Tiranë, 17. 12. 2013 – (Shënime për librin “Herezia e madhe“ të Moikom Zeqos, Helga’secrets, 2013) – Me botimin e librit të fundit “Herezia e Madhe” mbiquajtur si “Post scriptum poeti”, unë nga përmbajtja dhe ngarkesat estetike-emocionale që përmbajnë, do ta quaja një blen i vazhdimësisë të “Centaurit të fundit”dhe të “Orëndreqësi qiellor”.
Me të drejtën time them se është ngritur mbi themele të traditës, një panteon me kapriata të reja, strukturë të re, në lirizmin shqiptar.
Poezia lirike që rrezon në të është sa moderne aq dhe me gene trashëgimie nga tradita shekullore botërore. Rimimi dhe muzikaliteti i vargut vjen në një alter-ego me qëllimin dhe mendimin për të cilin shkruhet poezia.
Krijohet një raport barazpeshues, ndaj nuk jam dakord me mendimin e Sulejman Matos, me përcaktueshmërinë “neo-futurizëm”.
– DR.MOIKOM ZEQO –
Çdo gjë klasike aty mund të ketë por neo-futurizëm, me fluturime pindarike në to nuk ka. Në këto poezi modernja vjen e natyralizuar, në tokësore, pavarësisht se në cilën pjesë të kësaj toke, qenësi globale, bashkëjeton në pakohë, vjen si ekstrakt filozofik i saj, ku materia dhe mijravjeçar ringjallet në këto poezi dhe bashkëjeton në mesin tonë.
Në këtë proces rimishërimi në luftë me ”cyberian” në qoftë se nuk menaxhohet mirë kjo botë, thirrmon poeti, na vihet një pikëpyetje e madhe, gati-gati apokaliptike për dashurinë dhe universialitetin e saj.
Si produkt i kohës larguar nga realiteti e kthyer si “konserva marketi”.
Por ky universialitet dashuror për jetën, kjo lloj poezie e një lirizmi shumëdimensional, në shuminë e saj, tek lexuesi, ka hapur shumi dritaresh të konakut artistik.
Poezia vjen pa komplekset e post moderrnitetit filo-hermetik, duke implementuar vargun posmodern, duke bërë më programitik e të mirëkontrolluara nga ana ndjenjësore. Një poezi e tillë lirike përfton në koncept, botën e pacak.
Në poezitë “Herezi e Madhe”, “Meshë e zezë”, “Ftesa si letër bixhozi”, “Nga qënia në mosqënie”, “Shegë në shpirtin e Gogonit”, “Kompiuterat, kafshë surrealiste” dekodohet jeta sociale, kulturore, arti i të shkruarit shqiptar e botëror nër vite të pakohë, duke krijuar një interferim ndërmjet tyre në ardhjen në rrafshin global.
Libri i fundit përshkohet nga shumë parabolash të cilët bashkëciklojnë yjësitë poetike, shtrirë me metafora që lakmojnë drejt një diskursi biblik, mitik sa qiellor aq edhe tokësorë.
Në tërësinë e tyre, në ato enët komunikuese të parabolave, kapërcehen ato zgiqe historike, zhvillim shoqërore, ndriçohet historigrafia enciklopedike e këtij kombi ndër shekuj duke krijuar një prirje enciklopedike brenda një teksti poetik, veçori dhe risi fondamentale e moikomianës krijmtari.
Në anën tekstuale, në këtë estetike, ka një lidhje permanente ndërmjet prozës brilante mozaikiste, poezisë ekselente me inteligjencën e saj si një domosdoshmëri kohore, ogur i mirë në largimin nga provincializmi që po i merr frymën letërsisë akoma nën nocione estetike soc-realizmi.
Le ta bekojmë një poezi të tillë me urime të përbashkëta me kupa Shën Grali.