XHEVAT BISLIMI: PËRGJEGJËSE PËR ATA BIJË NËNASH QË PO SHKOJNË E PO VRITEN NË SIRI E IRAK ËSHTË EDHE SHOQËRIA JONË

Viti, 21. 07. 2014 – Jane shpeshtuar njoftimet dhe lajmet per vrasjen e bijeve tane ne Siri. Lufta qytetare-fetare-sektare e nderetnike ne kete vend te larget, ku ka edhe nje perqindje te shqiptareve-arnauteve (shumica te asimiluar…), ka “terhequr” edhe nje numer te rinjsh nga Shqiperia (Republika e Shqiperise, Republika e Kosoves, Republika e Maqedonise, Lugina e Presheves…), te cilet jane “frymezuar”, rekrutuar dhe “transportuar” deri ne Siri nga organizata politike ekstreme fetare dhe, mbi te gjitha, antishqiptare… Njerezit tane, me te drejte te indinjuar nga ky angazhim ne nje lufte tejet te paqarte dhe te ngaterruar, ne nje lufte pa asnje interes per kombin dhe vendin tone (Shqiperine…) dhe pa asnje interes te qarte as per vete Sirine dhe te ardhmen e atij populli (madje nje lufte tragjike per ate vend…), nganjehere thone qe “mire e kane”…! Ne kuptimin qe fajet i kane vete, e kane kerkuar, po e gjejne…!
Por, une mendoj qe kjo problematike do pare dhe menduar me thelle… Rrenjet e ketij “frymezimi-indoktrinimi” te disa te rinjve dhe te angazhimit te tyre ne luften e Sirise duhen kerkuar edhe te gjendja ekonomike e vendit tone, te (keq)qeverisja e ketij vendi, te mungesa e perspektives se kesaj rinie ne shtetet ku jetojne shqiptaret, te zhgenjimi i kesaj rinie me gjendjen ekonomike, sociale, politike, arsimore, kulturore… ne keto vende dhe ne hapesiren shqiptare… Sipas anketave 25% e shqiptareve te Kosoves edhe sot deklarohen te “gatshem” te ikin nga ky vend kah syte kembet!! Shtoj kesaj edhe mbi 30% e shqiptareve qe tashme kane ikur nga Kosova qe nga viti 1990…!!

Kjo gjendje ishte “parajse” e grupeve te organizuara pa asnje pengese ne hapesiren shqiptare… Madje edhe ne dy shtetet e qeverisura nga shqiptaret keto grupe antishqiptare u organizuan dhe vepruan krejt lirshem, shpeshhere edhe me perkrahjen e segmenteve te caktuara te shoqerise, te politikes dhe te shtetit…!! Keto grupe, ne emer te fese dhe te Zotit (ndryshe nuk mund te benin…), organizuan rrjetin e tyre anembane trojeve shqiptare kryesisht permes xhamive dhe shoqatave “bemirese”…! Fara e kesaj ideologjie dhe e ketij organizimi antishqiptar ishte hedhur dhe mundesuar ne kohen e pushtimit serbe, diku ne fillim te viteve nentedhjete dhe mu ne Kryeqytetin Historik te Shqiperise, ne Prizren…! Edhe ndertimi masiv i xhamive ne hapesiren shqiptare, te pushtuar nga jugoserbia, kishte nisur menjehere pas Pranveres se Vitit 1981 dhe ishte intensifikuar ne kohen e Miloshevicit! Kjo per te krijuar imazhin e nje populli “fundamentalist islamik” per fatin e te cilit Europa dhe bota e civilizuar nuk do te duhej te shqetesoheshin fare…! Me te do te merrej Serbia fashiste dhe “shefi” i saj, Miloshevici!
E njejta gje, pak a shume, ndodhi edhe ne shtetin shqiptar te Sali Berishes…!!
Ndertimi i xhamive dhe i minareve te larta u intensifikua (si per ironi…) edhe me shume pas Luftes Kunderpushtueseclirimtare te UҪK-se dhe te kombit shqiptar! Ishte koha kur ne Kosoven e sapoçliruar sundonte UNMIK-u, ndersa ne Maqedoni sundonin sllavomaqedonet… Ketyre politikave te nje islamizimi radikal turko-arab te vendit te shqiponjave dhe te popullit shqiptar i sherbyen me e pa vetedije (per interesa te tyre te aferta…) edhe disa politikane e “patriote” shqiptare…!! Pjese e ketyre perpjekjeve per turko-araboizimin e kombit shqiptar u be edhe Bashkesia Shqiptare Islame dhe nje pjese e mire e imameve te saj, te cilet per pak para dhe per ca interesa te vogla u vune ne sherbim te imperializmit kulturor e fetar turko-arab!! Pervec, “pushtimit” tokesor keto organizata turko-arabe “projektuan” edhe pushtimin e hapesires ajrore shqiptare, duke vendosur altoparlant te fuqishem neper minaret e xhamive!! Nuk pati shtet dhe as institucione qe do te percaktonin vendin ku do te ndertohej nje xhami apo nje kishe, se si do te perdoren altoparlantet apo kembanat…!! Nuk pati shtet qe te kontrollonte dhe te hetonte origjinen e parave qe derdheshin per ndertimin e xhamive dhe per “bemiresi”…!! Nuk pati shtet qe te mbikeqyrte dhe hetonte veprimtarine antishqiptare dhe thellesisht antifetare e anti ZOT te organizatave qe ne emer te Zotit dhe te fese po organizoheshin dhe vepronin kunder interesave te kombit tone, kunder vlerave njerezore, qyteteruese dhe kulturore te kombit tone…!
Para kesaj veprimtarie heshten (gati pa perjashtim…) edhe intelektualet dhe inteligjencia jone pergjithesisht…!! Kishin frike se do t’i etiketonin si “antifetar”…! Gjynah! Prandaj, them qe pergjegjese per kete gjendje dhe per ata bije nenash qe po luftojne e po vriten ne Siri, Irak… jane edhe shtetet tona shqiptare dhe institucionet e tyre, sikur edhe mbare shoqeria shqiptare… Shoqeria jone nuk beri asnje perpjekje te vockel qe t’i shpetonte keta bashkekombes tane, keta te rinj shqiptare…!! Madje miratuan edhe ligje qe t’u ndalohet kthimi ne shtepite e tyre…!! Shoqeria jone i la ata ne duart e atyre qe i shpien drejt luftes dhe vdekjes… Ndersa nenat shqiptare, motrat, eterit, vellezerit dhe femijet e tyre jetojne me ankth per fatin e tyre ose vajtojne vdekjen e tyre…

***
SHQIPTARËT NË SIRI – NJË SKUADRE PREJ 15 VETËSH NGA KOSOVA!


DHJETRA SHQIPTARË LUFTOJNË NË SIRI… 10 TË VRARË DERI TANI!

…………………………………………
(Ilustrimet janë të pashtriku.org, sh.b)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Postime të Lidhura