me seli në Beograd) zgjaste dy vjet dhe përfshinte trajnime fizike, kurse gjuhe, inteligjencë ushtarake dhe diplomatike dhe hetime penale.
***
Pra, UDB-a, siç kam theksuar edhe herë të tjera në shkrimet e mia, ishte organizata sekrete e policies politike të Jugosllavisë komuniste. Më e njohur në të gjitha kohërat thjesht nga akronimi UDB-a, në dekadat e tij të fundit ishte i përbërë nga gjashtë organizata gjysmë të pavarura të policisë sekrete – një për secilën nga gjashtë republikat federale jugosllave – të koordinuara nga selia qendrore federale në kryeqytet të Beogradit. Megjithëse funksiononte me më shumë përmbajtje sesa agjensitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore, UDB-a ishte megjithatë një mjet kontrolli nga frika. Janë bërë me qindra e qindra survejime, atentate, eleminime të ndryshme ndaj krerëve të emigracionit kroat Ante Pavelić dhe Vjekoslav Luburić (në Spanjë dhe Argjentinë) etj , deri tek shkrimtari emigrant kroat Bruno Buçiq dhe shkrimtari emigrant serb Dragiša Kašiković, e kështu me rradhë, duke mos I kursyer fare shqiptarët me antagonizmat dhe konfliktet që kishin mes vejti, mes blloqesh e grupesh dhe organizatash andej dhe këndej Oqeanit Atllantik, veëmas në disa shtete të Evropës Perëndimore sin ë Gjermani, Zvicër, Franë, Belgjikë etj.. Por, pa mos anashkaluar as grupet e ashtuquajtura :Marksist-leniniste” shqiptare, brenda dhe jashtë Jugosllavisë të viteve të rrrënuara.
Funksionet dhe veprimtaritë e saja UDB-A i formoi paralelisht, duke përfshirë pjesën më të magje të agjenturës së saj, zbulimit dhe kundërzbulimit që nga 1946-1991, dhe ishte kryesisht përgjegjëse për sigurinë e brendshëm dhe të jashtëm të shtetit. Gjatë gjithë periudhave kur veproi ajo makineri e tmerrrshme jugosllave, aktivitetet e inteligjencës dhe të sigurisë u përqëndruan më pak në inteligjencë dhe më shumë në siguri të brendshme. Dekreti për Organizimin e Sekretariatit të Punëve të Brendshme të Shtetit rregulluan autoritetin e sigurimit të inteligjencës si prerogativë të Drejtorisë së Sigurisë së Shtetit në Ministrinë e Brendshme. Riorganizimi i mëposhtëm adresoi çështje që lidhen me kompetencën e federatës (siguria e shtetit, trafiku ndërkufitar, shtetasit e huaj, pasaportat, prezantimi dhe shpërndarja e shtypit të huaj dhe shtetësia federale).
Struktura Aktiviteti i inteligjencës dhe sigurisë u organizuan në këtë mënyrë: Pasi OZNA (Одељење заштите народа) ( Departamenti për Mbrojtjen e Popullit) u shfuqizua, veprimtaria e inteligjencës u nda midis ministrive të ndryshme federale: Ministria Federale e Brendshme nga Administrata e Sigurimit të Shtetit dhe Ministria Federale e Jashtme , Shërbimi për Kërkim dhe Dokumentim (SID) i cili mblodhi informacione politike të jashtme, sidomos nga rradhët e emigracionit në botë; inteligjenca e mbrojtjes ushtarake u trajtua nga Sektorii i II-të i Gjerealshtabit – KOS (Kontraobaveštajna služba / Контраобавештајна служба / Shërbimi i Kundërzbulimit) të Ushtrisë Popullore Jugosllave.
Kreu i shërbimit ishte i ngarkuar me detyrë thjesht të shpërndajë informacionin e kërkuar, madje edhe të klasifikuar, në komision. SDB gjithashtu po merrrte ende detyra nga Partia, megjithëse komisionit mbikëqyrës i mungonin kompetencat për të kontrolluar ato detyra. Ngjarjet e lartpërmendura minuan unitetin e SDB, e cila formuloi rregullat e veta, të pabotuara (akte nënligjore, ordinanca, etj.). Kjo e bëri të pamundur çdo protestë për shkeljen e të drejtave, pasi rregulloret ishin të paarritshme për publikun. Zgjedhjet e para demokratike me shumë parti në 1990, të cilat rritën procesin e demokratizimit, u kthyen brenda Sekretariatit Federal të Punëve të Brendshme (SSUP) dhe Shërbimit Federal të Sigurisë së Shtetit (SSDB), të cilat po luftonin për të mbajtur kontrollin mbi SDB-të individuale në republika. Kjo e fundit u përçua gjithnjë e më shumë; ishte akoma i lidhur ligjërisht me organet federale, por po bëhej i vetëdijshëm për faktin se ajo funksiononte dhe punonte në republikën e tyre të veçantë. Disa kuadro profesionistë, veçanërisht ata të “fushës së brendshme” (që merrreshin me “krahun e djathtë borgjez”, klerikët dhe lëvizjet studentore), filluan të linin shërbimin. Konflikti po shtohej, dhe arkivat SDB po shkatërroheshin sistematikisht. Në kërkimin e saj për role të reja, SDB gjithashtu filloi të kufizojë informacionin që ata po i dërgonin SSDB. Në fund të fundit, ai kufizoi informacionin e tij në shërbimet e huaja të inteligjencës. Së bashku me dobësimin e pozicionit të SSDB, u bënë përpjekje nga Shërbimi i Sigurisë së Ushtrisë Popullore Jugosllave ose KOS ( i cili organ në rradhët e Ushtrisë Jugosllave do quhej edhe OB (Organ Bezbednosti), për të forcuar fortesat e veta në republikat e ndryshme dhe në SDB-të individuale. Përpjekjet dështuan sepse ato varen nga kuadrot e nacionaliteteve të tjera që ishin ende të punësuar në SDB, por që nuk kishin qasje në bazat e të dhënave dhe nuk kishin fuqi vendimmarrëse për shkak të orientimit të tyre “jugosllav”. Dosjet e lëshuara së fundmi përmbajnë informacione për 1.800.000 qytetarë të Republikës Socialiste të Sllovenisë dhe ish republikave të tjera jugosllave, prej tyre afro 600.000 dosje ishin të formuluara për shqiptarët, sidomos ata në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi…
***
Pas kongresit në Brione, kur edhe bëhet heqja e Rankoviqit nga funksionet e tij , UDB-a transformohet në organizimin e brendshëm dhe emrohet SDB /Sluzhba drzhavne bezbednosti/, e cila me Qendër të nivelit federative jugosllav mbetet në Beograd pranë Ministrisë Federative të PB, por edhe republikat dhe krahina autonome e Kosovës krijuan Shërbimet e tyre të SDB / Shërbimi i Sigurimit shtetëror/, e që kishin zyra të detashuara të vetat nëpër komuna. Por, që të gjithë SDB e republikave dhe veprimtaria e tyre qoftë për çështjet e mbrendëshme teritoriale apo ato të punëve të jashme dhe diplomatike, kordinohej gjithmonë nga SDB Federative e Beogradit, e të cilët aprovonin ose jo ndonjë çështje që lidhej me problemet e brendëshme apo të jashme.
Përbrenda sketorëve dhe resorëve të SDB federative dhe të atyre republikane e krahinore funksiononin disa Drejtori, por më të rëndësishmit ishin Drejtoria apo sektori i II i cili merrrej me çështjet e të ashtuquajturit “emigracionit armiqësor” / por që këtë çështje të emigracionit qoftë atij kroat, serb, shqiptarë apo maqedonas, ishte e angashuar edhe SID, që ishte Shërbimi informative diplomatic/. Kurse, një rëndësi të veçantë kishte edhe sektori i analitikës sin ë nivel federative njashtu edhe në atë republican, ku bëhej përpunimi i raporteve, informacioneve, të dhënave nga burime të ndryshme nga vendi dhe jashtë, e që ishin të dobishme, relevante dhe interesante për Shërbimin në tërësi, bëheshin analiza dhe elaborate të thukëta dhe nga këto bëhej edhe informimi i shefave të SDB federative dhe të republikave, krerëve të KQ LKJ ,Kryesisë së shtetit dhe personaliteteve udhëheqëse diplomatik etj.
Është interesante që të përmendim se në kuadër të SDB të niveleve republikane dhe asaj federative ishin vë në funksion edhe një rrjet i posaçëm kuadrash të zgjëdhur për punë agjenturore, dhe vepronin si zyrtarë të lartë të autorizuar nga Udhëheqësitë politike si kuadra politik në punët e Shërbimit të Sigurisë publike /SJB/, pranë zyrave të shefave të SVR /Sekretarijateve për Punë të Brendëshme/, e që kishin kompetenca nga KQ apo organet ekzekutive të LK të nivelit federative dhe republikan, e që kordinonin punët dhe planet e fshehta, me pëlqimin e SDB-së.
Detyra e këtyre zyrtarëve të këtij rrjeti ishte që të angazhoheshin dhe punonin jashtë vendit për çështje të caktuara në përgatitjen e terrenit dhe operacioneve që ishin të karakterit TOP SEKRET e që do të kishin lidhshmëri edhe me veprimtaritë e grupeve apo personave të veçantë të evidentuar sipas kategorive dhe veprimit nga rradhët e emigracionit, ndjekjen dhe vëzhgimin e tyre, grumbullimin e informacioneve të nevojshme dhe të sferave ndryshme. Këto rrjete ishin gjithmonë në kordinim të zhvillimeve dhe të punës së tyre me operativistët e SDB, ku paralelisht vepronin edhe Shërbimi i zbulimit dhe kundërzbulimit jugosllav, e të cilët njëherit edhe bënin vlerësimin e proceseve për vendimmarrje rreth organizimit të ndonjë operacioni për rrëmbime apo atentate të personave të cilët UDB-a i mbante në evidencë si armiq kundër shtetit ose nëse ishin të kategorisë që kishin qenë të angazhuar si informatorë, e që për shkaqe të ndryshme ,,ishin larguar,, në ndërkohë, nga të tillët kërkohej ,,llogari,,! Zyrtarët e lartë të këtyre rrjeteve në zyrat e SDB, paralelisht mbanin dhe kryenin edhe funksione të ndryshme dhe pozita nën udhëheqjen politike të vendit ose të caktuar në postet udhëheqëse si nënsekretar apo ndihmësa të sekretarit republican për PB të nivelit republikan njashtu edhe ato të nivelit federative.
Si zakonisht, zyrtarët e SDB –së /UDB-së/, të të gjitha sektorëve si ata të Analitikës, Shërbimit të zbulimit dhe kundërzbulimit, apo ata të rrjetit për punë jasht vendit dhe në punët pranë konzulateve dhe përfaqësive diplomatike, e që janë marrë me veprimtari politike sekrete, për to zyrtarisht nuk shpallet ndonjë konkurs, por pranohen në vende pune sipas propozimit dhe besueshmërisë për zgjedhje nga vetë Shërbimet e fshehta të shtetit jugosllav.
Veprimtaria dhe aktivitetet e brendëshme dhe të jashme të UDB-së u përcaktuan me ,,Ligjin për punë të brendëshme,, të Jugosllavisë dhe rregulloreve dhe plan-programeve veçmas për SJB dhe SDB, e që kishin për detyrë mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve nga fushë të ndryshme, e veçmas pë rata të karakterit që mbante SDB mbi aktivitete e grupeve dhe organizatave të emigracionit, grupeve clandestine dhe dhe personave të caktuar për të cilët mbaheshin edhe dosje të ashtuquajtura ,,PPR,, ose ,,DL,, etj. Dhe mbaheshin për qëllime të caktuara operative… Duhet të cekim se UDB-A me aktivitetin e saj jasht vendit, ishte dhe bëhej në mënyrë shumë konspirative, vepronte përmes rrjeteve të saj të spiunazhit dhe kundërspiunazhit , duke vepruar tërësisht në fshehtësi të plotë. Këtu kemi edhe veprimet e saj ndaj emigrantëve qoftë me rrëmbime, kërcënime dhe vrasje, por edhe ndjekjen e personave të tjerë pavarsisht shtetësinë, nëse ishin të deklaruar si armiq të sistëmit dhe ideologjisë komuniste të Jugosllavisë.Për të gjitha këto, kryesisht kujdesej Drejtoria apo sektori i II i SDB-së duke vepruar me të ashtuquajtura ,,mjete operative,, dhe bëheshin plane dhe projekte pune ,skenar të ndryshëm dhe akuza të përpiluara për arrestime e burgosje personash të cilët kanë qënë të evidentuar në ,,listën e zezë,, të UDB-së, duke u kurdisur gjygje, janë dënuar dhe shpall ,,fajtor,, dhe vite e vite kanë kaluar në burgje ose dikur në Goli Otokun famoz, ishullin e djallit.
Ky Shërbim, pos medtodave dhe mjeteve specifike operative që ka përdor gjatë veprimtarive dhe aksioneve operative që ka ndërmarrë, ka pas edhe metodën e të ashtuquajturës: DIZINFORMACIONIN, nëse është dash nevoja që të komprometohej personaliteti dhe karakteri I ndonjë personi, atëherë është vepriuar me dizinformacione kundër tij, e metodë kjo e cila është përdorur dendur sin ë vend njashtu edhe për persona nga rradhët e mërgatës në përgjithësi, për veprimtarinë e tyre Brenda dhe jasht kufijve, duke e ,,pasivizuar,, personin deri në burgosjen e tij ose likuidim.
***
Është e rëndësishme të cekim se, edhe pse është operuar me më shumë përmbajtje sesa agjencitë e tjera të policisë sekrete në diktaturat komuniste të Evropës Lindore, UDB-a ishte megjithatë një mjet frike dhe kontrolli në krye me Aleksandar Rankoviqin, alias ,,Leka,, dhe ,,Marko,,. Pretendohet se UDB-A dhe KOS-i ushatark ishte përgjegjës për ” eliminatoret ” e dhjetra e armiqve të shtetit brenda Jugosllavisë dhe jashtë vendit ( vlerësimet rreth 200 vrasje dhe rrëmbime ) . Eliminime që ndryshojnë nga ato të Luftës së Dytë Botërore Ustashe ( fashiste ) të udhëheqësit Ante Paveliç dhe Vjekoslav Luburiq për veprime dhe aksione të fshehta në disa vende të Europës Perëndimore, sidomos në Spanjë dhe Argjentinaë, ndaj emigrantëve kroat Bruno Bushiq, dr. Jeliq etj. Madje edhe rreth disa organizatave e grupeve të mërgatës shqiptare në Austri, Turqi, Belgjikë,Francë, Gjermani dhe në SHBA, madje të disa grupeve ilegale serbe dhe kroate, të cilat si të tilla në vendet andej Oqeanit, preferonin terrorizmin në Ballkan.
Me shpërbërjen e Jugosllavisë , ai vazhdoi të punojë si Shërbimit i Sigurimit Shtetëror të Republikës Federale të Jugosllavisë , në udhëheqjen e Sllobodan Millosheviqit…
Aktiviteti i zbulimit ishte e ndarë midis ministrive të ndryshme federale :Ministria Federale e Punëve të Brendshme nga Administrata e Sigurimit të Shtetit , dhe Ministria Federale e Punëve të Jashtme nga Shërbimi i Hetimit dhe Dokumentacionit ( SID ), e cila kishte për detyrë për të mbledhur informacion politik nga të huajt ; inteligjencës ushtarake dhe mbrojtjes që ishin të trajtuara nga Drejtoria e KOS-it ( Kontraobaveštajna SLUZBA / Shërbimi i Kundërzbulimit ).
SDB / Sluzhba drzhavne bezbednosti/ në fakt, u rregullua me legjislacion të fshehtë, veprimtari e cila është përshkruar në mënyrë decide përdorimin e operacioneve speciale të SDB, mjeteve teknike dhe metodave specifike të perfeksionuara për të bërë survejime dhe ndjekje, bastisje dhe kërkime në shtëpi, përgjimet e fshehta brenda zyrave, institucioneve, firmave të biznesit, lokaleve, përgjimin e telekomunikacioneve, përgjim të fshehtë të njerëzve ,të personave të veçantë në ndjekje, përgjime telefonatash dhe komunikimi, dhe zënie të fshehur të letrave dhe dërgesave tjera në postë etj.
Me interes kryesor në SDB ishte siguria e brendshme , identifikimi dhe pengimi i aktiviteteve të ndryshme personash dhe grupesh të ashtuquajtur “armikut të brendshëm” (dmth: “borgjeze djathtiste”, klerikaliste, anëtarët e Kominformës ,si dhe nacionaliste e separatiste shqiptare). Puna dhe veprimtaria agjenturore e Inteligjencës jashtë vendit si dhe organizatat e ndryshme të mërgatës shqiptare, kroate, serbe e maqedone, gjithmonë janë konsideruar të nivelit të lartë dhe të veçantë, andaj është përndjekur me shumë interes dhe mbetej si çështje e rëndësishme, që mbahej nën kontrollin federal të SDB jugosllave.
Gjatë veprimtarisë së saj, SDB qoftë ajo e niveleve republikane, e veëmas ajo federative, gëzonin një gamë të gjerë të pushtetit, duke përfshirë fuqitë klasike policore ( identifikime , marrjes në pyetje, biseda informative dhe arrestime ), ishin gjithmonë apsolut dhe sjtet ,bi shtet në vendimmarrje për situate dhe rrethana të dedikuara.
Nga 1963 – 1974, Shërbimet e fshehta të sigurisë jugosllave trajtohen me një seri ngjarjesh politike vendas dhe të huaj. Në Jugosllavi, ka pasur konfrontimi politik si para dhe pas Plenumit të Brioneve (1966), veprime liberaliste në Kroaci dhe demonstratat masive Studentëve të majta “në Beograd në vitin 1968, Hrvatsko proleqe (Pranverakroate ) ose ” MASPOK” në Kroaci në vitin 1971, një inkursion i një grupi të armatosur të nacionalistëve kroat ( Radushë, 1972) , dhe një ringjallje të nacionalizmit në Kosovë , Serbi, Maqedoni dhe Slloveni . Por, gjithësesi, si ngjarja më e rëndësishme jashtë vendit ishte pushtimi i trupave të Traktatit të Varshavës në Çekosllovaki në vitin 1968, kur pasojnë madje edhe demonstratat masive shqiptare në Kosovë. E më pas, vijnë demonstratat e vitit 1981.
Shërbimi i Sigurimit Shtetëror ( SDB ) është përcaktuar me ligj si një shërbim profesional në kuadër të Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme ( RSUP ) . Natyrisht , shumica e kompetencave të saj ka mbetur brenda institucioneve federale , siç përshkruhet nga Akti mbi Trajtimi Punëve të Brendshme në kompetencë të organeve Federale Administrative ( e vitit 1971), e cila përcaktohet se Sekretariati federativ i punëve të brendshme të koordinuar punën e SDB në republika dhe krahinat, janë veprimtari reciproke e zbulimit dhe kundërzbulimit me atë Federativë të SSUP, të nëshkruara nga Tito dhe Franjo Herleviqi.
Spiunazhi jugosllav !
…Në përgjithësi, duke shtjelluar disa aspekte dhe fenomene nga sferat e spiunazhit jugosllav dhe agjenturës që ishin në komandën dhe kontrollin e dy Shërbimeve specifike: KOS-it dhe UDB-së. Por, që spiunazhi njihet në botë si profesioni i dytë më i vjetër në rruzullin toksor. Qysh nga kohët e lashta, deri në ditët e sotme, shoqëria, shtete, institucione të ndryshme, organizata qeveritare dhe joqeveritare, ndërmarrje private, klerikë dhe individë të profesioneve të ndryshme etj. i ka përdorur dhe kanë përdorur spiunazhin si mjet për të manipuluar, vjedhur, sabotuar informacione dhe interese nga më të ndryshmet. Padyshim se, sidomos spiunët klerikë janë ndofta njerëzit më të çuditshëm në botë. Pa ta nuk bëjmë dot, por të gjithë i urrejnë. Në saje të spiunazhit dhe spiunëve UDB-a dhe KOS-i jugosllav i viteve të rrrënuara komuniste, kanë zhvilluar rrjete, operacione dhe aksione të fshehta, sidomos ndër shqiptarët dhe me shqiptarë, madje duke i infiltruar edhe në qarrqe dhe rrjedha konspirative të organizatave, grupeve të emigracionit shqiptarë, duke survejuar dhe spiunuar përmes informatorësh sekret edhe në kryesitë e Komitetit “Shqipëria e lire” “Vatrës”, “Legalitetit” , ‘Lidhjes së Prizrenit” , “Lidhjes Kosovare”, “ Partisë agrare” etj në Çikako, Njujork, Detroid, Boston, Kaliforni, Australi dhe Zelandë të Re dhe jo vetëm. Kështu ka vepruar UDB-a edhe me emigracionin kroat duke zhvilluar rrjete agjenturore edhe ndaj Dr. Jeliqit etj. Nuk do mend, përmes spiunazhit të hershëm dhe atij modern janë fituar luftëra, perandori të mëdha janë gjunjëzuar, janë shkatërruar jetë personalitetesh të shquar politik në etapa dhe epoka të ndryshme që nga koha e CHEKES, NKVD, UDB-së, SIGURITATE, MOSSADIT etj. janë viktimizuar jetë njerëzish, por dhe janë shpëtuar në të njëjtën kohë në aspektin masovik. Sidomos UDB-a, siduket e ka pas në natyrën e saj aspektin e fshehtësisë dhe konspiracionit duke fshehur brenda për brenda në analet dhe arkivat e saj fenomenin e asaj që është dashur të dinin gjithçka dhe çdo gjë që ishte secrete në shpirtin dhe mëndjen e njerëzve, të dinin diçka që të tjerët duan ta kenë sekret, qoftë në aspektin individual ose kolektiv.
Nga 1963 – 1974 , shërbimet e fshehta të sigurisë trajtohen me një seri ngjarjesh politike vendas dhe të huaj . Në shtëpi , ka pasur konfrontimi politik si para dhe pas Plenumit Brioni (1966) , flareups liberale dhe demonstratat masive Studentëve të majta “në Beograd në vitin 1968 , Hrvatsko Zenicko (Pranvera kroate) ose “MASPOK” (lëvizja masive) në Kroaci në vitin 1971, një inkursion i një grupi të nacionalistëve (Radushë, 1972) , dhe një ringjallje të nacionalizmit në Kosovë , Serbi, Maqedoni dhe Slloveni. Ngjarja më e rëndësishme jashtë vendit ishtepushtimi i trupave të Traktatit të Varshavës në Çekosllovaki në vitin 1968 .
Këto ishin rrethanat në atë kohë akti i parë për çështjet e brendshme të republikave të veçanta u miratua në vitin 1967 . Sipas këtij akti , punëve të brendshme u trajtuar drejtpërdrejt nga organet administrative komunale dhe sekretariatet e punëve të brendshme të secilës republikë apo nga organet e tyre provinciale . Kjo ishte hera e parë që nga viti 1945 që republikat fituar kontroll dhe ndikim më të madh mbi organet e tyre të sigurisë individuale dhe shërbimet e sigurimit të inteligjencës .
Shërbimi i Sigurimit Shtetëror ( SDB ) është përcaktuar me ligj si një shërbim profesional në kuadër të Sekretariatit Republikan të Punëve të Brendshme (RSUP). Natyrisht , shumica e kompetencave të saj ka mbetur brenda institucioneve federale, siç përshkruhet nga Akti mbi Trajtimi Punëve të Brendshme në kompetencë të organeve Federale Administrative ( 1971), e cila përcaktohet se sekretariati federal i punëve të brendshme të koordinuar punën e SDB në republikat dhe krahinat . Hapa të mëtejshëm janë marrë me transformimin e administratës shtetërore , miratimin e Ligjit Federal për Administratën Shtetërore (1978) , dhe Akti i Republikës ( 1978) . Akti i adoptuar mbi punët e brendshme ngarkuar Sekretariatin Republikan të Punëve të Brendshme (RSUP) me çështjet e sigurisë shtetërore, të cilat më pas u bë çështje RSUP dhe nuk janë dhënë trajtimin e veçantë ” në RSUP ” . Kjo rezolutë mbeti në fuqi deri me 1990 modifikimet e aktit në punët e brendshme.
Tradhtia e UDB-së dhe rrjetet shqiptare!
… Gjenerali i spiunazhit botëror Kim Filbi lindi në Indi, koloni e Anglisë; djalë pak rebel, bëri avantura të çuditshme spiunazhi dhe vdiq në moshen 76 vjeçare në Moskë në vitin 1988.
Nuk ndërronte mendje kollaj dhe qëndrimin e vet e kishte deklaruar: “Urrej fashizmin deri në vdekje dhe varrin e dua në Rusi”. Më 1929 në Angli erdhën në fuqi laburistët, vit që shënoi edhe vendosjen e marrëdhënieve mes Bashkimit Sovjetik dhe Anglisë dhe ky vit shënoi edhe fillimet e një simpatie te anglezët ndaj revolucionit rus e B.S. Modeli sovjetik po simpatizohej deri aty sa shumë të rinj intelektualë, përfaqësues të shtresave të pasura, kishin nisur të përbuznin jetën e tyre mondane e të shfaqnin shenja rebelimi ndaj klasave të pasura.
I tillë ishte edhe Kim Filbi që, duke u ndjerë afër ideve të komunizmit, u bë anëtar i një shoqërie tepër sekrete ku aderonin mjaftë të rinj të tjerë disa prej të cilëve hynë në listat e KGB-së.
Kim Fildi u vu nën shërbimin sovjetik, gjithnjë i vëmendshëm e besnik për çështjen e revolucionit botëror. Në Austri, ku gjermanët ishin ulur këmbëkryq, ai pa me sytë e veta ç’masakra bënin nazistët, imazhi i të cilave la gjurmë të thella në shpirtin e djaloshit. Mjaftë i vëmendshëm e kurajoz ai ndiqte përparimin e nazizmit nëpër Evropë.
Në Austri u njoh me Licin, një vajzë hebreje me të cilën u dashurua dhe ndikimi i saj anti-Hitler ka qenë jo i paktë te agjenti i ri, shpirti i të cilit ishte përmbytur nga idetë komuniste. Për gjashtë vjet rresht çifti i ri forcën, kurajon, energjitë i vuri në shërbim të luftës kundër fashizmit, kësaj murtaje që s’po përmbahej as tej Gjermanisë. Kur Lici ishte në listat e atyre që do të arrestoheshin, ajo iku në Angli, ku mori edhe nënshtetësinë angleze e që edhe në vendin e ri, çifutja e re dhe e shkathët si një zhivë u vu në kontakt me partinë komuniste angleze duke e vënë përfundimisht të shoqin në shërbim të komunizmit sovjetik.
Rekrutit të ri plot talent iu besua detyra e ngritjes së një rrjeti më të gjerë që do të viheshin nën shërbimin rus dhe këtu del Gij Bërgesi, takimi me të cilin u krye në një klub të Londrës ku u fol se nëse gjendeshin elementë fashistë që kishin mundur të filtronin mes rradhëve të komunistëve britanikë.
Por duke patur frikë nga e kaluara e tij si simpatizant i lëvizjes komuniste, mendoi t’i braktiste ato, të fshihte dosjen e vet dhe duke shfrytëzuar diplomat që zotëronte, aftësitë e tij si gazetar, njohjet dhe lidhjet e babait me njerëz të sferave të larta, arriti të krijojë lidhje në shoqatën anglo-gjermane deri atje sa Gebëlsit, atëherë ministër i propagandës në Gjermani, iu propozua që Filbi mund të punonte në Berlin.
Dhe vajtja në Gjermani sigurisht solli njohje të mëdha duke rritur kështu besueshmërinë e rusëve ndaj emrit të tij. Ai mundi të sigurojë disa emra prapa të cilëve ishin elementë nazistë që operonin në klasën politike dhe administratën e lartë britanike. Por Filbi pati synime më të larta: zbuloi se së shpejti në Spanjën e Frankos do të plaste lufta civile e që më pas atij iu besua Spanja duke infiltruar kështu në rrethin e ngushtë rreth Frankos. Sërish ai vuri në shërbim njohjet e babait i cili tashmë pati menduar se i biri e kishte braktisur komunizmin dhe tani i interesonte vetëm gazetaria.
Por arritja në Spanjën e ndezur nga lufta solli një incident që për pak do ta kishte varrosur Filbin; iu gjet në xhep një kod dhe ai shfrytëzoi madhështinë që të jep një çast i vetëm, por i madh. Pak hapësirë, një sekondë dhe ai mundi të gëlltiste një copë letër… Dhe gjithçka më pas në Spanjë foli për të. U plagos në një aksident, ndërsa shkonte si një gazetar në një front lufte e Frankoja e dekoroi. Filbi këtu ishte bërë me krahë. Ai po depërtonte tani në rrethin e ngushtë të Frankos e prania aty i siguronte jo pak të dhëna të cilat fluturonin drejt Moskës. Këtu, siç del më pas nga dokumentet e KGB–së Filbi ka propozuar vrasjen e Frankos, por që s’kishte gjetur miratim në qendrën e vet në Moskë. Të tjera rrugë e afronin me rrethin e Frankos. Gruaja e një baroni anglez, një femër me rëndësi në sferat e larta të shoqërisë u bë e dashura e re e Filbit.
Kjo marrëdhënie rriti mjaft vlerat e tij si agjent, por prishi familjen. Lici tashmë i kishte kuptuar marrëdhëniet e të shoqit me të. Ata nuk u grindën kurrë e gjer në fund mbetën miq të mirë. Qendra sërish kërkonte të tjera prova nga Filbi. Atij i duhej të hynte në shkollën e kodeve e të shifrave ku iu besua detyra e instruktorit, ku ai shpalosi vlerat e një profesionisti ku tharmi e intuita ishin në shkallën më të lartë.
Fliste shumë gjuhë, njihte mirë shtetet e Europës që bënin politikën e madhe, inteligjent e profesionist. Lidhja e re martesore i siguroi të drejtën që ai t’i hidhte një sy dosjes së shumë agjentëve që luani i deteve- Anglia- kishte kudo nëpër botë. Kur lista u shfaq në zyrat e KGB-së shumëkush nuk u besoi syve. Atje kishte kode që duhej deshifruar. Çdo agjent kishte pesë shifra ku përfshihej vendqëndrimi dhe kodi i tij. Dhe lëvizjet e tij nëpër Spanjë u sollën agjentëve gjermanë që vepronin në këtë vend dëme të mëdha, ku veprimtaria gjermane anti-Britanike kishte bazën e vet në Spanjë e që lëvizja e fundit e Filbit drejt kësaj të fundit i solli dëme të mëdha Gjermanëve.
Filbi ishte truri i spiunazhit evropian. Aleanca Atlantike e pa qartë se Hitleri po thyhej e duhej sabotuar komunizmi në Bashkimin Sovjetik. Agjentë të shumtë zbarkuan, por shumica binin në duart e trupave te kuqe. Ishte e qartë; spiunët rusë lajmëronin gjithçka.
… Pas këthimit nga Amerrika, shkoi në Bejrut si gazetar dhe që andej më 1963 u vendos në Moskë, ku vitet e fundit i kaloi i vetmuar, por kurrsesi pasiv; përgatiti biografitë e plota për shumë agjentë sekretë, merrrej me problemet më specifike të shërbimeve secrete. I rrethuar nga miqtë e tij të shumtë, më 10 maj të vitit 1988, heroi më emblematik i spiunazhit sovjetik, gjenerali më i famshëm i kundërzbulimit, intelektuali i rangut të lartë, aspiruesi më i devotshëm i idealeve komuniste, vdiq. Varrimi i tij ish madhështor, siç ishte edhe vepra e emri i tij për Rusinë.
Në kohën kur ishte me detyrë në Uashington si ndërmjetës mes shërbimeve sekrete britanike dhe atyre amerrikane, Filbi tradhtoi operacionin sekret të dërgimit të qindra shqiptarëve nga rradhët e emigracionit të cilët bënin pjesë në organizatën “Lidhja e Prizrenit” të Xhafer Devës, një numër prej tyre sipas “zgjedhjes” së mbretit Zog dhe të tjerë, të cilët trajnimet i kishin bërë në bazën anglo-amerrikane në rrëza të izuluara të Kaizersllauternit të Gjermanisë të quajtur “ Kompania 4000” , madje edhe në poligone secrete afër Brit në Itali, të nisur me plan për të përmbysur regjimin komunist të Enver Hoxhës.Por, ku ishte e përzier edhe spiunazhi jugosllav, KOS-i dhe UDB-a, rrjetet e të cilave vepronin në disa vende të Perëndimit dhe në SHBA, ku nuk mungonin as agjentura e KGB-së ruse, Stasi, ajo angleze dhe italiane…Por, edhe spiunazhi izraelit: Mossad !
Filbi tregon se informacionet për kohën dhe vendndodhjen e të ashtuquajturve diversantë ia kalonte KGB-së sovjetike dhe kjo e fundit më pas Sigurimit të Shtetit në Tiranë dhe UDB-së në Beograd.
…Në këtë kontekst duhet të përmendim edhe faktin se në rradhët e UDB-së dhe KOS-it jugosllav kominternist të regjimit të viteve të rrrënuara komuniste bëheshin analiza të rrepta rreth fenomeneve të spiunazhit politik, sidomos Brenda qarrqeve të grupeve, organizatave të emigracionit shqiptarë dhe gjithë diasporën ku vepronin shqiptarët, duke bërë edhe kombinime operative dhe zhvillimin e aksioneve të veçanta dhe të një praktike me experience të veçantë, duke angazhuar persona të trajnuar të spiunazhit, edhe nga vetë rradhët shqiptare… Madje edhe Sigurimi i Tiranës dhe UDB-a e Beogradit, kishin edhe agjentët e tyre të formatit jo si Kim Filbi, por gjendeshin të angazhuar edhe Brenda rrdhëve të mërgatës, e cila në shumën e resteve kontrollohej nga UDB-a përmes agjenturës së instaluar në organizatat kroate të Dr. Jeliqit etj. ku figuronin edhe persona si agjenti “007” në Beograd, Zagreb, Sarajevë, Shkup apo edhe në Prishtinë në relacion me Shqipërinë, ishte e veçantë “posta e vdekur” për komunikim spiunazhi, ku sidomos vepronte një “linjë” nga Zhuri dhe Dragashi, një tjetër shkonte drejtë fshatit Qajë diversanti me pseodonimin “Majeri” ose rrjeti nga Dibra me Bulqizë dhe Lurë kun ë dy krah vepronte Stafë Lleshi ( nip I Haxhi Llehit). Kurse nga Struga, nisjet i bënin nga fshati Frëngovë kun ë atë kohë, sheaf të UDB-së dhe Llazar Mojsovi “shtabin” e tyre e kisin tek shtëpia e “Gjylos” rrëzë malesh që lidheshin me sukat e Malit Dajtidhe kodrinat e fsh. Rrajcë etj.
…Histori dhe fate tragjike njerëzish dhe operacione të fshehta do të vazhdojnë me vite e dekada gjatë epokës komuniste dhe të Luftës së ftohtë në shtigjet e Ballkanit !
Gjersa UDB-në jugosllave në republikën e Maqedonisë, fillimisht drejtonhej nga Ilisie Popovski “Marko”, Cvetko Uzunovski me nofkën “Abaz”, Arizan Mesterovski-Marçe etj.. Degët e UDB-së në Kosovë dhe Maqedoni i udhëhoqën edhe shumë shqiptarë, të cilët u angazhuan sidomos në përndjekjen dhe likuidimin e grupeve te armatosura shqiptare, veprimtarë të rezistencës, një pjesë e të cilëve fshiheshin në male për të shpëtuar gjallë nga likuidimet e UDB-së, u arratisën dhe emigruan në grupe matanë kufirit, në Greqi dhe Itali, ndërsa të tjerë u vendosën edhe në Amerrikë apo në shtete të Europës Perëndimore, si Franca, Belgjika, Gjermania etj..
Dhe, në këtë kontekst, pikërisht këtu, dua të hedh dritë mbi vëzhgimet që UDB-a i bënte emigracionit politik, më pas edhe atij ekonomik shqiptar, në disa vende të Europës Perëndimore, përtej oqeanit, të cilët ishin angazhuar seriozisht me mish e me shpirt për çështjen kombëtare.
Njashtu vlenë të shkruaj për udhëheqësit e disa organizatave dhe partive shqiptare nga radhët e emigracionit, e të gjitha këto i kam nxjerrë nga dosjet voluminoze të shërbimit sekret të UDB-së jugosllave, duke shfrytëzuar këtu edhe shumë materiale operative, që janë origjinale, e që i kam marrë, ose më mirë të them se i kam grabitur, gjate viteve 1969-1974 duke i nxjerrë nga arkivi sekret, kur kam punuar si operativ në sektorët e shërbimit të SDB-së për Maqedoninë, në Shkup ( dhe një pjesë të tyre ua kam dorëzuar CIA-s amerrikane me rastin e arratiusjes sime në SHBA, ose një pjesë janë zhdukur me rastin e arrestimit tim më 1981)….
Dosjet e fshehta të UDB-së për emigracionin shqiptar përtej oqeanit, në SHBA, janë një kontingjent i tërë dhe arkiv me vlerë të veçantë që ruhet në kasaforta çeliku të blinduara dhe me siglën “strogo pov” (tepër rezervat), ka një rëndësi të madhe për historiografinë shqiptare, aty kushdo mund të shkruaj libra të tërë dhe studime mahnitëse nga sfera e historisë dhe sociologjisë….
Shqipëria si shtet dhe shqiptarët si komb në të gjitha Trojet Etnike kanë një histori shumë të bujshme, por edhe mjaft tragjike në të gjithë hapësirën e Gadishullit të Ballkanit, ndaj edhe nga pikëpamjet shoqërore, ekonomike e politike dhe rrethana të tjera shqiptarët janë trajtuar si popull i prapambetur dhe i sunduar, i përçarë dhe i shkelur nga shumë regjime ndër shekuj, nga sulltanë e carë, nga mbretëri e armiq të huaj….
Të gjitha këto fakte e kanë detyruar shqiptarin të merrrte rrugët e emigracionit nëpër botë. Populli im i syrgjynosur, ndër shekuj është shpërngulur, i detyruar të braktisë vendlindjen vetëm për të mbetur gjallë. Këtë fakt e njeh historia, por nëse kësaj i shtojmë edhe faktin tjetër se i huaji gjithnjë e ka vënë në loje fatin e shqiptarëve duke stimuluar grindje të ndërsjella, përplasje të çuditshme, që ishin e janë strategji e tij për interesat e veta, ndërsa shqiptari vazhdon të vijë vërdallë tragjikes së tij, të cilën e njeh gjithë bota…
(VIJON…)