SADIK BLAKAJ SIPAS IBRAHIM KELMENDIT „JE I PASTËR SI LOTI“!

Nga Xhafer Durmishi 

Pashtriku, 25 shkurt 2021: Daut Demaku: “Dimensioni politik i romanit “Atentatet” është aq i thellë dhe aq domethënës sa iu mbetet studiuesve të rinj që ta zbërthejnë në qetësi, sepse brumi është aq i vërtetë, aq konkret dhe aq i bollshëm sa mjafton për gatime të të gjitha veprave politike, juridike, kriminalistike, psikologjike…” (Prishtinë, 26 gusht 2007, www.pashtriku.org)

Pseudonimet e personazheve te libri „Atentatet“
Mirani – Ibrahim Kelmendi
Sadi Bakaj – Sadik Blakaj
Vasili – Hysen Gega
Nazim Ramazani – Nami Ramadani
Nesim Guri – Nezir Gashi
Fahriu – Faridin Tafallari

Banesa dhe adresa e Nami Ramadanit, prej të cilës Hysen Gega niset drejt e në kurthën e UDB’së Serbe:
Nami Ramadani
Karlsbaderstr. 12
7300 Esslingen

Citati, në kornizë, nga letra e Ibrahim Kelmendit dërguar Sadik Blakajt është marrë nga libri i Faridin Tafallarit, Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 407.
Citatet tjera janë nga libri i Ibrahim Kelmendit, Atentatet, Prishtinë, 2007.
“Në prag të Vitit të Ri 1981 Vasili i telefonoi Miranit që të shkonte tek ai në Esslingen. Nuk ia tregoi arsyen konkrete, por i tha se e pret te Nazimi. Vasili kishte vendosur të shkonte në Kosovë. Para se të nisej donte të takohej me Miranin. Të premtën pasdite, sapo Mirani arriti në Esslingen, shkoi në banesë të Nazim Ramazanit, që vinte nga rrethi i Tetovës. Aty Mirani, pos mikpritësve, gjeti Sadi Bakajn. Përballimi fizik me të e hutoi, sepse vazhdimisht e kishte refuzuar kërkesën e njerëzve për ta takuar. Mirani e mbante mend vëllanë e Sadikut, Ramën, si patriot të devotshëm. Ai ishte njëri nga bashk – organizatorët kryesorë të demonstratës në Pejë, në nëntor të vitit 1968. Atëherë Mirani ishte katërmbëdhjetë vjeçar dhe dallimi në moshë nuk e kishte penguar të njihej mirë me Ramën. Në vitet e pastajme edhe Sadi Bakaj kishte bërë emër si student i mirë në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në drejtimin për gjuhë dhe letërsi shqipe. Njëherit përflitej si për një qejflinj. Pastaj ishte hedhur edhe në aventura të tjera, në bixhoz, degjenerim e pija, që rëndom çonin drejt koketimit me struktura të UDB’së. Edhe të afërmit kishin filluar ta përflisnin.

“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
Para daljes se Sadiut në Perëndim ishte sajuar një arratisje e tij nga burgu i Gjilanit. Patrioti veteran Nesim Guri, nga fshati Gërkoc i Pejës, i cili ishte në farefisni me Miranin, ishte informuar për daljen e tij nga burgu i Gjilanit dhe prej andej në Perëndim. Këtë informim Nesimi e kishte nga Rama, me të cilin ruante marrëdhënie e miqësi prej vitesh.” Atentatet, f.175-176
“Nesimi menjëherë ishte shqetësuar se mos Sadiu po dërgohej nga UDB’ja për t’i bërë ndonjë paudhësi Miranit. Ai dinte për veprimtarinë e Miranit, sepse mbante lidhje të fshehta me te. Por, më përafër ishte informuar nga një vizitë befasuese që Mirani ia kishte bërë atij në fshat, në vitin 1979, shoqëruar nga Vasili.” f.176
“Gjatë vitit 1979 hyri ilegalisht në Kosovë… …Ibrahim Kelmendi ishte takuar me Hysen Gegën, njërin ndër militantët më të fuqishëm që kishte patur Kosova, pastaj ishte takuar edhe në Pejë me veprimtarin e dalluar Nezir Gashi.” (Mr.Ethem Çeku, Mendimi politik i lëvizjes ilegale në Kosovë 1945-1981, f. 201).
“Kur Nesimi mori vesh për dalje të Sadiut në Perëndim, u angazhua të gjente mundësinë sa më të shpejtë për ta informuar Miranin. Në këtë përpjekje ai gjeti Zymerin, një farefis i tij dhe i Miranit. Meqë kishte besim tek ai, e porositi të shkonte urgjentisht te Mirani. Kur Zymeri e gjeti Miranin në banesën e tij në Bochum, e bëri me dije se e kishte dërguar Nesim Guri me një porosi konkrete: “Andej do dalë Sadi Bakaj. Ruaju nga ai! Kam frikë mos po të shkakton ndonjë të keqe. Mos u tako me të! Kam dro që UDB’ja po e dërgon me mision konkret…”. f.176
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Mirani e kishte marrë seriozisht këtë porosi. Nuk kishte pranuar ta takonte, sado që Sadiu një herë i kishte shkuar te banesa, por nuk e kishte gjetur aty. Dhe mirë që nuk e kishte gjetur sepse do të ziheshin fizikisht.” f.176
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Vasili ishte takuar me Sadiun para disa muajve, përkundër porosisë se Miranit.” f.177 “Sadiu ishte vendosur përkohësisht në qytetin e Sant Gallen’it të Zvicrës. Atje jetonte, punonte dhe vepronte Kadri Zeka, si i strehuar politik. Sadiu kishte shkuar atje me detyrë, ta survejonte Kadriun, siç do ta merrte vesh më vonë Mirani. Megjithatë, ai nuk po i shpëtonte syrit të mprehtë të emigrantëve, të cilët i kishte porositur Mirani.” f.177

“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Sa e pa Sadiun në banesë të Nazimit, ia njohu surratin, sado që kishte më shumë se dhjetë vjet që nuk e ishin takuar.” f.177 “U përshëndetën tepër ftohtë e tepër formalisht. Mirani shtirej sikur nuk po e njihte. Po i vinte keq nga familja e Nazimit që i kishte rënë hise ta kishte brenda një imoral dhe spiun të UDB’së.” f.177
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Po bashkatdhetarët e asaj ane i kishin thënë Miranit se UDB’ja e kishte rekrutuar Sadiun gjatë vuajtjes së dënimit dhe pastaj e kishin përdorur atë për t’i hetuar të burgosurit për veprimtari patriotike. Për këtë qëllim UDB’ja e kishte transferuar nga qelia në qeli, ku mbaheshin të mbyllur patriotët. E kishin lënë me secilin nga disa ditë që t’ua nxirrte informatat për veprimtarinë e tyre të fshehtë. UDB’ja, e kishte hetuar talentin e tij prej aktori.” f.178
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Mjaftonte vetëm krimi që ai kishte bërë ndaj nxënëses se tij katërmbëdhjetë vjeçare që ta urrente skajshmërisht.” f.178
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija… ” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Të përgëzoj nga zemra!… Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë. Kjo më bën të besoj se edhe ata të cilët nuk pata mundësi t’i njihja, i ke paraqitur tamam ashtu siç ishin në realitet, të lidhur me UDB-në jugosllave, për të shkatërruar lëvizjen…” (Saime Isufi për Ibrahim Kelmendin më 5 mars 2007)
“Gjatë përpunimit të të dhënave për Sadiun, sado që s’e kishte të nevojshme, Miranit iu kujtua takimi i paradokohshëm i këtij Sadiut me Jusufin. Jusufi, përkundër paralajmërimit që i kishte bërë Mirani, kishte pranuar të takohej me të në prani të dy bashkatdhetarëve të tjerë. Njëri nga ata kishte qenë Fahriu, që e thërrisnin Taksisti.” f.178
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Kur ishin takuar më vonë Jusufi e Mirani, i pari kishte shprehur mëdyshjen: “Mos po i hyjmë në hak Sadi Bakajt që nuk po e qasim në radhët tona? E takova përkundër rekomandimit tënd. Gjatë bisedës atij i rrodhën lotët nga keqardhja që nuk po e qasnim. Bile më recitoi poezi aq mrekullueshëm,saqë më emocionoi me zërin dhe talentin e tij brilant. ”Mirani nuk kishte ndryshuar mendje. I kishte thënë Jusufit se nuk kishte bërë mirë që e kishte takuar dhe i kishte thënë se vetë nuk do ta ndërronte qëndrimin ndaj Sadiut…” f.178
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Pas disa çasteve Vasili e luti Miranin të shkonin për një punë deri të një bashkatdhetar. Pasi dolën nga banesa,Vasili shpjegoi se nuk do të shkonte gjëkundi, por kishte nevojë të bisedonte pa prani të Sadikut. Mirani po mundohej ta përmbante hidhërimin, ndërkohë që Vasili ndihej i zënë ngusht.
– Miran, më fal që të krijova situatë të papërshtatshme!
– Domethënë paske harruar se të kam paralajmëruar për rrezikshmërinë e atij krimineli dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj tij!?
– Më lejo njëherë të të sqaroj se si e kam marrë këtë vendim. Isha para dy javësh te Demushi, i cili më thirri urgjentisht. Baca Nesim i kishte telefonuar nga Kosova dhe e kishte urdhëruar të më gjente mua se pas pesë orësh do të më telefononte. Shkova për telefonatën. Ti e di se sa e çmoj unë Bacën Nesim. Dhe vërtet erdhi telefonata. Ai më foli shkurt: “Pas dy ditëve do të vijë shoku për të cilin dikur ju kemi informuar se është i rrezikshëm. Duhet ta mirëpritni dhe ta angazhoni pasi është i aftë dhe i besueshëm. Kemi qenë të dezinformuar kur ju kemi çuar fjalë që të ruheni nga ai. Kaq. Mirupafshim!”. Ma mbylli telefonin pa pasur mundësi t’i bëja ndonjë pyetje.
– E paske hëngër, more pus. Nuk ke biseduar me Nesimin, por me Sadiun. Ai të ka talefonuar nga Brukseli, ku gjendet për momentin, siç na kanë informuar shokët atje. Meqë i shkon aktrimi dhe e njeh mirë Nesimin, të ka folur duke e intëpretuar atë.
– Nuk është e mundur, unë ia njoh zërin Bacës Nesim. Të kujtohet kur ishim fshehurazi tek ai vitin e kaluar?
– Të betohem se e paske hëngër tunxh. Qind për qind të ka folur Sadiu. Prandaj nuk e ka zgjatur se mos rrezikonte të identifikohej.
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija… “(I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
– Tani mos u lodh kot, – e ndërpreu Vasili, – unë jam i bindur se kam biseduar me të madhin, Bacën Nesim.
Vasili dukej më tepër se i bindur. Mirani ia njihte tashmë karakterin dhe nuk e vazhdoi bisedën rreth telefonatës së improvizuar. Po mendonte me vete: “Sa lehtë mashtrohen njerëzit nga ata që i madhërojnë! Kjo po i ndodh edhe këtij të shkretit. E ka madhëruar deri në idhull Nesimin, ka ndjerë lumturi që ai po i telefononte dhe s’kishte si t’i shkonte ndërmend të dyshonte në ishte vërtet zëri i tij.
– Pse nuk po flet? – ia ndërpreu Vasili mendimet.
– Po atëherë çfarë ndodhi?
– Vërtet, Sadiu erdhi pas dy ditëve. Ndenjëm ca ditë bashkë te Demushi në Nagold.Atje u fascinova nga shkathësitë dhe patriotizmi i tij. Kishte shkathësi të falsifikonte dokumente të të gjitha llojeve. Madje edhe bileta të trenit. Kishte shkathësi për të qenë gueril i përkryer…
– A të fascinoi edhe për bixhoz dhe kurvëri, sepse kohën më të madhe e kalon me to? ” f.179-180
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“- Njëherë u fjalosa me të duke i thënë se vazhdojmë të kemi dyshim ndaj tij. Ai emocionalisht dhe bindshëm me tha: “Urdhëroni, më sprovoni!”. Unë, i zënë ngusht, ia ktheva me inat: “Po,do të të sprovoj duke shkuar së bashku në Kosovë për aksione!”. Ai më tha: “Mate veten se mua nuk më mat dot!” Ia ktheva: “Nuk jam nga ata burra që frikësohen, prandaj sa të bëhem gati, për pak ditë, para Vitit të Ri do të shkojmë!”. Dhe kështu me vrull e me inat mora vendimin për të shkuar me të në Kosovë.
– Tani mendon se po të cenohet burrëria ndaj atij udbashi nëse bëhesh pishman?
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
– Nuk është udbash. Më ka siguruar Baca Nesim, – u përgjigj me kryeneqësi Vasili.” f.181 “- Domethënë, shkon për të rënë në kurthin e UDB’së? Shkon si cjapi të kasapi, siç thotë populli?
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
– Unë nuk bie në kurth, e shpaguaj veten. Sadiun e kam peng garantues. Pastaj, më mirë të dëmtohem unë se sa ti dhe Baca Jusuf. Kështu do të bindeni nëse ai vërtet është njeri i UDB–së… ” f.181
“- Po bëhem kurban, – ndërhyri Vasili.- Më mirë unë se ti dhe Baca Jusuf.
– Çfarë rëndësie ka kjo sprovë naive e shoqëruar me rrezik të qind për qindtë!? Në fakt,përse po na duhet ky farë Sadiu!? Ti vetë duhej të ishe bindur të paktën se ai është kurvarë, bixhozxhinj, rrugaç! – i foli rrebtë Mirani.” f.182
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Kur tjetri e pa se nuk i mbushte mendjen shokut vendosi të përqëndrohej në këshilla. I tha se duhej të përpiqej të kontaktonte vetë Nesimin sapo të arrinte në Kosovë. Nga ai të informohej nëse i kishte telefonuar. Ta pyeste çka duhej të bënte. Pastaj biseduan se cilat aksione do të ishin më domethënëse. Në fund të kësaj bisede të gjatë, Mirani e pyeti:
– A je konsultuar me Jusufin për këtë vendim?
– Jo. Pashë Flamurin mos i trego!
– Përse?
– Sepse edhe ai do të mundohet të ma thyejë mendjen dhe nuk kam dëshirë të shkoj me brengën se nuk e kam dëgjuar edhe atë. Ty po të kërkoj falje që nuk po të dëgjoj kësaj radhe. E kam më të lehtë të të mos dëgjoj ty se sa Bacën Jusuf.
– Mirë, të daltë për mbarë dhe u kthefsh faqebardhë!,- i tha në fund Mirani.” f.182
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Gjatë kthimit në banesë të Nazimit, Mirani po mendonte me vete:
“Përse është katandisur në këtë gjendje Vasili? Sa po më vjen keq për të!
Ka pësuar demoralizime të rënda muajve e fundit, që kur u zbulua se kush ishte Rezil Mejtepi dhe që kur u shpërbë Grupi Komunist Zëri i Kosovës. Po ndihet i detyruar që të bëjë diç të madhe për të shpaguar goditjet. Nuk ka përse ta ndiejë veten fajtor. Mos tani ka ndikuar edhe roli i Nuriut. Ai po imponohet si udhëheqës i bashkatdhetarëve në rreth të Shtutgartit, duke e spostuar Vasilin në plan të dytë. Kështu ndoshta po hatërohet se përse Jusufi po e afirmonte gjithnjë e më shumë Nuriun në rolin që e kishte Vasili deri kur i ndodhën gjithë ato paudhësi!?” f.182-183
“Prandaj Vasili duhet të jetë katandisur në këtë gjendje pa rrugëdalje sa të pranojë edhe mashtrimin e Sadi Bakajt. Ai sigurisht ka në plan t’i bëjë kurth këtij veprimtari të palodhshëm,ka në plan të hakmerret për moszbatim të urdhrit për atentat ndaj Jusufit…” f. 183
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Pasi u kthye në banesë, siç u mor vesh me Vasilin, Mirani u soll pothuajse normalisht ndaj Sadiut.
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
Të nesërmën në mëngjes ata u nisën. Me vete po merrnin materiale të shumta: ekzemplarë të Programit e të Statutit të Frontit të Kuq Popullor, të Bashkimite të Lajmëtarit të lirisë, etiketa të vogla vetëngjitëse për t’u afishuar më lehtë në Kosovë, të shtypura nga Fronti e të tjera materiale të ngjashme.” f.183
“Kur u ndanë, Mirani shkoi te Jusufi e Bardhi. Ata ndërkohë ishin vendosur me banim në Untergruppenbach, një fshat i madh në afërsi të Hajlbronit dhe Shtutgartit. Aty kishin zënë me qira një shtëpi të re, dy katshe e gjysmë, përkatësisht dy kate dhe çati.Shtëpia e sapondërtuar po pranonte banuesit e parë. Në katin e dytë,të cilit gjermanët i thonë kat i parë, përballë përfundimit të shkallëve, ishte një dhomë e vogël rreth dhjetë metra katrore. Këtë dhomë Jusufi e kishte caktuar vetëm për Miranin. Fëmijët kishin filluar të parët t’i thoshin dhoma e Axhit Miran. Pastaj kështu kishin filluar t’i thoshin të gjithë anëtarët e Familjes Gërvalla. Kur Mirani nuk ishte aty nuk hynte njeri, meqë kështu kishte urdhëruar Jusufi.” f.184
“Mirani tani po shkonte i gëzuar te Jusufi e Bardhi. Kishin pasur shkëputje të bashkëpunimit e shoqërimit të tyre,por ishin pajtuar në festat e nëntorit. Jusufi kishte dyshuar se mos Mirani po e survejonte. Për këtë e kishin dezinformuar ca pseudopatriotë dhe informatorë të UDB’së.
Si më të dalluar në këto shpifje ishin shquar Nuriu, Xhahili, Proletari e ndonjë tjetër, që Mirani nuk e dinte ende.” f.184
“Këtu Mirani Mori frymë, meqë pati dilema nëse duhej t’i tregonte Jusufit se Sadi Bakaj tashmë e kishte mashtruar Vasilin dhe ishin në rrugëtim për në Kosovë. Megjithatë vendosi të mos i tregonte, meqë i ishte përbetuar Vasili.” f.197
“Posa arriti Mirani në shtëpi të Jusufit, ai e drejtoi menjëherë në dhomën e punës, pa i lënë kohë të pinte gjë dhe të përshëndetej me familjarët e tjerë.
– Përse nuk më ke treguar para shkuarjes dhe për shkuarjen e Vasilit në Kosovë?
– Sepse Vasili e kishte bërë fakt të kryer shkuarjen kur unë u njoftova. Pastaj ai m’u lut me betim: “Pashë Flamurin nuk i tregon Bacit Jusuf!” Janë tre bashkëveprimtarë të rrethit tuaj që e kanë ditur para meje, që e kanë ndihmuar edhe me financa dhe ata duhet të kenë qenë njësoj të detyruar të të tregojnë. Mbase ata nuk i ka përbe si mua!
– Megjithatë,ti është dashur të më tregosh,- tha preras Jusufi.
– Ja që s’e kam gjykuar se jam i detyruar.
– Them se ke bërë faj, madje faj të rëndë.” f.228
“- Kësaj radhe ai e kishte bërë fakt të kryer dhe nuk e kishte ndër mend të më dëgjonte. Në fund të fundit, siç e tha, kishte vendosur të bëhej kurban, që ne të dinim se kush ishte në të vërtetë Sadi Bakaj, që ai të mos na rrezikonte ty dhe mua. Edhe këtë arsyetim e dha Vasili kur u përpoqa ta bindi që të mos udhëtonte me të. I pata thënë se nuk kishte përse të rrezikonte, meqë unë dija se kush ishte Sadiu.
Këtë sqarim me nënkuptim e bëri që t’ia rikujtonte Jusufit se ishte ai që kishte shfaqur dilema për Sadiun pas takimit me të.” f.229-230
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Nga mesi i janarit në Gjermani u kthye Sadi Bakaj. Po atë ditë në banesë të Fahriut takohen Jusufi, Demushi e Sadiu për të diskutuar se si kishte ndodhur arrestimi i Vasilit. Në fund të kuvendimit që kidhte zgjatur rreth tetë orë, deri në ora tre të mëngjesit, Jusufin e kthejnë në shtëpi me automobil Demushi e Sadiu.
Sadiu u mbrojt gjatë marrjes në pyetje duke fajësuar vetëm Vasilin, se gjoja ishte i pakujdesshëm,i padisiplinuar dhe i papërvojë. Sadiun e mori në pyetje kryesisht Jusufi.
Mirani nuk pranoi të takohej me Sadiun, përkundër faktit se këtë ia kërkonin shokët. Ai vendosi t’i shkruante letër Fahriut për t’i kërkuar Sadiut që të jepte llogari me shkrim.”f. 230-231
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
“Takimi për të gjykuar rastin nuk u mbajt gjatë ditëve të pastajme, edhe pse u grumbulluan informata të bollshme. Mirani
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet të provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija…” (I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
Fahriu e Nazimi ishin të bindur se Sadiu e kishte tradhtuar Vasilin, kurse Jusufi kishte dilema.” f.231
“Davaritje e dyshimit të Jusufit bëri që ai të mos ketë frikë më nga Sadiu, prandaj pikërisht Demushi me Sadiun po e vozisnin Jusufin mbi njëqind kilometra rrugë,sa ishin larg Nagoldi me Untergrupenbahun, pas orës tre të mesnatës, duke ia mësuar kështu vendbanimin e Jusufit edhe Sadi Bakajt.” f.231
“Mirani nuk këmbënguli që të mbahej takimi ku do të sqarohej arrestimi i Vasilit dhe të ndaheshin fajet, sepse gjykoi që në ato rrethana nuk ishte momenti. Sadiu ia kishte arritur që në vend se të jepte llogari për atë tradhti ndaj Vasilit, t’i bënte të mendonin të tjerët për te se ishte patriot.
“Sadik, …Gjithsesi, çdo gjë do nxjerrë koha në dritë, por ti duhet provosh menjëherë ta përshkruash ngjarjen pastaj të shohim: ndoshta je i pastër si loti dhe mbetemi shokë të mirë. Për të ardhur gjer tek kjo, do të ishte dashur një sinqeritet i thellë, duke pranuar edhe ndonjë gabim të vogël nga mossdija… “(I. Kelmendi për Sadik Blakajn më 21 janar 1981)
Pavarësisht kësaj rrjedhe, ditëve në vijim, sipas rastit e konjukturave, po shfaqeshin gjykime që e fajësonin Miranin më shumë sesa vetë Sadiun për arrestimin e Vasilit…” Atentatet, f.231
“dhe mbetemi shokë të mirë”
“Të përgëzoj nga zemra!… Për ato rrethana, ku pjesëmarrëse kam qenë edhe vetë, vërtetë secilin personazh e ke paraqitur të tillë siç pata mundësi t’i njihja edhe vetë. Kjo më bën të besoj se edhe ata të cilët nuk pata mundësi t’i njihja, i ke paraqitur tamam ashtu siç ishin në realitet, të lidhur me UDB-në jugosllave, për të shkatërruar lëvizjen..”. (Saime Isufi për Ibrahim Kelmendin, më 5 mars 2007)
“dhe mbetemi shokë të mirë”
Përveç Daut Demakut e Saime Isufit, Ibrahim Kelmendi është përgëzuar si dëshmitarë i besueshëm i asaj kohe edhe nga Hysen Gërvalla, Taip Zeka, Hydajet Hyseni, Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri, Ismet Rashiti etj.
“dhe mbetemi shokë të mirë.”

© Pashtriku.org – 06. 10. 2010

_______________________-

XHAFER DURMISHI: “IBRAHIM KELMENDI KA ARDHUR RASTËSISHT” THOTË HYSEN GEGA!

Ballina

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

TRIUMFI I KOMBIT

“TRIUMFI I KOMBIT”, KAPITULLI: ”DETYRA JONË, KONSOLIDIMI I PAVARËSISË DHE DEMOKRACISË QË PËRSHPEJTOJNË BASHKIMIN E KOMBIT (V.  2014)…