BEHXHET SHALA BAJGORA: USHTARËT E RAMUSHIT, PARAMILITARËT E VUÇIQIT SI DHE KINEZËT DHE RUSËT E VOJVODA SHESHELIT!

Prishtinë, 15 dhjetor 2018: (Daja Stoltenberg dhe tezja Mogerini) – Më në fund , pozitë dhe opozitë sikur edhe komunitetet jashtë mercenarëve të Lista Srpskas , votuan për formimin e Ushtrisë së Kosovës që fuqishëm u kundërshtua , madje nën kërcënime edhe nga Shefi i NATO-së , Jens Stoltenberg e që u pritë me erekcion shovinist në Serbi . Edhe shtetet e BE-së e kundërshtuan formimin e ushtrisë ndërsa gjenerali i paramilitarëve serbë , Aleksandar Vuçiq, që bënë aq shumë krime në Kosovës e mobilizoi ushtrinë serbe duke e zhvendosur shtabin afër kufirit me Kosovën e që në gjuhën ushtarake do të thotë se vetëm mungonte shpallja e luftës , edhe zyrtarisht. Bishtat e Vuçiqit si Vulini , Marko Gjuriq dhe Ivica Daçiq kërkuan nga ndërkombëtarët ta pengojnë formimin e ushtrisë duke u kërcënuar me destabilizim të situatës . Prej të gjithëve që i përmenda , realisht , rrezik më të madh paraqet Marko Gjuriq që e pati filluar luftën dhe për rezultat ishte pëshurrja në brekushe dhe ndotja e mjedisit rrugëve të Prishtinës , si rezultat i heroizmit të Marko Gjuriqit. Paramilitari Aleksandar Vuçiq kërkoi nga KFOR-i të ç’armatosë Ushtrinë e Kosovës , sikur ai të ishte komandant suprem i KFOR-it. Vojvoda Sheshel , me bole të fishkura , me prostatë të zgjeruar e që nuk ia mbanë urinën sikur edhe me prapanicë të zgjeruar e që paraqet rrezik për zbrazje të pakontrolluar të zorrës së trashë , pasi e ka analizuar mirë e mirë situatën , ka kërkuar që trupat kineze dhe ato ruse të futen në Kosovë , si pararojë , kurse , Vojvoda Sheshel , si Cezari , të hyjë pas tyre si trimfues ! Nuk ështl budalla Voja , ish dashnori virtual i Karla del Pontes të cilën , për shkak të dashurisë së madhe asnjëherë nuk e ka përmendur me emër por e thirrte me epitete tunduese : “ ona belosvetska kurva … “ “ ajo lavirja e përdaltë e botës ..”. Në historinë botërore për gjykime të rasteve për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit , Vojvoda Sheshel , është i pari dhe deri më tani i vetmi , që ofertën seksuale e përdori si argument për ndërtimin e mbrojtjes . Po nejse , edhe Sheshelit i është lodhur e pasmja. Mua më bëri shumë përshtypje arsyetimi i Slavko Simiqit dhe të tjerëve nga Lista Serbe , ndryshe mercenarë të Vuçiqit dhe të Serbisë , që marrin shumë para nga Buxheti i Kosovës e që nuk e njohin shtetin e Kosovës e as Lartmadhërinë e Tij , Shkëlqesinë Verbëruese , Presidentin e Republikës së Kosovës , zotni Hashim Thaçi por se thonë se janë në kontakt të vazhdueshëm me presidentin e tyre , Aleksandar Vuçiq dhe Serbinë , atdheun dhe shtetin e tyre . Po këta mercenarë dhe shpërdorues të Buxhetit të Kosovës deklaruan se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për faktin se formimi i Ushtrisë së Kosovës qenka veprim kundërkushtetues. Thash , nëse i referohemi deklaratave të mëparshme , mund të kem dëgjuar gabim sepse , logjikisht , ata , si shtetas të Serbisë dhe të bindur ndaj Vuçiqit dhe Serbisë , është dashur t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Serbisë !
Edhe te shqiptarët pati disa kundërshtime apo qëndrime vardisëse ndaj Stoltenbergut , Makronit e që nuk dallojnë fort nga Vuçiqi duke deklaruar se : “ Ushtria e Kosovës nuk duhet dhe nuk mund të formohet pa pajtimin e miqve ndërkombëtarë….” apo , nëse i referohemi një Napoleoni të LV se : “ FSK vetëm po e ndërron dukjen por jo edhe përmbajtjen sepse kjo as që i përngjanë ushtrisë..” . Çfarë mendimi i thellë nga doktrina e teorisë ushtarake dhe luftarake . I denjë për një mendim që mund ta thotë një idiot , më së buti ta them !!! Ushtria u bë dhe , këtu e tutje do të këndohet tjetër këngë që aspak nuk është për shije të veshit të Serbisë. Serbia e ka frikën se Ushtria e Kosovës mund ( sigurisht edhe do të bëhet ) anëtare e NATO-së dhe Serbia pastaj mund të këndojë këngë për Kosovën me lahutën e Filip Vishnjiqit dhe doktrinës ushtarake të Vuk Karaxhiqit.
Ramushi , Kadria dhe Hashimi
Që të tre kishin një të kaluar ushtarake plus Hashimi , herë ushtarake e herë politike . Këtyre u ka takuar të jenë bartës të formimit të Ushtrisë së Kosovës dhe e bënë . Ramush Haradinaj nuk kishte as edhe mëdyshjen më të vogël se ushtria do të formohet sikur këtë mëdyshje nuk e kishte as Kadri Veseli . Edhe në kohën kur Stoltebergu , gjeneralët e NATO-së dhe shumë shtete të Europës e kundërshtuan këtë ushtri , Ramushi dhe Kadria ishin edhe më të vendosur për formimin e ushtrisë. Kur Stoltenbergu na i ftohi morrat dhe kur shumica filluan të binden se është ende heret të formohet ushtria , Ramush Haradinaj në Kosovë dhe Kadri Veseli në SHBA ishin edhe më të bindur se kjo ishte çështje e mbaruar . Hashim Thaçi , si pragamtik , erudit dhe strateg që është nuk merrej më deklarime publike por merrej me çështje konkrete , bënte plane ta ndërtonte një bazë të madhe ushtarake të Ushtrisë së Kosovës në Luginën e Preshevës , pasi që e mbajti premtimin e dhënë më heret. Pasi filluan bombardimet e NATO-së në Kosovë në vitin 1999 , u shtua dhuna e Serbisë ndaj çdo gjëje shqiptare në Kosovë. Keqtrajtime të shumta , dhunime , arrestime , vrasje dhe përzënie nga shtëpitë apo banesat e që pastaj plaçkiteshin nga ortakët e Aleksandar Vuçiqit dhe Vojvoda Sheshelit, ishin përditshmëri. Në atë kohë banoja në Lagjen Dardania në Prishtinë ku shpesh vinte Baca Adem. Edhe Ilmi Reçica banonte afër , derisa kaloi në radhët e UÇK-së . Banorët e ndërtesës dhe hyrjes ku banoja kishin frikë që shkaku se Baca Adem vinte shpesh në këtë banesë , mund ta pësonin edhe ata prandaj , në një mënyrë kishin dëshirë që të largohesha nga aty. Afër meje e kishte banesën një shok shumë i ngushtë imi dhe veprimtar i madhe dhe i guximshëm i çështjes kombëtare , Jahir Mulolli , i cili çdo ditë , përkundër rrezikut vinte të banesa ima deri në kohën kur më bindi të kalojë te ai që e kishte banesën te Saranda Tours , në bodrumet e së cilës strehoheshin tankset dhe blindat e policisë dhe ushtrisë serbe. Pas një kohe u bë një situatë e padurueshme dhe e pasigurt edhe aty dhe vendosa të kthehem në banesën time . Me të mbërrirë para banese hasa në një numër të madh të banorëve të lagjes që ishin organizuar , nga persona të njohur dhe që kishin ndikim e që shpëtimin e tyre e kërkonin duke u mëshehur me masën pasi që paraprakisht , rrejshëm kishin përhapur lajmin se ishin vrarë nga policia serbe. Askush nuk na ndiqte përveç se ishte krijuar një frikë nga vet ne. Pasi qëndruam pak më shumë se një orë në gjendje frike , erdhi një person me kombësi rome , i vogël me trup , me një këmishë apo xhaketë ushtarake , i pa-armatosur ndërsa pjesa e poshtme e uniformëes përbëhej nga do tuta ( trenerka ) dikur me ngjyrë të kuqe e tash të papërcaktuar duke na u drejtuar me fjalët : “ Shta radite ovde , marsh , piçka vam materina .. “ ( Çka po bëni këtu , shporruni në rrotë të së ëmës … ) ! Po ta kishim vetëm një thua të Rexhep Malës , Fehmi Ladrovcit apo Shkelzen Haradinaj , atë farë pisi , me një pordhë do ta shtrinim për tokë . Por , meqë kishim vendosur të iknim , kërcënimi i atij xhuxhmaxhuxhi , na erdhi si shpëtim sepse e përdorëm si alibi se : “ u detyruam të iknim pasi nga shtëpitë dhe banesat na nxorën me dhunë paramilitarët serbë të armatosur deri më dhëmbë ….”. Ky rast m’u kujtua kur dje , gjatë parakalimit para FSK -së , Lartmadhëria e Tij , Shkëlqesia që Vret , Presidenti i Republikës së Kosovës , zotni Hashim Thaçi ishte i veshur sikur paramilitari që na “ ndoqi “ nga banesat tona në Lagjen Dardania ; lartë e kishte një xhaketë të FSK-së , pa kapelë në kokë , kurse poshtë dukeshin pantollat nga kati i rrobeve dhe në vend të çizmeve ushtarake , kishte mbathur këpucë elegante. Një veshje krejtësisht e papërshtatshme , e pahijshme dhe e bezdisshme për rastin e veçantë kur parakalonte para kadetëve të FSK-së , në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës . Për mua ishte kombinim tipik paramilitar i veshjes aq më parë që Hashim Thaçi ka shije të rafinuar të veshjes. Me dy mendje jam nisur të shkojë në Kuvendin e Kosovës nga frika se mos Kadri Veseli , cili gjithashtu vishet me shumë shije dhe delikatesë , në këtë seancë solemne do të vijë me pallto dhe kollare kurse poshtë do të kishte të veshura pixhamat e natës ! Kjo po tregon se diçka shumë serioze po ndodhë në Kosovë !
Formimi i ushtrisë , gëzimi i përgjysmuar
Në sallën e Kuvendit ndjehej një gëzim i madh, thuaja i papërshkruar. Të gjithë u gëzuan, kishte aty politikanë që kishin dalë nga UÇK , komandant të UÇK-së tani klientë të Speciales të ftuar specialisht për këtë ngjarje , ata që kishin ikur nga “ paramilitari i armatosur , si puna ime “ , pasues të devotshëm dhe të sinqertë të shokut Tito, ata që u gëzuan për Cecën dhe u hidhëruan me Shakirën , kadetë të shkolluar dhe oficerë profesionistë ushtarak , njerëz me akuza dhe me dhëmbë porcelani por , u hidhërova shumë pasi në sallë nuk e pashë kontribuesin më të madh kombëtar , financuesin e UÇK-së në Kazakistan , diplomatin më të madh dhe më të shquar shqiptar i të gjitha kohërave i cili shpiku një veprim në diplomaci e që nuk ka arritur askush nga diplomacia botërore , raportin 8 me 2 apo , t’ua sqaroj ; është fitore e madhe diplomatike kur i siguroni 2 njohje por është fitore edhe më e madhe kur i siguroni 8 çnjohje. Po e dini se po mendoj për Behgjet Pacollin , doajenin e diplomacisë kosovare , shqiptare dhe botërore dhe bartësin e titullit më të lartë shkencorë dhe akademik “ Doctoris Honoris ( Horroris ) Causa “ i Universitetit “ John Hopnkins “ në Baltimore , më falni , i Universitetit në Vlorë ! Ku ka nderë dhe arritje më e madhe se kur , në Ditën e Flamurit në Vlorë , për shkak të propozimit “ për trajtim shkencor të çështjes shqiptare “ , nga shkenctari i mirënjohur shqiptar , Behgjet Pacolli , nderoheni me Doctor Honoris ( Horroris ) Causa ! Një mik imi që ishte afër , me të mësuar për shkakun e mungesës së disponimit tim , më ngushëlloi duke më thënë se Begja është diku afër , ndoshta , më së largu dhjetëra kilometra , pa e përcaktuar qartë lokacionin ! Mendtë në kokë m’i ruajti Artistja e Merituar dhe Jashtëzakonisht e Talentuar e Popullit , Linda Morina që me një vallëzim erotiko – patriotik , më ktheu disponimin duke dridhur apo ekspozuar atë armatim që nuk e ka aktualisht FSK , stringerët e përparshëm por duke ekspozuar ate që i mungon shumicës së politikanëve kosovarë , prapanicën e shtrënguar të cilën e dridhte me një tverk , sikur disa politikanë para miqve ndërkombëtar ! Artiste e jashëzakonshme është Linda , gjenerale lejtnante e vërtetë , me një talent të shkrimit të teksteve frymëzuese , mobilizuese dhe motivuese , si Tupac Shakur dikur. Bravo Linda , e mahnitshme je . Vlenë shumë më shumë se mishi i importuar nga Brazili ! Nëse peshohesh me kilogram !
Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 14 dhjetor 2018 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura