XHEVAHIR CIRONGU: HISTORI E DHIMBJE, KUJTIME E KRENARI HISTORIKE!

Durrës, 18 qershor 2017: Me rastin e 628 vjetorit të përkujtimit të betejës së Fushë Kosovës ku mbeti i vrarë edhe Princi Teodor Muzaka, Shoqata Atdhetare ‘’Foleja Kombëtare Shqiptare’’ organizoi një veprimtari të bukur përkujtimore në Kosovë më datën 15 qërshor 2017. Kjo betejë është zhvilluar në datën 15 – 28 qërshor të vitit 1389. Nisja u bë nga Tirana e Durrësi drejt Kosovës kreshnike me pjesmarjen nga gjithë trojet tona shqipfolse. Organizatorja e kësaj shoqate znj. Elida Jorgoni kishte bërë një organizim të mbrekullueshëm, e cila la shumë mbresa e kujtime të bukura historike te pjesmarrësit e më gjerë. Aktiviteti u pasqyrua edhe nga medjet e shkruara e ato vizive të Kosovës. Në fshatin Mazgit të Komunës së Kastriotit, aty ku u derdh gjaku i shumë trimave shqiptarë për mbrojtjen e trojeve tona shekullore, u ngrit flamuri kombëtar dhe u vendosën kurora me lule, e u ndezën qirinjë, u kënduan edhe këngë patriotike, u recituan vargje atdhetare etj. Aty folën shumë pjesmarrës të ativitetit e sollën faktet historike të kësaj beteje të përgjakshme. Histori e dhimbje, dhimbje e kujtime historike në Kosovën tonë që ende i kullon gjaku i Lirisë! Më pas aktiviteti merr rrugëtimin e tij atje në Prekazin e Komunës së Skënderajt, te Memoriali i Adem Jasharit. Dhimbje e lot, lule të freskta në varrezat e Jasharëve, por edhe krenari për këta trima e të tjerë të UÇK- së që vunë themelet e shtetit të ri të Kosovës së lirë!
Lavdi dëshmorëve të kombit tonë!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura