UNЁ DHE „KOKЁQYPI“ IM!

Unë dhe “kokëqypi” im!

Nga Prof. Enver N. Rexhaj

Nganjëherë mendoj se gjuha shqipe nuk është thjesht një mjet komunikimi, por një mënyrë shumë kreative për të më përshkruar mua.

Sepse, po ta them të drejtën, në fjalorin e saj gjendet një mbiemër që më rri si i qepur “kokëqyp”.

Nuk është se jam gjithmonë i tillë… por ka momente. Ato çastet kur dikush më shpjegon diçka të thjeshtë dhe unë e marr me një seriozitet të thellë, sikur po zgjidh një mister të madh të universit. Ndërkohë, përgjigjja rri aty, para syve të mi, duke më parë me ironi.

Ka edhe raste kur kapem fort pas një ideje time, aq sa edhe vetë filloj të dyshoj: a jam këmbëngulës, apo thjesht një “kokëqyp” me bindje të forta?

E bukura është se kjo fjalë nuk të rëndon. Ka një lloj ngrohtësie brenda saj, një buzëqeshje të vogël që të thotë: “po mirë, je pak kokëqyp… por je i yni.” Dhe ndoshta për këtë arsye, nuk më vjen keq ta pranoj.

Në një mesjavë pranverore, kur gjithçka duket pak më e lehtë dhe më e qetë, e kuptoj se edhe këto “të meta” janë pjesë e imja. Sepse në fund të fundit, ndoshta nuk është problem që ekziston kjo fjalë e papërkthyeshme…

Problemi është që unë i plotësoj kaq mirë kriteret e saj!

***

Zëri që zgjon heshtjen

Poeti sheh përtej çdo kohe,

ku heshtja fsheh njē tjetēr dritē,

me muzë shpirtin e udhëzon

drejt botëve qē s’i sheh çdo njeri.

*

Nuk endet kot nē ēndrra tē lehta,

as humbet në mjegull fjalësh,

por prek thelbin që fle thellë,

dhe e zgjon me zjarr vargjesh.

*

Ai i jep jetē asaj qē shuhet,

ndez shpresē nē shpirt tē ngrirē;

mes arsyes dhe paarsyes

gjen një kuptim te vërtetë e të dlirë.

*

Poeti mbetet dritē e rrallē,

që s’shuhet kurrë në këte botë

një zë i heshtur, por i gjallē,

që zgjon shpirtin me çdo notë.

_____________

SINQERITET PA PUBLIK!

Nga Prof. Enver N. Rexhaj – Prizren, më 10. 02. 2026

https://pashtriku.org/sinqeritet-pa-publik/

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura