UKSHIN MORINA: KRITIKA DHE ANALIZA PËR KRIJUESIT E RI SOT

Tiranë, 26. 07. 2014 – I ndodhur dhe i gjendur në një rrjet të madh social siç është sot “FB” po shfrytëzoj rastin për një komunikim më të gjerë me publikun, duke u munduar të ndaj me ta problemet, shqetësimet, dëshirat dhe ëndrrat që prekupojnë çdo artist, çdo krijues në përditshmërin e kohës sonë. Duke parë vërshimin e madh të botimeve sot natyrshëm më lind pyetje: A kemi ne të drejtë të ndërhyjmë dhe deri ne ç’masë në punën dhe artin e tjetrit?
Unë mendoj se cilido prej nesh ka të drejtë të japi mendime, ide dhe sugjerime për ato që janë të publikuara nga shoqëria jonë e civilizuar, pa menduar nëse dikush ndihet mirë apo ndryshe nga kjo dhe që s’mund të sugjeroj askënd se si ai/ajo shprehet në një analizë a koment letrarë dhe se nuk është në detyrën time ta bëjë unë këtë.
Ҫdo njëri prej nesh ka një faqe me të dhënat e veta të sakta (këtu e kam fjalën për njerzit që merren me art dhe letërsi të mirfilltë dhe pranojnë që krijimet e veta t’i bëjnë publike) e cila nuk është thjeshte një faqë që i përket vetëm atij, ndryshe s’do mund të funksiononte, s’do të mund të ketë jetë një krijimtari pa sugjerimet dhe kritikat e miqve.

Sot mendimet dhe idetë e njerzëve janë të ndryshme. Ata dallohen për nga shkalla e formimit, kualifikimit, kultura sociale, shkolla, shoqëria, shpirti dhe morali që ata/ato kanë fituar gjatë jetës së tyre e për rrjedhojë ata s’mund të jenë të gjithë të dalë prej një këllifi.
Unë përsonalisht pranoj mendimet ndryshe, kritikat dhe vërejtjet e miqve kur ata vijnë jo vetëm nga profesionistët dhe specialistët e fushës përkatëse, por edhe prej lexuesve të thjeshtë, të cilët janë dhe mbeten pasuria dhe vlera më e madhe pa të cilët arti jonë s’do të kishtë jetë.
Ata janë sot pjesa me fluide e shoqërisë të cilët përqafojnë ose hedhin tutje atë që ne prodhojmë, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos injorojmë me pavetëdijen tonë.
Xhelozia, smira dhe injoranca po agravohen gjithnjë dhe më shumë në artin tonë sot, duke mos ditur se bota e madhe e artit është një hapsirë e madhe qiellore dhe ka vend për të gjithë ne.
S’ka pse dikush të ndihet keq nëse një yll i ri shkelqen më shumë në hapsirën e madhe të kosmosit, përkundrazi ai duhet t’i gëzohet fatit që prej rrezeve të tij, merr jetë dhe vet.
Ndërsa lexojmë sot nëpër rrjetet sociale fare lehtë bie në sy vërejtjet e të ashtëquajturve “Të zotët e artit” A është kjo e drejtë?
– A mundet që një kritik i madh arti të sugjestionojë me dhjetra krijues të rinjë të cilët kanë marrë inisiativën për të krijuar?
– A mundet që një kritik i madh arti të fshijë me një të rënë të lapsit gjithë punën e madhe që bëjnë sot krijuesit që po përpiqen të mësohen në fluturim?
– A është kjo e drejtë?
Unë mendoj se para se ta kontestojmë një vepër letrare më parë duhet ta lexojmë atë.
Askush s’duhet nënvlersuar dhë nënçmuar sot pse dikush ka në dorë mjetet e informimit publik, paranë e mjaftueshme për të hedhur gurë mbi çatinë e një ndërtese të sapongritur të tjetrit.
Kjo nuk është kritika e mirfilltë e njerëzve të ndershëm, pasi që krijuesit e rinjë sot duhen mbështetur, përkrahur dhe të sugjerohen se si është më mirë për ta.
Askush nga ato që sot lexojmë me ëndje s’kanë shkëlqyer në fillim, por me kalimin e kohës, me mbështetjen dhe përkrahjen e kritikës letrare janë bërë për lexuesin të njohur dhe pjesë e pandashme e tyre.
Asnjërit prej nesh s’besoj se mund t’i bëhet pengesë krijimtaria e tjetrit, përkundrazi duke parë dhe lexuar tjetrin mund të mësojë dhe të përfitojë më shumë në përmirësimin e vetvetes.
Unë jam dhe mbetem në mbështetje të çdo njërit që merr penën për të shkruar vargje, por jam armik i përjetshëm i atyre që abuzojnë me artin. Nuk lejoj dhe këtu më së shumti duhet që kritika letrare, redaktorët, botuesit të mos mundësojnë botimin e askujt që sështë pronë e tija.
Jam dhe mbetem kundra atyrë që shfrytëzojnë dhe abuzojnë me fondet publike, duke organizuar manifeste “përqeshse” letrare të cilët i afrojnë publikut antivlera duke e larguar atë gjithnjë e më shumë nga leximi i librave dhe gazetave.
Jam dhe mbetem kundra atyre që për shkaqe imorale botojnë dhe promovojnë zhgarravina duke lënë jasht vëmendjes krijues të denjtë dhe më vlera të rralla letrare.
Jam dhe mbetem kundra nepotizmit në art, i cili gjithnjë e me tepër po bëhet pengesa më serioze për shoqërinë e shëndoshë.
Frenimi dhe ndalesa e k’tyre fenomeneve do të jetë në shërbim të vlerave dhe se të gjithë ne duhet të bashkohemi me gjithë shpirt për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë abuzimit me artin, mundësi kjo e vetme për të afruar më tepër lexuesin me letërsin vendase.

***
KUSH ËSHTË UKSHIN MORINA

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura