VOTA PËR ELHAIDA DANIN ËSHTË VOTË PËR KULTURËN SHQIPTARE, ËSHTË VOTË PËR PREZANTIMIN TËND SI SHQIPTAR NË BOTËN E ARTIT – PRANDAJ VOTO DHE NDERO VETEN!

Pashtriku.org, 04. 05. 2015 – Elhaida Dani, përfaqësuesja e këngës shqiptare në Evrovizion 2015 (që mbahet më 19 maj 2015 në Vjenë të Austrisë), gjatë qëndrimit të saj në Maqedoni u takua edhe me Bardhyl Mahmutin, autorin e librit «Mashtrimi i madh». Elhaida Danit i intereson çdo gjë që ka lidhje me shqiptarët dhe rrjedhimisht edhe me tragjedinë që përjetoi populli i Kosovës përballë politikës së gjenocidit.  Vlerat e mirëfillta artistike dhe shkencore duhet të ngadhënjejnë. Gara për Këngën e Evrovizionit është indikator i mobilizimeve për të zgjedhur vlerat e vërteta artistike. Vota e shqiptarëve në të gjitha shtetet e Evropës mund të bëjnë që artistja e madhe shqiptare të zërë vendin e merituar. Ajo është më e mira dhe e meriton fitoren. Por, ajo ka nevojë edhe për votën e çdo shqiptari. Vota për Elhaidën është votë për kulturën shqiptare, është votë për prezantimin tënd si shqiptar në botën e artit. VOTO DHE NDERO VETEN!

======================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura