XHEVAT BISLIMI: KUSH PO THOTË SE NUK KA PËRPARUAR KOSOVA SHQIPTARE?!

Viti, 17 tetor 2018: Perandoria osmane, superfuqia e asaj kohe, per gati pese shekuj (rreth 500 vite) kishte mundur t’i ndertonte ne Kosoven shqiptare rreth 50 xhamia… Qe i bie dhjete xhamia ne çdo njeqind vjet. Numri i xhamive u shtua ne kohen e sundimit te krajlit serb, i cili per xhamia ishte treguar me dorelire se sulltanet osmane! Shqiptaret i donte “myslimane” edhe kralevina serbe, sepse keshtu i asimilonte dhe debonte per ne Turqi me lehte! Asnje shkolle shqipe nuk ishte ne kohen e kesaj kralevine! Ndersa kushdo qe guxonte te angazhoheje per shqiptari e per gjuhe shqipe ndiqeje, burgoseje, deboheje e vritej! Imamet kishin rrogat e akademikeve te kohes! Sigurisht, sepse benin pune dhe sherbim te jashtezakonshem per shpernguljen e shqiptareve dhe asimilimin e tyre ne “myslimane”, “boshnajke” e “turq”! Ajo kohe nga populli njihet si koha e “dindinarit”!
Pas Luftes se Dyte Boterore numri i xhamive te ndertuara ishte i paperfillshem deri ne vitin 1981. Pas Pranveres Shqiptare te vitit 1981 Jugoserbia futi ne veprim projektin per ndertimin e xhamive ne Kosove permes bashkepunetoreve te saj shqiptare… Ne shume fshatra shperthyen nisma e aksione per ndertimin e xhamive! Nismetare dhe ne balle te aksioneve per ndertimin e xhamive ishin agjentet dhe bashkepunetoret e rryer te Jugoserbise! Natyrisht qe asnjeri prej tyre nismat dhe aksionet nuk i merrnin ne emer te shtetit pushtues, por ne emer te zotit e te fese. Por, secili i njihte pak a shume dhe i dinte per lidhjet e tyre me pushtetin keta nismetare xhamish… Keshtu, me fe e me pushtet, ia dilnin keta faqezinj te mblidhnin para dhe te fitonin mbeshtetje per ndertimin e xhamive… Qellimi i Serbise (edhe i Maqedonise se sunduar nga sllavet…) ishte t’i paraqiste shqiptaret si “myslimane” ne syte e botes perendimore! Prandaj, s’kishte pse te lodheje Evropa dhe as bota demokratike per te drejtate e ketij populli “mysliman”, qe nuk meriton me shume se persekutimin, shtypjen, burgun dhe debimin qe i bente Jugoserbia! Per fatin e madh te shqiptareve Levizja Kombetare, e sidomos Levizja Popullore e Kosoves dhe Ushtria Çlirimtare e themeluar prej saj, i prishi planet e Jugoserbise dhe te miqve te saj nderkombetare (sidomos Rusise…). Lufta Çlirimtare e organizuar dhe e drejtuar nga Levizja Popullore e Kosoves nuk ra ne gracken e ideologjive fetare antishqiptare dhe antiperendimore, sepse rrenjet e popullit shqiptar dhe te qyteterimit te tij jane evropiane, jane perendimore…

Vendosja e UNMIK-ut, KFOR-it, OSBE-se dhe e shume organizatave te deklaruara joqeveritare, por qe benin pune qeverish e projektesh antishqiptare, krijuan terren te pershtatshem qe projekti i Jugoserbise te plotesohej nga Turqia obskurantiste e Erdoganit! Turqia erdoganiste permes TIKA-se (agjenci shteterore!) dhe permes organizatave dhe agjencicve e sherbimeve tjera, e perkrahur edhe nga bashkepunetoret e Serbise, ndermori fushaten e eger dhe teper kercenuese per identitetin dhe qyteterimin e popullit shqiptar te ndertimit te xhamive! Turqia erdoganiste operoi dhe po operon e papenguar ne Kosove dhe ne gjithe Shqiperine e kater vilajeteve duke ndertuar xhami turko-arabe, qe perhapin gjuhen, kulturen, doket, zakonet e ideologjite turko-arabe dhe duke rekrutuar klerin per qellimet e saj imperialiste ndaj gjuhes, kultures e qyteterimit shqiptar… Po renovon teqe, tyrbe e po”krijon” varreza turke ne truallin shqiptar! Vetem ne Kosoven e kufijve te sotem Turqia erdoganiste ka ndertuar rreth 900 xhami!!! Tash po nderton edhe “kryexhamine” ne Prishtine (rreth 40 milione euro!)! Ky projekt kaq antishqiptar u zhvillua krejt i papenguar, sepse ne Tirane nuk kishte nje qeveri kombetare, ndersa ne Prishtine e ne Shkup edhe me keq!… Populli shqiptar, si çdo popull tjeter, ka nevoje per fe e per faltore (xhami e kisha) me fytyre shqiptare dhe qe u sherbejne shqiptareve dhe interesave te tyre… Shqiptaret kane nevoje shpirterore per xhami e kisha (faltore) ku predikohet, ku thirret e ku behen lutjet ne gjuhen e Zotit, ne gjuhen shqipe. Jo ne gjuhe te huaj!
Turqia erdoganiste ka ndertuar edhe ndonje shkolle, por ne gjuhen turke, edhe pse ne Kosove nuk ka turq! Pastaj edhe dy-tri shkolla per femijet e qeveritareve dhe politikaneve e matrapazeve tane!
Ne Turqi jetojne miliona shqiptare edhe sot (kane jetuar ilire e arber edhe pa u vendosur turqit ne Turqi) pa asnje te drejte kombetare e politike! Jo vetem perkatesia kombetare, por atyre u mohohet dhe ndalohet edhe gjuha ametare, gjuha shqipe! Kam besim te kombi yne qe edhe kete situate te rende, ku e kane katandisur, do ta perballoje me energjite e tij te pashterrshme te shtresuara nder shekuj… Qyteterimi i lashte shqiptar evropian do te triumfoj. Rinia shqiptare nuk do te mundet nga obskurantizmi dhe nga ideologjite fetare te mesjetes. Dituria, shkenca, kultura, arti, zhvillimi, perparimi e drita do te ngadhnjejne mbi erresiren. Do te kete edhe imame e prifterinj patriote qe nuk do t’u sherbejne qellimeve e projekteve antishqiptare..

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KRIMI ME VAKSINA!

KRIMI ME VAKSINA! Senatori australian, Malcolm Roberts bën thirrje për akuza kundër burokratëve shëndetësorë për krimet Covid Nga…