5 buqeta me lule në vargje nga Albert Habazaj për 5 Majin e Dëshmorëve të Lirisë
YJE, QË NDRIJNË MBI YJE
Këngë liriko-epike
Teksti: Albert Habazaj
Kënduar nga Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
Marrëse: Evgjeni Habili Seferaj
Kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj
Hedhëse: Vito Shiroku Veraj
Mbushin këngën: Liljana Rrapi Kapo, Meme Ribaj Habazaj, Himena Mehmetaj, Flutura Nanaj, Fatmira Hodo Skendaj, Lavdie Goxho Mehmetaj, Hava Çelaj Muçaj.
Dëshmorët, që na bënë dritë,
Janë me ne ditë për ditë.
Janë në themele, në mur
Frymëmarrje në flamur.
Për yjet, që jetën dhanë
Edhe pesë maji qan…
Kur Shqipërinë lëndojmë
Dhe në ëndrra na qortojnë.
Ndaj nga krahët e lavdisë
Prap’ i japin gjak lirisë.
Thurim trimave t’ Çlirimit
Lule me këngë nderimi.
S’ bëhet ujë gjaku i tyre,
janë yje, që ndrijnë mbi yje.
***
LIGJËRON NËNA E DËSHMORIT
– valle liriko-epike e kënduar grash me tri këmbë
nga grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”, dekoruar me Urdhërin “Naim Frashëri” –
Teksti: Albert HABAZAJ
Prin vallen: Shpresa Kapo Çelaj,[Flutura Nanaj]
Marrëse: Lirjana Rrapi Kapaj
Kthyese: Liri Gaçe Shkurtaj
Hedhëse: Vito Shiroku Veraj
Ligjëron nën’ e dëshmorit
Me uratën e Nëntorit.
Malli i nënës për djalë
Ka mbushur detet me valë.
Djalë, më ike si zog
Dhe retë u mbushën me lot…
Bir, në lulen e rinisë,
U bëre yll i Lirisë.
Zambakët e kuq mbinë,
Zbukurojnë Shqipërinë.
Mbinë mbi borën e bardhë,
Ç’të bukur dritë kan’ marrë!
Tek monumenti me lule,
Shqiponjat me këngë ulen.
***
Njëzet e nëntë Nëntori,
Dritë na dha, yje na mori…
“Shqipëri, harta me yje”
Këndon Grupi “10 Shqiponjat e Tërbaçit”
Teksti:
Albert Habazaj
,
Marrëse:
Antoneta Mehmetaj
(Antoneta Goxho Mehmetaj),
Kthyese: Shpresa Kapo Çelaj (
Xhelo Shpresa Celaj Kapo
),
Hedhëse:
Vito Shirokaj Veraj
:
Nderim për besën e trimit,
Për dëshmorët e Çlirimit.
Për dritën e Idealit
Dhe loti çel lule malli.
Porsi yje të bekuar
Shkëlqejn’ e s’ kan’ për t’u shuar.
Qemal Stafa do të vijë
Me Njëzet e tetë mijë.
Liria i ka në rrënjë,
Shpirti i popullit në këngë.
Shqipëri, harta me yje,
Dëshmorët, lavdi mbi krye.
Ndër zemra atdhetarie
Vjeshta ka ngjyrë lirie.
Shqipëri, e bardha Nënë,
Kush s’të do, u shkultë me rrënjë!
***
Heroit Hajredin Nuro Bylyshi
Albert Habazaj
Dritë kujtimi, Hajredin
Hero, o yll i pashuar!
Hajredin Bylysh, o trim,
Që re për t’u përjetësuar.
Me Tre djemt’ e Topanasë,
Hajredin Nuro Tërbaçi,
Lirisë tjetër përmasë
I dhatë e lavdi paçi!
Lule, që s’ju tha freskia,
Themele u ka liria.
Varrezat e Dëshmorëve, Vlorë: 5 maj 2022